Jump to content

Kalendari hixhri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalendari Islam)

Kalendari islam, takvimi ose kalendari hixhër është një kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në një vit me nga 354 ditë.

Edhe para ardhjes së Islamit, arabët kanë përdorë kalendarin hënor. Ky kalendar – që është 11 ditë më i shkurtë se kalendari gregorian – nuk i pasonte sezonat (stinorët). Haxhillëku në atë kohë të ardhurimit të idhujve ka qenë më shumë si një festival i madh, dhe pasi kalendari hënor nuk pasonte sezonat, Haxhxhi është mbajtur në muaj të ndryshëm çdo vit. Kjo ka nënkuptuar se gjatë viteve të caktuara, Haxhxhi ka ardhur në kohë kur gruri nuk ka qenë gati për korrje dhe kështu nuk ka qenë në shitje. Në këtë mënyrë ka prishur përgatitjet për të festuar këtë ngjarje.

Për këtë shkak arabët zbuluan një metodë për të tejkaluar këtë tollovi duke shtuar një muaj në kalendar në vite të caktuara. Ky metod u quajt kabisa - koha kur Haxhxhi duheshte të arrijë dhe kështu u bë i ndryshueshëm, dhe njoftimi për datën e tij vazhdimisht bëheshtë gjatë Haxhxhit paraprak. Ky njoftim fillimisht ishte përgjegjësi e një personi të quajtur Kalammas. Kalammasi ishte nga fisi Beni Kinane, fis nga i cili Hashimi (464-546 e.s.) ishte pasardhës dhe i cili më vonë u bë baba (kryeplak) i fisit Kurejsh (fisi i Muhammedit, alejhis-selam). Kalamasi ishte poashtu përgjegjës për të njoftuar se cili muaj duhet të pasohet nga muaji plotësues, i trembëdhjetë. Të gjithë ata që e morën këtë detyrë për të njoftuar kohën e Haxhxhit quheshin Kalammasa.

Vëzhgimet astronomike-shkencore të hënës në Iran

Kalendari hënor në Kur’an

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muhamedi, alejhis-selam, ka vendosur të mos vazhdohet praktika e kabisas dhe ka refuzuar kalendarin Kalammasi. Kalendari hënor është përdorë ashtu siç është disejnuar nga Allahu dhe koha e Haxhxhit ishte caktuar për ditë të njëjtë të çdo viti hënor.

Ky Ajet nga Kur’ani kërkon që kalendari hënor të jetë kalendar që duhet të pasohet nga myslimanët: “Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”. [1]

Ndërsa në Ajetin e ardhshëm Allahu udhëzon muslimanët të caktojnë kohën e Haxhxhit: “Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh…”. (Bekare: 189)

Numri i muajve çdo vit, siç është urdhëruar nga Allahu ishte 12, siç shihet në këtë Ajet: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…” [2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Wikibooks:Junus: 5". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2006. Marrë më 9 gusht 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wikibooks:Teube: 9[lidhje e vdekur]