Jump to content

zbruj

Nga Wiktionary

ZBRUJ kal.

  • 1. E bëj të butë si brumë diçka të fortë a të thatë, duke e përzier me ujë ose me ndonjë lëng tjetër dhe duke e ngjeshur; e zbut diçka të fortë a të thatë, duke e lagur me ujë ose me ndonjë lëng tjetër. Zbrun bukën (biskotën, koret). Zbrunte dheun. Zbrun duhanin (barin). Zbrun lëkurën (kallot). E zbrujti shiu. E zbrujti me ujë.
  • 2. fig. E bëj më të dobët a më të pafuqishëm, e dobësoj; e zbut. Ia zbrujti ndjenjat (qëndrimin, synimet, idealin).
  • 3. fig. E rrah shumë dikë, e bëj pelte, e zhdëp. Ia zbrujti shpinën. E zbrujti në dru.