Jump to content

Arif Demolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arif Demolli
Demolli, me 11 maj 2007Prizren
U lind më2 maj 1949
KosovaGllogovica, Prishtinë Kosovë
Vdiq më6 mars 2017
Prishtinë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareromane, tregime, poezi

Arif Demolli lindi më (* 2 maj 1949 në fshatin Murrizaj, Gllogovicë) ndërsa ndërroi jetë më 6 mars 2017, ka qenë gazetar dhe shkrimtar shqiptar.

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949GllogovicëPrishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”,“Pionieri” dhe së fundi në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptarë. Librat Ballkonet e një qyteze dhe Pëllumbat e kujtimeve i janë ribotuar edhe në Tiranë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1981 u burgos nga regjimi komunist jugosllav dhe u dënua me dy vjet burg. Kurse pas daljes nga burgu, deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij. Për romanin Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie mori Çmimin Pjetër BogdaniShoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin Pse gjirafa ka qafë të gjatë mori çmimin letrar Vehbi Kikaj. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave shkollorë të leximit. Ka shkruar kryesisht prozë, për fëmijë e për të rritur. Është marrë edhe me përkthime letrare.[1] Arif Demolli ndërroi jetë në Prishtinë, më 6 mars 2017.

  • Pëllumbat e kujtimeve 1978
  • Ballkonet e një qyteze 1979
  • Lushi si askushi 1980
  • Fjalim para tokave të vjetra
  • Njeriu i blertë
  • Ante portas
  • Shkullësit e përjetshëm
  • Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
  • Lushi në kopshtin e magjepsur
  • Druri ku duan të jetojnë të gjithë
  • Vdekja e Akanit 1990
  • Pse gjirafa ka qafë të gjatë
  • Farët magjike
  • Lulevera dhe Ylberi
  • Si mbetën gjallë shqiptarët
  • Pëllumbat e kujtimeve
  • Kur je më i vogli
  • Nën kafaz-tërë gaz[2] 2010
  • Plaku Zemërbardhë

Në gjuhë të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Leximi 1-Leximi i klasës së parë
  • Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
  • Leximi 3-Leximi i klasës së tretë
  • Klasa e 2-Klasa e dytë
  • Klasa e 3-Klasa e tretë

klasa e 4 klasa e katert

  1. ^ pellumbat
  2. ^ http://www.koha.net/?page=1,5,60814
  3. ^ http://waldgut.ch/e8/e656/e3566/
  4. ^ http://www.mkrs-ks.org/?page=1,6,1200#.VsDMpdLR_IU

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]