Jump to content

5G

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

telekomunikacion, 5G është standardi i teknologjisë së gjeneratës së pestë i rrjeteve celulare me bandë të gjerë, kompanitë telefonisë celulare filluan ta zbatonin në të gjithë botën në 2019-ën dhe është pasardhësi i planifikuar i rrjeteve 4G i cili ofron lidhje me shumicën e telefonave celularë aktualë.[1] Ashtu si paraardhësit e tij, rrjetet 5G janë rrjete celulare, në të cilat zona e shërbimit ndahet në zona të vogla gjeografike të quajtura qeliza. Të gjitha pajisjet pa tel 5G në qelizë janë të lidhura me internetin dhe rrjetin telefonik me anë të valëve radio përmes një antene lokale në qelizë. Avantazhi kryesor i rrjeteve të reja është se do të kenë një gjerësi më të madhe, duke dhënë shpejtësi më të larta shkarkimi, deri në 10 gigabit për sekondë (Gbit/s).[2] Për shkak të gjerësisë së shtuar të bandës, pritet që rrjetet e reja të mos shërbejnë vetëm celularëve si rrjetet ekzistuese celulare, por gjithashtu të përdoren si ofrues të përgjithshëm të shërbimit të internetit për laptop dhe kompjuter personal, duke konkuruar me ISP-të ekzistuese siç janë interneti kabllor, dhe gjithashtu do të bëjë të mundur aplikime të reja në internetin e gjërave (IoT) dhe zonave makinë për makinë. Telefonat celularë aktual 4G nuk do të jenë në gjendje të përdorin rrjetet e reja, të cilat do të kërkojnë pajisje të reja pa tel, 5G.

  1. ^ de Looper, Christian (27 mars 2020). "What is 5G? The next-generation network explained" (në anglisht). Digital Trends. Marrë më 25 prill 2020.
  2. ^ Hoffman, Chris (7 janar 2019). "What is 5G, and how fast will it be?". How-To Geek website (në anglisht). How-To Geek LLC. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2019. Marrë më 23 janar 2019.