Jump to content

arushë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

arushë f. sh. -

  1. (zoologji) femra e ariut
  2. Arushë e murrme (e bardhë). Këlyshët e arushës.
  3. bised. Njeri i fuqishëm e i guximshëm, njeri që nuk lodhet kurrë; mjet pune shumë i fuqishëm. Arushë mali.
  • Luan arushë me dikë keq. tallet me dikë, e sjell vërdallë sipas qejfit të tij. T'i lë këmbët e arushës në dorë shpëton vetë duke ia lënë rrezikun, barrën a kokëçarjet një tjetri; ia hedh dikujt. Nuk trembet arusha (ariu) me shoshë shih te shoshë,~a.
Arusha e Madhe astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre; Qerrja e Madhe.
Arusha e Vogël astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri nga të cilët (ylli i bishtit) është Ylli Polar i Veriut; Qerrja e Vogël. Lule arushë bot. dorëzonjë. Rrush arushe bot. shih te rrush.[1]

Fjalë të ngjashme

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0