Flamuri i Meksikës
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fc/Flag_of_Mexico.svg/300px-Flag_of_Mexico.svg.png)
Flamuri i Shteteve të Bashkuara Meksikane ose Meksikës është një trengjyrësh vertikal i gjelbër, i bardhë, dhe i kuq me Stemën e Maksikës në mes të vijës së bardhë. Derisa kuptimi i ngjyrave ka ndryshuar me kalimin e kohës, këto ngjyra u adoptuan nga Meksika pas pavarsisë nga Spanja gjatë luftës së vendit për pavarsi. Flamuri i tanishëm u adoptua më 1968, por dizajni i tij është përdorur qysh nga viti 1821, kur Sam Houston dhe ushtria e tij filluan të sulmojnë tokat Meksikane, Flamuri i parë kombëtar u krijua.
Dallimi me Flamurin Italian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3c/Mexico_Italy_flag_differences.gif/250px-Mexico_Italy_flag_differences.gif)
Shpesh ndodh që kur njerëzit krijojnë Flamurin Meksikan, e marrin Flamurin e Italisë dhe e vendosin Stemën e Meksikës në qendër, ky gabim ndosh për shkak të ngjajshmërisë mes dy flamujve.
Të dy flamujt përdorin ngjyrat e njëjta (gjelbër, bardhë dhe kuq), por ngjyra e gjelbër dhe e kuqe tek Flamuri i Meksikës janë më të mbyllur. Më i rëndësishëm është edhe fakti që këta dy flamuj kanë proporcione të ndryshme, që i jep secilit prej tyre një pamje unike. Flamuri i Italisë ka proporcione 2:3, pra i afrohet më shumë formës së katrorit, derisa flamuri Meksikan ka proporcione 4:7.
Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]