Rosa Luxemburg (edhe Rozalia Luxenburg ; polonisht : Róża Luksemburg , lindur më 5 mars 1871 në Zamość, Poloni - 15 janar 1919 në Berlin), ishte një teoriciene marksiste, filozofe, ekonomiste dhe socialiste revolucionare me origjinë polake hebre e cila u bë një qytetare e natyralizuar gjermane. Ajo ishte rradhazi anëtare e Demokracisë Sociale të Mbretërisë së Polonisë dhe Lituanisë (SDKPiL), Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), Partisë Social Demokratike të Pavarur (USPD), dhe të Partisë Komuniste të Gjermanisë (KPD).

Ajo gjithashtu ishte një ndër përfaqësueset aktive të lëvizjeve të puntorëve (ish-fshatarëve) në Evropë para luftës së parë botërore[1]

Ajo kundërshtonte Luftën e Parë Botërore. Për këtë arsye, ajo u përjashtua nga SPD, dhe bashkëthemeloi Ligën Spartakiste dhe Partinë Komuniste të Gjermanisë. Dy javë pas themelimit të Partisë Komuniste, ajo vdiq (vrarë) në Berlin 15 janar 1919 gjatë revolucionit gjerman, gjatë shtypjes së revoltës Spartakiste.

Referime

Redakto
  1. ^ "Ideali im është rendi i till shoqëror, në të cilin do t'më lejohej të dua të gjithë. Në përpjekë për të arrtur këtë dhe në emër të këti ideali, ndoshta do të jemë në gjendje që të urrej një herë" - nxjerr nga "Rosa Luxemburg" von Maria Seidemann.

Lidhje të jashtme

Redakto