Jump to content

motor

Nga Wiktionary

MOTOR m.

  • 1. Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje makina të tjera, aparate e mjete të ndryshme (duke shndërruar çdo lloj energjie në energji mekanike). Motor elektrik. Motor reaktiv. Motor dizel. Motor me djegie të brendshme (me naftë, me benzinë, me avull). Motori i veturës (i aeroplanit, i traktorit). Zhurma (uturima) e motorit. Barkë (biçikletë) me motor. I vuri motor të ri. U nxeh (u ftoh) motori. Ndezi motorin. Punon mirë motori. Shtroj motorin e vë të punojë një fare kohe për provë pas riparimit të përgjithshëm. Ecte tatëpjetë me motor të shuar.
  • 2. bised. Motoçikletë. Gara me motor. Hipi në motor. Ia shkeli motorit. Ra nga motori.
  • 3. fig. Forcë që vë në lëvizje diçka: që e shtyn të veprojë e të shkojë përpara. Motori i lëvizjes. Motori i skuadrës.