Jump to content

Konsorciumi i World Wide Web

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga W3C)
World Wide Web Consortium
ShkurtesaW3C
Formuar mëtetor 1994; 30 vite më parë (1994-10)
Llojiorganizatë për standardizim
QëllimiZhvillimin e protokolleve dhe udhëzimeve që sigurojnë rritjen afatgjatë për Web-in.
SeliaMassachusetts Institute of Technology
Cambridge, Massachusetts, SHBA
Rajoni i shërbimit
Në të gjithë botën
Anëtarësia
408 organizata anëtare[1]
Drejtor
Tim Berners-Lee
Stafi
62
Faqja në internetwww.w3.org

Konsorciumi i World Wide Web ose (anglisht: World Wide Web Consortium (W3C)) është organizata kryesore ndërkombëtare për standardizim të World Wide Web (shkurt WWW ose W3).

E themeluar dhe tani e udhëhequr nga Tim Berners-Lee,[3] konsorciumi është i përbërë nga oranizata anëtare të cilat mbajnë personel me orar të plotë me qëllim që të punojnë së bashku në zhvillimin e standardeve të World Wide Web. Deri më 4 nëntor 2015, World Wide Web Consortium (W3C) ka 408 anëtarë.[1]

W3C gjithashtu angazhohet në edukimin dhe në terren, zhvillon softuerë dhe shërben si një forum i hapur për diskutim në lidhje me Web-in.

Konsorciumi i World Wide Web (W3C) u themelua nga Tim Berners-Lee pasi ai u largua nga Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) në tetor, 1994. U themelua në Laboratorine e Shkencave Kompjuterike të Massachusetts Institute of Technology (MIT/LCS) me ndihmën e Komisionit Evropian dhe Agjencisë për Projekte Kërkimore të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA),[3]cila ishte nismëtare e Internetit dhe paraardhëses së saj ARPANET.

Konsorciumi udhëhiqet nga anëtarësia e saj. Lista e anëtarëve është në dispozicion të publikut.[1] Anëtarët janë bizneset, organizatat jofitimprurëse, universitetet, subjektet qeveritare dhe individët.[4]

Kërkesat e anëtarësimit janë transparente me përjashtim për një kërkesë: Një aplikim për anëtarësim duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga W3C. Shumë udhëzimet dhe kërkesat janë paraqitur në detaje, por nuk ka asnjë udhëzues përfundimtar rreth procesit apo standardeve me të cilat anëtarësimi mund të jetë në fund i miratuara apo i mohuar.[5]

Kostoja e anëtarësimit është dhënë në disa shkallë të ndryshme, në varësi të karakterit të organizatës aplikuese dhe vendin në të cilin ajo ndodhet.[6] Vendet janë kategorizuar përmes grupit më të fundit të Bankës Botërore nga BAK ("Bruto të Ardhurat Kombëtare") për frymë.[7]

Standardet e W3C/IETF (mbi TCP/IP):

  1. ^ a b c "World Wide Web Consortium – current Members". World Wide Web Consortium. 29 mars 2012. Marrë më 24 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "W3C Invites Chinese Web Developers, Industry, Academia to Assume Greater Role in Global Web Innovation". W3.org. 2013-01-20. Marrë më 2013-11-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b W3C (shtator 2009). "World Wide Web Consortium (W3C) About the Consortium". Marrë më 8 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ W3C (2010). "Membership FAQ – W3C". Marrë më 7 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ Jacobs, Ian (2008). "Join W3C". Marrë më 14 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ W3C Membership Fee Calculator
  7. ^ "World Bank Country Classification". Web.worldbank.org. Marrë më 3 korrik 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]