Jump to content

policor

Nga Wiktionary

POLICOR mb. keq.

1. Që ka të bëjë me policinë a me policët në vendet borgjeze e revizioniste, që i përket policisë, i policisë; që është karakteristik për policinë në këto vende. Organet policore. Aparati policor. Qendër policore. Dhunë (metodë) policore.

2. Që mbahet më këmbë me anë të policisë e të xhandarmërisë, që sundon duke shtypur me egërsi masat punonjëse; i egër, barbar. Shtet policor. Regjim policor. Organizatë policore.

3. Që trajton tema nga veprimtaria e policisë në vendet borgjeze e revizioniste, që përshkruan ngjarje e aventura vrasësish e grabitësish, të shoqëruara me ndjekje e dhunë policësh e detektivësh. Libër (roman, film) policor.