Jump to content

Badami

Coordinates: 15°55′12″N 75°40′49″E / 15.92000°N 75.68028°E / 15.92000; 75.68028
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Badami
ವಾತಾಪಿ
Vatapi
Qytezë
Pamje e Badamit me tempujt shkëmborë/shpellorë sipër
Pamje e Badamit me tempujt shkëmborë/shpellorë sipër
Vendndodhja e Badamit në shtetin e Karnatakas
Vendndodhja e Badamit në shtetin e Karnatakas
Koordinatat: 15°55′12″N 75°40′49″E / 15.92000°N 75.68028°E / 15.92000; 75.68028
Vendi India
Shteti i federatës Karnataka
DivizioniBelagavi
DistriktiBagalkot
Sipërfaqja
 • Gjithsej10,9 km2 (42 sq mi)
Lartësia mbidetare
586 m (1,923 ft)
Popullsia
 (2011)[1]
 • Gjithsej30 943
Gjuha
 • ZyrtareGjuha kanada[2]
Zona kohoreUTC+5:30 (Koha Standarde Indiane)
Kodi postar
587 201
Prefiksi08357
Faqja zyrtarewww.badamitown.mrc.gov.in

Badami, më parë i njohur si Vātāpi (nga sanskritishtja: nga āpi, ‘mik, aleat’; dhe vāta 'era' pra 'miku i erës'; në gjuhën kanada: ವಾತಾಪಿ), i quajtur gjithasthu Vatapipuri dhe Vatapinagari në dokumentet historike[3] Ai është një qytezë dhe qendër e një taluku me të njëjtin emër, në distriktin Bagalkot të shtetit të KarnatakasIndi. Ka qenë kryeqyteti mbretëror i Badami Chalukyas nga viti 540 deri në vitin 757. Është i famshëm për monumentet e tij shkëmbore si Tempujt shpellorë në Badami, ashtu dhe tempujt strukturorë si Grupi i tempujve Bhutanatha, Badami Shivalaja and Tempulli Xhambulingesvara. Është i vendosur në dalje të një gryke midis dy rrëpirave të thikta malore rrëzë dy kodrave shkëmbore prej guri të kuq ranor, që rrethon liqenin Agastja.

Badami është zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën e Qeverisë Indiane HRIDAY - Heritage City Development and Augmentation Yojana.


Periudha parahistorike dhe epike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Perandoria Badami Chalukya në vitin 550 të e.s., me Badamin kryeqytet

Rajoni i Badamit ka qenë banuar në kohët parahistorike, siç dëshmohet nga dolmenët megalitikë.

Në traditën vendore, qyteza e Badamit është e lidhur legjendën epike të Agastjas. Te Mahabharata, demoni asura 'Vatapi' bëhej dhi, gatuhej dhe ofrohej për tu ngrënë nga vëllai i tij Ilvala. Por pastaj ribashkohej dhe ringjallej në bark duke e çarë dhe dalë andej duke vrarë atë që e hante. Kur i urti Agastja mbërriti, Ilvala i ofroi atij dhinë. Por Agastja, që ishte i shquar për fuqinë e tij të madhe ngrënëse dhe tretëse, e treti ushqimin duke e vrarë Vatapin pasi nuk i dha kohë atij që të ribashkohej dhe ringjallej.[4] Kështu Agastja i vrau demonët asura Vatapi dhe Ilvala.[5] Kjo legjendë besohet se ka ndodhur pranë Badamit, në këtë mënyrë Badami mori emrin Vatapi dhe liqeni atë Agastja.

Periudha historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Perandoria Chalukya në vitin 590 të e.s.

Pulakeshini I, një drejtues i hershëm i mbretërisë Chalukya, konsiderohet gjerësisht si themelues i dinastisë Badami Chalukya në vitin 540. Një mbishkrim i këtij mbreti i skalitur mbi një shkëmb në Badami regjistron fortifikimin e kodrës mbi 'Vatapi' në vitin 544. Zgjedhja e këtij vendi nga Pulakeshini si kryeqytetin e tij me gjasa ndodhi për shkak të konsideratave strategjike, pasi Badami është i mbrojtur nga tre anë nga shkëmbinj të thepisur. Biri i tij Kirtivarmani I dhe vëllai i tij Mangalesha ndërtuan tempujt shpellorë të vendosur aty. Liqeni Agastja (më parë i quajtur liqeni Vatapi) është një liqen artificial, një projekt i infrastrukturës ujore i ndërtuar në shekullin e VII, si një burim strategjik uji për kryeqytetin dhe përreth të cilit u ndërtuan shumë tempuj hindu.[6][7]

Kirtivarmani I e forcoi Vatapin, por tre djemtë e tij, Pulakeshini II, Vishnuvardhanani dhe Buddhavarasani, qenë të mitur kur ai vdiq. Vëllai i Kirtivarmanit I, Mangalesha e drejtoi mbretërinë, siç përmendet në mbishkrimin e Shtyllës Mahakuta. Në vitin 610, i shquari Pulakeshini II mori pushtetin dhe drejtoi deri në vitin 642. Vatapi ishte kryeqyteti i mbretërisë së hershme Chalukya, që sundonte pjesë të mëdha të Karnatakas, Maharashtras, si dhe pjesë të Tamil Nadusë dhe Andra Pradeshit midis shekujve të VI dhe të VIII.

Perandoria Chalukya në vitin 625 të e.s.

Nën sundimin e Badami Chalukya-ve, Badami u shfaq si një nga qendrat rajonale të artit në luginën Malprabha –djepi i shkollave të arkitekturës tempullore hindu dhe xhainiste. Edhe stili dravida edhe stili Nagara të tempujve gjenden në Badami, bashkë me ata në Aihole, Pattadakal dhe Mahakuta.[8] Shumë tempuj në Badami, si Grupi Lindor Bhutanatha dhe ‘‘Tempulli Xhambulingesvara’’, u ndërtuan midis shekujve të VI dhe të VIII. Ata janë të rëndësishëm për të kuptuar zhvillimin e arteve dhe arkitekturës tempullore, ashtu si dhe traditës Karnata të arteve rreth mesit të mijëvjeçarit të I të e.s..[8]

Këto site përmbajnë gjithashtu shumë tempuj dhe vepra arti gjithmonë e më të rafinuara nga Arkitektura Rashtrakuta dhe Chalukya e vonë, si Grupi Verior Bhutanatha i tempujve dhe Tempulli Jellama, të përfunduar në fillim të shekullit të XIII. Më vonë, George Michell pohon se ky rajon bashkë me tempujt u shkatërrua nga ushtritë pushtuese turko-perse të Sulltanatit të Delhit.

Badami dhe sitet e tjera në rajonin Malprabha u kthyen në shesh luftimesh nga monarkët hindu të Perandorisë Vijayanagara dhe Sulltanateve turko-perse të Dekanit. Perandorët Vijayanagara urdhëruan zgjerim muresh të fortesave në Badami dhe gjetkë. Shumë rrënoja, fortesa dhe disa tempuj të ruajtur mirë në majë të kodrave mbijetojnë dhe dëshmojnë për trashëgiminë e pasur të Badamit dhe siteve të afërta nga këta shekuj.[9] Sundimi turko-pers i sulltanatit që pasoi Perandorinë Vijayanagara e islamizoi sitin. Kjo dëshmohet nga dy monumente të atyshëm. Njëri është Markaxh Xhuma pranë hyrjes së tempujve shpellorë dhe tempujve strukturorë. Aty ndodhet varri i Abdul Malik Azizit i shekullit të XVIII. Monumenti tjetër islamik është gjithashtu i periudhës moderne – dargah e Sajid Hazrat Badshahit afër Shivalajas së epërme.[10]

Reliev me mbetje pikture në tempujt e Badamit

Badami ka tetëmbëdhjetë mbishkrime, me informacion të rëndësishëm historik. Mbishkrimi i parë sanskrit në shkrimin e vjetër kanada, mbi një kodër daton në vitin 543 të e.s., nga periudha e Pulakeshinit I (Vallabhesvara), i dyti është mbishkrimi shpellor i Mangaleshas nga viti 578 në gjuhën dhe shkrimin kanada dhe i treti është shkrimi Kappe Arabhatta, poezia më e hershme kanada në tripadi (tre vargësh).[11][12][13] një mbishkrim afër tempullit Bhuthanatha gjithashtu ka mbishkrime që datojnë nga shekulli i XII në tempullin shkëmbor xhainist kushtuar Tirtankara Adinathas.

Mbishkrim në gjuhën e vjetër kanada i mbretit Mangalesha, rr. vitit 578 në tempullin shpellor nr. 3 në Badami

Tempujt shpellorë në Badami me gjasa ishin tërësisht të pikturuar brenda nga fundi i shekullit të VI. Shumica e këtyre pikturave tani kanë humbur, përveç disa fragmenteve murale, fashave dhe seksioneve tw zbehura që gjenden në shpellën 3 (vaishnavite, hindu) dhe shpellën 4 (xhainiste). Muralet origjinale dëshmohen më qartësisht në shpellën 3, ku brenda tempullit të Vishnut, ka piktura të artit shekullar ashtu si dhe murale që shfaqin legjenda të Shivës dhe Parvatit në tavan dhe pjesë më pak të ekspozuara ndaj elementeve natyrore. Këto janë ndër pikturat më të hershme të njohura të legjendave hinduIndi që mund të datohen.[14][15]

Badami është një qytezë në distriktin Bagalkot të shtetit indian të Karnatakas. Ai është gjithashtu qendra e talukut Badami në distrikt.

Taluku Badami ka tridhjetë e katër fshatra pançhajat:[16]

  • Adagal
  • Anaval
  • Belur
  • Cholachagudda
  • Fakirbhudihal
  • Haldur
  • Halkurki
  • Hansanur
  • Hebbali
  • Hosur
  • Huligeri
  • Hullikeri
  • Xhalihal
  • Xhamankati
  • Kaknur
  • Katageri
  • Kataraki
  • Kelavadi
  • Khanapur S.K.
  • Kitali
  • Kotikal
  • Lajadgundi
  • Mamtageri
  • Mangalore
  • Mustigeri
  • Mutalgeri
  • Nagaral S.P.
  • Nandikeshvar
  • Nilgund
  • Niralkeri
  • Nirbhudihal
  • Parvati
  • Patadkal
  • Sulikeri
Harta e tulukut Badami

Badami është i vendosur në koordinatat 15°55′N 75°41′E / 15.92°N 75.68°E / 15.92; 75.68[17] në rajonin Malprabha. Ai ka një ngritje mesatare prej 586 metrash (1922 këmbë). I vendosur në grykën e një rrëpire midis dy kodrave shkëmbore dhe rrethon ujëmbledhësin Agastja tirtha në tre anët e tjera. Sipërfaqja tërësore e qytezës është 10.3 kilometera2.

Gjendet 30 kilometera nga Bagalkoti, 128 kilometera nga Bixhapuri, 132 kilometera nga Hubli, 46 kilometera nga Aihole, një tjetër qytez* e lashtë, dhe 589 kilometera nga Bangalorja, kryeqyteti i Karnatakas.

  • Vera – nga marsi deri në qershor.
  • Pranëvera – nga janari deri në mars.
  • Mosunet (e lagësht) – nga korriku deri në tetor që karakterizohet nga shirat
  • Dimri – nga nëntori deri në shkurt.

Temperaturat variojnw nga minimumi 22 gradë deri nw maksimumi 40 gradë nw verë dhe nga 14 deri në 29 gradë në dimër. Reshjet mesatare janë rreth 68 cm (680 mm). Periudha më e mirë për të vizituar Badamin konsiderohet ajo midis stinës me lagështi të ulët nga nëntori deri në mars.

Klima e Badamit e ka shndërruar atë në një strehë të sigurtë për majmunët e Indisë së jugut. Turistët grumbullohen shpesh në Badami për mundësinë për të parë majmunë të ndërveprojnë në mjedisin natyror.

Sipas censusit të vitit 2011, Badami kishte një popullsi të pëgjithshme prej 30 943 banorësh, prej të cilëve 15 539 ishin meshkuj ndërsa 15 404 ishin femra. Popullsia brenda grupmoshës nga 0 deri në 6 vjeç ishte 3 877. Numri i përgjithshëm i alfabetizmit në Badami ishte 22 093, që përbënë 71.4% të popullsisë, me alfabetizmin mashkullor 78.1% dhe atë femëror 64.7%. Përbërja efektive e alfabetizmit të popullsisë mbi 7 vjeç të Badamit është 81.6%, nga të cilët alfabetizmi mashkullor është 89.7%, ndërsa ai femëror është 73.6%. Popullsia e ‘’Tribuve dhe Kastave të regjistruara është 4 562 dhe 1 833 përkatësisht. Badami në 2011 kishte 6 214 familje. [1]

Sipas censusit të vitit 2001,[18] Badami kishte një popullsi prej 25 851 banorësh. Meshkujt përbënin 51%, ndërsa femrat 49% të popullsisë. Badami kishte një alfabetizëm mesatar prej 64.8%, i krahasueshëm me mesataren kombëtare prej 65%; me 59% të meshkujve dhe 41% të femrave të alfabetizuara. 14% e popullsisë ishte nën moshën 6 vjeçe.

Gjuha kryesore e folur është gjuha kanada.

Pamje panoramike e liqenit Agastja Tirtha

Stacioni më i afërt hekurudhor është Stacioni Hekurudhor i Badamit, që gjendet 5 km nga qyteza. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Hubli, që është 105 km larg Badamit. Qyteza gjendet në itinerarin hekurudhor Hubli-Solapur dhe është i lidhur me Hublin dhe Bixhapurin me rrugë.

Badami mund të arrihet nga Bangalorja udhëtim 12 orësh me autobus, me tren të drejtpërdrejtë (Solapur Gol Gumbaz Exp - 16535), ose me një kombinim të një udhëtimi natën me tren nga Bangalorja deri në Hospet të ndjekur nga një udhëtim me autobus nga Hospeti deri në Badami. Një tjetër rrugë e mundshme është të shkosh me tren nga Bangalorja deri në Hubli (8–9 orë) të pasuar nga një udhëtim me autobus për në Badami (3 orë). Badami është rreth 110 km nga Hubli.

Transporti vendor kryhet me auto-rikshou dhe autobusa qytetas.

Shpella 1 në rrëpirën shkëmbore të Badamit

Rrëpirat shkëmbore prej guri të kuq ranor të Badamit janë popullore mes ngjitësve vendorë dhe ndërkombëtar. Ky është një vend i njohur për sportin e lirë të kacavjerrjes nëpër shkëmbinj. Rrëpira ka një sistem horizontal të çarash, tw ngjashme me ‘’Gunks’’. Ndodhen mbi 150 itinerare me kapëse itinerare të shumëfishta pë ngjitjen e lirë. Gerhard Schaar,[19] një ngjitës gjerman dhe Pranesh Manchaiah, një ngjitës vendor nga Bangalorja, qenë organizuesit e vendosjes shtigjeve sportive duke drejtuar një projekt të quajtur 'Bolts for Bangalore'.[20]

The National Rock Climbing Centre, menaxheri i të cilës është Rajendra Hasabavi Rrugën Banshankari nëpërmjet General Thimayya National Academy of Adventure, Departamenti i Fuqizimit të Rinisë dhe Sporteve, Qeveria e Karnatakas po organizon kampe të ndryshme të ngjitjes së shkëmbinjve dhe aventure për të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.

Tempujt shpellorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vendosja e shpellave në shkëmb

Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton nga shekulli i VI. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që përckatoi komponentët e tempujve të mëvonshëm hindu kudo në Indi.

Shpellat nga 1 deri në 4 janë në skarpatën e kodrës në formacionin e shkëmbit ranor të Badamit, në jug-lindje të qytetit. Në shpellën 1, midis skulpturave të ndryshmetë hyjnive hindu dhe temat e tyre, një skalitje e shquar është Shiva duke kërcyer Tandava si Nataraja. Shpella 2 është kryesisht e ngjashme me shpellën 1 për sa i përket planimetrisë dhe përmasave, me subjektet hindu nga të cilat relievi i Vishnut si Trivikrama është më i madhi. Shpella më e madhe është shpella 3, që është e lidhur me mitologjinë e Vishnut dhe që është gjithashtu shpella me skalitjet më të sofistikuara në kompleks. Shpella 4 i është kushtuar nderimit të figurave të xhainizmit. Shpella 5 mund të jetë një shpellë budiste. Një tjetër shpellë u zbulua në vitin 2015, rreth 500 m nga katër shpellat kryesore, me 27 relieve hindu.

Katër tempuj shpellorë në skarpatën e kodrës në jug-lindje të qytetit janë gërmuar dhe studiuar. Skarpata është sipër liqenit Agastja që është krijuar nga një digë dheu me shkallë guri. Në skajin perëndimor të kësaj rrëpire, në pikën më të ulët të saj, është tempulli i parë shpellorë.[21][22] Shpella më e madhe është shpella 3, që është më tej në lindje të faqes veriore të kodrës.[23] Shpella e katërt, shpella 4, gjendet në një distancë të shkurtër.[3][24][25]

Tempujt shpellorë, të numëruar nga 1 deri në 4 në rendin e krijimit të tyre, në qytetin e Badamit,[22]) janë datuar nga shekulli i VI e tëhu. Datimi i saktë njihet vetëm për shpellën 3, që është një tempull kushtuar Vishnut. Një mbishkrim i gjetur aty regjistron krijimin e faltores nga Mangalesha në datën Saka 500 (kalendari hënor, viti 578/579 i e.s.).[26] Mbishkrimi, i shkruar në gjuhën kanada,[3][27] ka lejuar datimin e këtyre tempujve shpellorë në shekullin e VI.[3][28][29]

Pamje nga Shpella 2

Kompleksi i shpellave në Badami është përcaktuar si kandidaturë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën titullin "Evolucioni i arkitekturës tempullore Aihole-Badami-Pattadakal" në luginën Malaprabha, e konsideruar si djepi i arkitekturës tempullore që krijoi modelin e tempujve hindu në rajon.[24][30] Punimet artistike në shpellat 1 dhe 2 paraqesin stilin verior të Dekanit të shekujve të VI dhe të VII, ndërsa ato në shpellën 3 përfaqësojnë njëkohësisht dy tradita artistike të lashta të Indisë; stilin verior të arkitekturës Nagara dhe atë jugor të arkitekturës dravida.[31] Shpella 3 tregon edhe ikona dhe relieve në stilin Vesara, një shkrirje krijuese e ideve nga të dy stilet, ashtu si dhe disa nga shembujt historik më të hershëm të mbijetuar në Karnataka të motiveve jantra-çhakra (simbolizëm gjeometrik) dhe piktura me ngjyra.[32][33][34] Tre shpellat e para kanë skulptura të ikonave dhe legjendave hindu që kanë të bëjnë me Shivan dhe Vishnun,[35] ndërsa shpella 4 ka ikona dhe motive xhainiste.[36]

Tempujt shpellorë në Badami janë skalitur të gjithë nga shkëmbi ranor në rrëpirën mbi Badami.[28] Projekti i secilës nga shpellat nga 1 deri në 4 përfshin një hyrje me një verandë (mukha mandapa) e mbajtur nga kolona guri dhe kllapa, një veçanti e këtyre shpellave, që çojnë në një mandapa me kolona ose holli kryesor (i quajtur edhe maha mandapa) dhe pastaj në një faltore të vogël katrore (Latin: sanctum sanctorum, garbhagriha) e futur thellë brenda shpellës.[37] Tempujt shpellorë janë të lidhur nga një rrugicë me shkallë me tarraca të ndërmjetme. Tempujt shpellorë janë etiketuar nga 1 deri në 4 sipas serisë së tyre ngjitëse; ky numërim nuk pasqyron sekuencën e gërmimit.[38]

Arkitektura përfshinë struktura të ndërtuara në stilin Nagara dhe Dravida të arkitekturës, që është gjuha e parë dhe më persistente e arkitekturës e adoptuar nga dinastia e heshme Chalukya.[38] Gjendet gjithashtu edhe një tempull shpellor i pestë në Badami, me gjasa një tempull budist, në një shpellë natyrore që mund të hyhet vetëm duke tejkaluar katër të tjerat.

Në vitin 2013, Manjunath Sullolli, asistent drejtor i distriktit Bagalkot duke punuar për qeverinë e shtetit të Karnatakas, raportoi zbulimin e një tjetër shpelle me 27 skalitje shkëmbore, rreth 500 m nga shpellat krysore. Në shpellën e sapozbuluar rrjedh ujë. Ajo paraqet Vishnun dhe hyjni të tjera hindu si dhe ka disa mbishkrime në shkrimin devanagari. Datimi i këtyre skalitjeve është i panjohur.[39][40]

Tempujt Bhadanatha pranë liqenit Agastja në Badami

Grupi i tempujve Bhadanatha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi i tempujve Bhutanatha në Badami (në gjuhën kanada ಭೂತನಾಥ ದೇವಾಲಯಗಳ ಗುಂಪು, ಬಾದಾಮಿ) janë tempuj hindu të shekujve të VII deri në të XII në lindje të liqenit Agastja në Badami, 15°55′15″N 75°41′16″E / 15.92083°N 75.68778°E / 15.92083; 75.68778. Ai përbëhet nga dy nëngrupe – një i quajtur Grupi Lindor Bhutanatha ose Grupi kryesor Bhutanatha nga shekujt e VII-VIII kryesisht në stilin arkitekturor dravida; tjetri i quajtur Grupi Verior Bhutanatha ose Grupi Mallikarxhuna nga shekulli i XI deri në të XII kryesisht në Arkitekturën Nagara.[41][42] I Pari ilustron arkitekturën Badami Chalukya, ndërsa i dyti bashkë me tempullin e afërt Jellama Arkitekturën Chalukya perëndimore.[43]

Grupi kryesor Bhutanatha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kompleksi tempullor Bhutanatha, plani në themeleve (liqeni është në anën e majtë)

Grupi kryesor Bhutanatha (700–725 i e.s.) është kompleksi më i vjetër i tempujve hindu në lindje të liqenit Agastya Tirtha. Tempulli më i vjetër në këtë grup është tempulli i madh kryesor. Ai ka një gudha-mandapa me katër kolona masive qendrore (pjesërisht tetëkëndore, kubike dhe të rrumbullakta në njërin krahë). Kjo mandapa lidh një shenjtërore të vogël me plan katror me një Shiva linga. Mbi shenjtëroren është superstruktura tre-katëshe (tritala) në stilin dravida. Pjesa e poshtme përbëhet nga një padabandha dhe kumbha. Muret e vimanas kanë karna me shtylla të stilit Brahmakanta. Nasisi i mureve shfaq koka kinarash (sipas [[mitologjia hindu|mitologjisë hindu, muzikantë qiellorë të lidhur dashurinë, gjysmë njeri dhe gjysma tjetër ose kalë ose shpend) dhe gandharvash (sipas mitologjisë hindu hyjni minore, zakonisht të paraqitur si këngëtarë ose muzikantë). Kati i dytë i superstrukturës përsërit katin e poshtëm më të madh, dhe kati i tretë është sa gjysma e të dytit në përmasa, duke përsëritur gjithashtu të njëjtit elementë në një formë ritmike. Një katror vedi i kryesuar me njw shikhara të shkurtër pëfundon superstrukturën.[44]

Imazhi i nikeve në murin e faltores dhe të hollit tashmë janë të zbrazëta megjithëse disa elemente dekorative si makharat (qenie mitike) me bishta të gjatë mbeten akoma.[45] Mandapa ka xhali (dritare rrjetë me vrima për të futur dritën në mandapën e brendshme).[41] Në të dy krahët e pragut të derës së faltores është një imazh i hyjneshës Ganga mbi mjetin e saj, makara, në të djathtë, ndërsa në të majtë, ai i hyjneshës Jamuna duke kalëruar një breshkë. Nuk ka bllok dedikues mbi lintel.[41] Vepra të tjera arti të gjetura në afërsi përfshijnë Ganeshën dhe Mahishasuramardinin. Një veçori e dallueshme këtu është mbishkrimi në murin e jashtëm të tempullit, që shpall një dhuratë nga një familje Paingara për Shridharbutesvarën (me gjasa një epitet i hyjnisë). Ky mbishkrim mund të datohet rreth fundit të shekullit të IX. Kjo sugjeron se tempulli kryesor ishte në përdorim aktiv në këtë kohë.[44]

Shtyllat e verandës kanë një prerje transversale katrore që i shndërrohet në një prerje transversale tetëkëndore. Jashtë, ndodhet një ghat i shkallëzuar për të kushtuarit dhe pelegrinët. [44] Faltoret e vogla janë shtuar më vonë, me gjasa përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të VIII, por janë të rrënuara. Në lindje të kompleksit, mbi një masë shkëmbore, janë katër relieve të shaivite me hollësi të pazakonta arkitekturore – Këto janë mbresa të katër stile arkitekturore të shenjtërores së Shivës me superstrukturën pançakuta të vendosur mbi njw plan katror. Këto mund të datohen nga fundi i shekullit të VII ose fillimi i shekullit të VIII, duke ndihmuar nërcaktimin se ky kompleks tempullor ishte një kompleks shaivit që nga fillimi. [44]

Në veri të tempullit kryesor ndodhet një faltore e vogël që, sipas mendimit të Henry Cousens-it në 1923, fillimisht i ishte kushtuar Vishnut. Në një pikë, tempulli u përshtat nga ndjekësit e Lingajatizmit që ndërtuan një holl të jashtëm dhe vendosën një dem Nandi (mjeti i Shivës) dhe një Shiva linga brenda shenjtërores.[45]

Tempujt e Grupit Mallikarxhuna, të quajtur edhe Grupi Verior Bhutanatha

Grupi Mallikarxhuna

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi Mallikarxhuna është pranë Grupit kryesor Bhutanatha, por i vendosur në anën veriore tw liqenit. Ai përbëhet nga mjaft tempuj. Këta hapen nga jugu dhe dallohen nga superstruktura e tyre piramidale famsana e stilit Nagara midis shekullit të XI dhe të XII. Tempulli më i madh, me gjasa një tempull i Vishnut, pa një periudhë kur këta tempuj të rrënuar kishin dalë nga përdorimi, dhe ishin ri-kushtuar me një Shiva linga ndërsa ruante mbetjet e artit të tij historik. Këta tempuj paraqesin motive ndërtimore Kaljani Chalukya. Tempulli më i madh ka një mandapa të hapur drejtkëndore me tetë kolona, që çon në një mandapa të brendshme, antarala dhe garbhagriha – e gjitha mbi një plan katror. Të gjithë tempujt në këtë grup kanë mure më thjeshtë, strehë me kënde mbi një holl mandapa të hapur. Punimi artistik që gjendet në këtë grup i përfshin të dy, si Vishnun edhe Shivën.[46]

Badami është kryesisht i paraqitur nga seria e romaneve fikshën historik në gjuhën tamil Sivagamiyin Sapatham, i shkruar nga Kalki Krishnamurthy. Një pjesë e filmit tamil Taj Mahal u filmua në Badami, me një pjesë të këngës Adi Manja Kilange të filmuar në liqenin Agastja Tirtha.

  1. ^ a b "Census of India: Badami". censusindia.gov.in (në anglisht). Marrë më 14 dhjetor 2019.
  2. ^ "52nd REPORT OF THE COMMISSIONER FOR LINGUISTIC MINORITIES IN INDIA" (PDF). nclm.nic.in (në anglisht). Ministry of Minority Affairs. fq. 18. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 maj 2017. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  3. ^ a b c d James Fergusson (1880). The Caves Temples of India (në anglisht). W. H. Allen & Co. fq. 405. Marrë më 2 prill 2016.
  4. ^ J. A.B. van Buitenen (1981). The Mahabharata, Volume 2 (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 187–8. ISBN 978-0-226-84664-4.
  5. ^ J. A.B. van Buitenen (1981). The Mahabharata, Volume 2 (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 409–11. ISBN 978-0-226-84664-4.
  6. ^ M. A. Dhaky; Michael W. Meister (1983). Encyclopaedia of Indian Temple Architecture: Volume 1 Part 2, South India Text & Plates (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 3–8, 57. ISBN 978-0-8122-7992-4.
  7. ^ Julia Hegewald (2001). Water Architecture in South Asia: A Study of Types, Developments and Meanings (në anglisht). Brill Academic. fq. 85–91. ISBN 978-90-04-12352-6.
  8. ^ a b Michell, George (2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas (në anglisht). Niyogi Books. fq. 12–7. ISBN 978-93-83098-33-0..
  9. ^ Michell, George (2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas (në anglisht). Niyogi Books. fq. 15–7, 32–9. ISBN 978-93-83098-33-0..
  10. ^ Michell, George (2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas (në anglisht). Niyogi Books. fq. 64–5. ISBN 978-93-83098-33-0..
  11. ^ Suryanath U. Kamath (2002) [2001]. A Concise History of Karnataka from pre-historic times to the present (në anglisht). Jupiter books, MCC. fq. 9–10, 57, 59. OCLC 7796041.
  12. ^ K.V. Ramesh (1984). Chalukyas of Vatapi (në anglisht). Agam Kala Prakashan. fq. 34, 46, 50.
  13. ^ Azmathulla Shariff (26 korrik 2005). "Badami Chalukyans' magical transformation". Deccan Herald, Spectrum (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2006. Marrë më 10 nëntor 2006.
  14. ^ Stella Kramrisch (1932). "Paintings at Badami". Journal of Indian Society for Oriental Art (në anglisht). IV (1): 57–61.
  15. ^ K.V. Soundara Rajan (1981). Cave Temples of the Deccan: Number 3 (në anglisht). Archaeological Survey of India. fq. 64-5 me plate XV.
  16. ^ "Reports of National Panchayat Directory: Village Panchayat Names of Badami, Bagalkot, Karnataka" (në anglisht). Registrar General & Census Commissioner, India. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2011. Marrë më 10 prill 2013.
  17. ^ "Falling Rain Genomics, Inc - Badami" (në anglisht). Fallingrain.com. Marrë më 12 shkurt 2013.
  18. ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)" (në anglisht). Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
  19. ^ "Gerhard Schaar Official" (në anglisht). gerhardschaar.com. Marrë më 15 tetor 2015.
  20. ^ "Bolts for Bangalore" (në anglisht). Climbing.com. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2012. Marrë më 15 janar 2012.
  21. ^ James Fergusson (1880). W. H. Allen (red.). The Caves Temples of India (në anglisht). fq. 405–6. Marrë më 2 prill 2016.
  22. ^ a b "Badami around the Tank: Western Chalukya Monuments" (në anglisht). Art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015.
  23. ^ Jessica Frazier (2015). The Bloomsbury Companion to Hindu Studies (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 279–80. ISBN 978-1-4725-1151-5.
  24. ^ a b Madan Gopal (1990). K.S. Gautam (red.). India Through The Ages (në anglisht). Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting of India. fq. 174.
  25. ^ George Michell (15 tetor 2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Niyogi Books. fq. 36–50. ISBN 978-93-83098-33-0.
  26. ^ James Fergusson (1880). The Caves Temples of India (në anglisht). W. H. Allen & Co. fq. 409. Marrë më 2 prill 2016.
  27. ^ George Michell (15 tetor 2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Niyogi Books. fq. 50. ISBN 978-93-83098-33-0.
  28. ^ a b George Michell (15 tetor 2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Niyogi Books. fq. 38–50. ISBN 978-93-83098-33-0.
  29. ^ James Burgess (1880). The Cave Temples of India (në anglisht). W.H. Allen & Co. fq. 406. Marrë më 2 prill 2016.
  30. ^ "Evolution of Temple Architecture – Aihole-Badami-Pattadakal" (në anglisht). UNESCO. 2004. Marrë më 21 tetor 2015.
  31. ^ Jill Tilden (1997). First Under Heaven: The Art of Asia (në anglisht). Hali Publishers. fq. 31-2. ISBN 978-1-898113-35-5.
  32. ^ Kapila Vatsyayan; Bettina Bäumer (1992). Kalātattvakośa: A Lexicon of Fundamental Concepts of the Indian Arts (në anglisht). Motilal Banarsidass. fq. 79–84. ISBN 978-81-208-1044-0.
  33. ^ Stella Kramrisch (1936). "Paintings at Badami". Journal of the Indian Society of Oriental Art (në anglisht). 4 (1).
  34. ^ James C. Harle (1994). The Art and Architecture of the Indian Subcontinent (në anglisht). Yale University Press. fq. 166, 361. ISBN 978-0-300-06217-5.
  35. ^ Alice Boner (1990). Principles of Composition in Hindu Sculpture: Cave Temple Period (në anglisht). Motilal Banarsidass. fq. 89–95, 115–24, 174–84. ISBN 978-81-208-0705-1.
  36. ^ "Cave 4, Badami: Jain Tirthankaras" (në anglisht). art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015.
  37. ^ Bindia Thapar (26 qershor 2012). Introduction to Indian Architecture (në anglisht). Tuttle Publishing. fq. 45. ISBN 978-1-4629-0642-0.
  38. ^ a b George Michell (15 tetor 2014). Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Niyogi Books. fq. 37. ISBN 978-93-83098-33-0.
  39. ^ "Badami's supremacy set in stone" (në anglisht). DNA India. 22 gusht 2013.
  40. ^ "Natural cave shrine discovered". Indian Express (në anglisht). qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2016. Marrë më 23 qershor 2016.
  41. ^ a b c Henry Cousens (1996) [1926]. The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts (në anglisht). Nju Delhi: Archaeological Survey of India. fq. 55. OCLC 37526233.
  42. ^ Hardy, Adam (1995). Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries (në anglisht). Abhinav Publications. fq. 321. ISBN 81-7017-312-4.
  43. ^ Hardy, Adam (1995). Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries (në anglisht). Abhinav Publications. fq. 322. ISBN 81-7017-312-4.
  44. ^ a b c d M.A. Dhaky; Michael W. Meister (1983). Encyclopaedia of Indian Temple Architecture: Volume 1 Part 2, South India Text & Plates (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 57–9. ISBN 978-0-8122-7992-4.
  45. ^ a b Henry Cousens (1996) [1926]. The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts (në anglisht). Nju Delhi: Archaeological Survey of India. fq. 56. OCLC 37526233.
  46. ^ Michell, George (2011). Badami, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Jaico Books. fq. 60. ISBN 978-81-8495-600-9..

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]