Dekorata "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Appearance
(Përcjellë nga Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu")
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për ndihmesë të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
Marrësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më tani më ky titull e kanë marrë:
- Dom Nikollë Kaçorri, organizator i revoltave anti-osmane në Kurbin, Mirditë, Dibër, zv/kryeministër i qeverisë së parë shqiptare, sekretar i ipeshkvit të Durrësit.
- Mit'hat Frashëri, ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".
- Pandeli Evangjeli, patriot, kryeministër shqiptar.
- Lef Nosi, firmëtar i Shpalljes së Pavarësisë, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar.
- Ali Këlcyra, udhëheqës çetash kundër andarteve greke, prijës gjatë Luftës së Vlorës, deputet dhe gazetar shqiptar.
- Fatos Thanas Nano (lindur më 1952 në Tiranë), statusi i tij ishte kryeministër dhe me profesion politikan, ekonomist. Dekorimi i tij është bërë më 17 shtator 2002 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
- Colin L. Powell, statusi i tij ishte Sekretar Shteti i ShBA dhe me profesion politikan. Dekorimi i tij është bërë më 1 Maj 2003 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
- Azem Hajdari, u dekorua post-mortum nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi më 10 shtator 2008 me motivacion "Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore"
- Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 3 nëntor 2008 me motivacion: “Për kontribut të shquar në udhëheqjen e rezistencës popullore kosovare dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e Pavarësisë së Kosovës e ndërtimin e një shteti të ri demokratik, për rolin e tij të rëndësishëm si politikan i respektuar nga populli i tij dhe faktori ndërkombëtar, në krijimin e ekuilibrave politikë dhe institucionalë”.
- Sabri Hamiti, akademik, shkrimtar e studiues i letërsisë, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 10 maj 2010 me motivacion: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në mendimin modern shqiptar në studimet albanologjike si dhe për rolin e luajtur në përballimin e sfidave historike me të cilat u ndesh populli shqiptar në fund të shekullit XX”
- Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, akademik, studiues etj., u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
- Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
- Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
- Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi të Shqipërisë dhe Kryegjysh Botëror, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
- Hamad bin Khalifa Al Thani, Emiri i Katarit me motivacionin: “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e vyer në shërbim të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare”.[1]
Të dekoruar nga Bujar Nishani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i personit ose institucioni të dekoruar | Numri i dekretit | Data e dekretit |
---|---|---|
Michael Spindelegger | 7826 | 21/11/2012 |
Haxhi Zeka (Pas vdekjes) | 7827 | 26/11/2012 |
Myfit Bej Libohova (Pas vdekjes) | 7828 | 26/11/2012 |
Mehmet Pashë Dërralla (Pas vdekjes) | 7829 | 26/11/2012 |
Domenick G. Scaglione | 7833 | 26/11/2012 |
Michael Granoff | 7838 | 29/11/2012 |
William Edwin Ryerson | 7836 | 27/11/2012 |
Ramush Haradinaj | 7857 | 10/12/2012 |
Sabri Godo (Pas vdekjes) | 7860 | 11/12/2012 |
Al Bano Carrisi | 8195 | 22/05/2013 |
Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit në Boston | 8326 | 19/09/2013 |
Eliot Engel | 8331 | 19/09/2013 |
Princi Karl i Burbonëve | 8411 | 02/12/2013 |
Renato Raffaele Martino | 8412 | 02/12/2013 |
Guiseppe Balboni Acqua | 8414 | 02/12/2013 |
Anthony Bailey | 8413 | 02/12/2013 |
Robert Aderholt | 8479 | 30/01/2014 |
Abdullah bin Zayed Al Nahyan | 8516 | 13/03/2014 |
James L. Huggins | 8710 | 12/09/2014 |
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan | 8721 | 19/09/2014 |
Jonathan M. Moore | 8815 | 28/11/2014 |
Abaz Kupi (pas vdekjes) | 8824 | 28/11/2014 |
Alan Watson | 8836 | 05/12/2014 |
Michael Bates | 8837 | 05/12/2014 |
Noel Malcolm | 8838 | 05/12/2014 |
Doris Pack | 8954 | 15/01/2015 |
Aleksandar Stipčević | 8917 | 30/01/2015 |
Ahmet Krasniqi (pas vdekjes) | 8954 | 13/02/2015 |
Rosemary A. Di Carlo | 9084 | 30/04/2015 |
Lucia Nadin | 9312 | 06/11/2015 |
Yuli-Yoel Edelstein | 9423 | 17/02/2016 |
Jean-Paul Carteron | 9508 | 07/04/2016 |
Aleks Buda (pas vdekjes) | 9555 | 04/05/2016 |
Shoqata Patriotike “Çamëria” | 9669 | 04/07/2016 |
Christopher R. Hill | 9748 | 30/09/2016 |
Walter Schwimmer | 9767 | 18/10/2016 |
Themistokli Gërmenji (pas vdekjes) | 9894 | 13/12/2016 |
Pjetër Budi (pas vdekjes) | 9898 | 13/12/2016 |
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Presidenti Topi pret Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al Thani". Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2011. Marrë më 18 tetor 2011.
- Ligji Nr.8113, datë 28.3.1996 PER DEKORATAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
- Dokumenti Urdhri i Skenderbeut gjetur në gusht 2006 në faqen e Presidentit të Shqipërisë