Jump to content

Baden-Vyrtemberg

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Baden-Virtemberg)
Flamuri zyrtar
Flamuri shtetëror Emblema
Statistika
Gjuha zyrtare Gjermane
Kryeqyteti: Stuttgart
Hapësira: 35.751,46 km²
Banorë: 10.631.000 (31. mars 2014)[1]
Dendësija e popullsisë: 303 banorë në km²
Numri i papunësisë 3.7% (Mai 2016)[2]
Website: Baden-Württemberg
ISO 3166-2: DE-BW
Politika
Kryeministri: Winfried Kretschmann (B90/Grüne)
Partia në pushtet: B90/Grüne-SPD-Koalicioni
Fraksionet politike në Parlamentin e Bade-Vyrtembergut
Numri i vendeve në parlamentin e Baden-Vyrtembergut Nga 143 vende, çdo parti ka ulëse në parlament si vijon:

B90/Grüne 47

CDU 42

AfD 23

SPD 19

FDP/DVP 12[3]

Harta

Baden-Vyrttembergu (sqt. Baden Vyrtemberg) është njësi federative e Republikës Federale të Gjermanisë. Ajo e ka statusin e Republikes në kuadër të Republikës Federative te Gjermanisë, që në gjuhën gjermane njihen si lande. Për nga regjistri i banorëve dhe sipërfaqes, Baden-Vyrtembergu rradhitet në vendin e tretë.

Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë, në jug mes liqenit Bodensee dhe lumit Rhein, në veri: rajoni Odenwald dhe Main, në perëndim me lumin Rhein, i cili paraqet pothuajse tërësisht një kufi natyrorë në mes landit Baden-Vyrtemberg dhe Republikes së Francës, si dhe në lindje me lumenjtë Iller dhe Tauber. Republikat e tjera Gjermane fqinje janë Rheinland-Pfalz, Hessen dhe Bayerni, në jug Zvicra dhe në perëndim regjinoni françez Elsass. Kurse përmes liqenit Bodensee shtet fqinjë ka Republikën e Austrisë Vorarlberg. Kryeqyteti i saj është Shtutgarti.

Në jug Baden-Vyrtemberg kufizohet me liqenin Bodensee dhe me Rheinin e lartë (gjer: Hochrhein), ne perendim me Rheinin e epërm (Oberrhein). Në veri kufirin e landit të Baden-Vyrtembergut e përshkojn malësitë Odenwald dhe Tauberland, në lindje kufizohet me Frankonine (gjer,: Franken) dhe zonen natyrore Ries, pastaj kalon përgjatë lumenjeve të Danubit (gjerm.: Donau) dhe Iller si dhe Allgäun perëndimore (westliche Allgäu). Republikat fqinje të Baden-Vyrtembergut janë në lindje dhe verlindje Bayern, në veri Hessen dhe në veriperëndim kufizohet me republiken Rheinland-pfalz. Ne perëndim shtrihet në kufi me regjionin francez Elsass. Kufirin me Zvicren e formojnë kantonet zvicerane Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Aargau, Zürich, Schaffhausen dhe Thurgau. Kantoni zviceran St. Gallen është i lidhur me liqenin Bodensee në trekëndëshin kufitarë Gjermani, Zvicer dhe Austri. Përmes liqenit Bodensee Baden-Vyrtemberg është gjithashtu i lidhur me republikën austriake Vorarlberg. Për shak të dialektit të përbashkët aleman e ndajnë edhe emrin e njëjtë regjional "Ländle" (sq.: lendle) respektivisht "Ländli" (sq. lendli).

Harta fizike e republikes Baden-Vyrtemberg

Mesin Gjeografik të republikës së Baden-Vyrtembergut e formon një statujë në një copë mali në zonën kadastrale të qytetit Tübingen ♁48° 32′ 15,9″ N, 9° 2′ 28,21″ O .

Pika më e lartë në republikën e Baden-Vyrtembergut është maja e FeldbergutSchwarzwald (sqt Shvarcvald). Pika më e ulët gjendet në parkun nacional Ballauf-Willhelmswörth në afërsi të qytetit Mannheim në brigjet e lumit Rhein në kufi me republikën e Hessenit në lartësi prej 87 m lartësi mbidetare.[4]

Baden-Vyrtembergu shtrihet në një zonë klimatike në mes klimes detare në perëndim dhe klimes kontinentale në lindje. Kjo ka për pasojë që vendi të përshkohet herë nga klima kontinentale e herë nga klima detare. Per shkak të dominimit të rrymave të ajrit nga perëndimi mbizotëron ndikimi i klimës kontinentale, ku në pjesën lindore të vendit ky ndikim vjen duke u dobësuar. Shumëllojshmëria e formave të sipërfaqes tokësore, dmth afërsia në mes bjeshkëve dhe ultësirave, sjellë ndryshim të ndjeshëm të kushteve klimatike brenda distancave të shkurta[5][6]

Për shkak të shtrirjes jugore Baden-Vyrtemberg është i privilegjuar në krahasim me republikat tjera sa i përket temperaturave. Ultësira e Rheinit të epërm ka temperatura mesatare vjetore prej 10 °C dhe është një ndër rajonet më të ngrohta të gjermanisë. E privilegjuar nga ana klimatike është veçanërisht rajoni Kraichgau, ultësira e lumit Neckar në veri të Stuttgartit, rajoni Bodensee, rajoni i Rheinit të larte, si dhe lugina e Tauberit. Duke u ngriturr lartësia gjeografike, temperaturat bien, kështu në bjeshkët Schwarzwald temperaturt arrijnë një mesatare vjetore prej 4 °C dhe përbëjnë një ndër rajonet më të ftohta të gjermanise. Një përjashtim nga ky rregull e përbënë gjendja klimatike inversive, ku pozitat e larta gjeografike janë më të ngrohta se ultësirar, ngase per shkak te qetësisë së ajrit në kushte klimatike me presion të lartë atmosferik, rrymat e ajrit të ftohtë që zbresin nga lartësitë mblidhen në lugina duke shkatuar temperatura më të ulëta në ultësira se në pozita të larta gjeografike. Për këtë arsye mund te percillen kushte ekstreme klimatike në rajonin Baar, duke rënë nganjëherë deri nën -30 °C [7]

Masat e ajrit që i sjellin rrymat perëndimore të ajrit mblidhen para së gjithash në Schwarzwald dhe Odenwald, përtej këtyre mblidhen edhe në Schwäbische Alb, në pozitat e larta gjeografike të Keuperwaldberge dhe para Alpeve. Të reshurat sillen në mes 2000 mm ne Schwarzwaldin jugor dhe 600 mm në ultësirën e Rheinit të epërm e Danubit dhe Neckarit.

Diga ne lumin Neckar afer qytezes Gundelsheim ne veri te landit

Për shkak të topografisë kodrinore lumenjtë dhe luginat e lumenjëve kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm në popullimin e vendbanimeve, transportit dhe historisë së vendit. Përkrah Rheinat, janë për t'u veçuar Neckari dhe Danubi[8]

Neckar buron skaj Schwarzwaldit në afërsi të Villingen-Schweningen dhe e përshkon qendrën e republikës, derisa ne veriperëndim te Mannheimi bashkohet me lumin Rhein. Me 85 metra lartesi mbidetare, kjo pjesë e Rheinit paraqet pjesën më të ulët të republikës. Rheini gjthashtu përbënë pothuajse te gjithe kufrin perëndimor dhe jugorë të vendit.[9]

Danubi përbëhet nga dy burimet Brigach dhe Breg në Schwarzwald dhe rrjedhë në drejtim veri-lindje, i cili e ndanë Schwäbische Alb në lindje dhe Oberschwaben në veri dhe prapa qytetit të Ulmit kalon në republikën e Bayernit.

Ndër lumenjtë më të gjatë janë lumenjtë bineq Kocher dhe Jagst, të cilët e përshkojn pjesën veri-lindore të vendit. Krejt në veri-lindje vendi kufizohet me lumin Main.

Sipas entit statistikor te landit Baden-Vyrtmberg, siperfaqja tokesore ndahet si ne vijim[10]:

Është e vërtetuar se rajoni i sotëm i Baden-Vyrtembergut ka qenë i banuar para më shumë se gjysmë milioni vjetësh nga përfaqësues të llojit Homo. Nofulla e Mauerit e gjendur në komunën e Mauerit si dhe Homo steinheimensis i gjendur ne qytetin e Steinheimit, të cilët klasifikohen në llojin e njeriut Homo heidelbergensis, njihen për një vjetërsi prej rreth 500.000 përkatësisht 250.000 vjetësh dhe konsiderohen si gjetjet më të moçme të llojit HomoEurope.

Ekspansioni romak ne gjermanine e jugore-perendimore

Prova të rëndësishme të jetës kulturorepaleolitit në Baden-Vyrtemberg datojnë nga 35.000 deri në 40.000 vjet në histori. Kaq të vjetra janë edhe gjetjet deri më tani të njohura të instrumenteve muzikore njerëzore (një fyell nga fildishti, i gërmuar më 1979 të ne Geißenklösterle) dhe vepra arti (Löwenmensch), të cilat janë gjetur në shpella në Schwäbische Alb, sidomos në ato të Lonetalit.

Ekspansioni romak ne gjermanine jug-perendimore sipas viteve

Para së gjithash nga koha e neolitit paraqiten prova të shumta të popullimit dhé te funeraleve nga kohërat më të hershme, të cilat që nga periudha e qeramikes lineare dëshmojnë për komplekse të ndryshme kulturore dhe që paraqesin deri në fillimin e epokës së bronzit dhe epokës së hekurit një vijë të pandërprerë. Te Kleinkems në Badenin jugor gjendet miniera më e vjetër e gjermanisë që daton që nga epoka e neolitit.

Në kohën e Hallstattit Keltët popullonin pjesë të mëdha të vendit. Kjo është e dëshmuar përmes shumë varrezave kodrinore (tumulave], ndër të cilat më i njohuri është varri i dukës së Keltëve të Hochdorfit, si dhe varreve kodrinore nga Koha e Hallstattit si ato të Heuneburgut ose Münsterhügel në Breisach[11].

Që prej luftës së Çezarit në Gali me 55 p.e.s. Rheini përbënte kufirin verior të Perandorise Romake. Më 15 p.e.s romaket nën komandën e Tiberiusit kaluan alpet. Provinca Raetia e formuar rishtas shtrihej deri në Danub dhe përfshinte edhe rajonin e sotëm Oberschwaben.

Rruga tokësore mes qyteteve Mainz dhe Augsburg ishte e strategjise së veçantë. Që ajo të shkurtohej, romakët ndërtuan në vitin 73/74 një rrugë përmes luginës së Kinzigut (Kinzigtal) në Schwarzwaldin e mesëm. Për ta mbrojtur këtë rrugë, ata themeluan qytetin Rottweil. Themelime tjera qytetesh janë ndër të tjera qyteti Ladenburg, Bad Wimpfen, Rottenburg am Neckar, Heidelberg dhe Baden-Baden. Vazhdimësia e pandërprerë e popullimit të këtyre qyteteve është e siguruar vetëm për qytetet Baden-Baden, Ladenburg dhe Rottweil. Rruga e ndërtuar më vonë përmes Bad-Cannstattit e shkurtoj rrugën në mes Mainzit dhe Augsburgut edhe më tej. Pushtimi i gjermanisë jugperëndimore romakët e siguronin përmes betejave në Hessenin e sotëm. Në vitin 85 perandori Domitian formoj provincën Germania Superior (gjermania e eperme).

Kufiri i Perandorisë Romake shtrihej nga viti 98 - 159 përgjatë murit mbrojtës të Neckar-Odenwald (Neckar-Odenwald Limes), më vonë përgjatë murit mbrojtës së Gjermanisë së epërme dhe Retisë (Obergermanisch-Rätischer Limes). Pjesën e mbyllur nga muri mbrojtës në të djathtë të Rheinit dhe në të majtë të Danubit, romakët e quanin Decumates. Pjesa më veriore e republikës së Baden-Vyrtembergut nuk ka qenë kurrë pjesë e Perandorise Romake.

Ne vitin 233 Alemanët e plaçkiten Dekumatesin; në kohën e krizes së Perandorisë të shekullit të III. të erës sonë Romakët e dorëzuan në vitin 260 kufirin e deriatëhershëm pas sulmeve të vazhdueshme dhe u tërhoqën në prapavi të Rheinit, Danubit dhe Illerit. Romakët e mbajtën kufirin kësisoj deri në vitin 406 me kalimin e Rheinit.

Në shekullin e V. territori i Alemanisë u pushtua nga Perandoria e Frankonisë. Kufiri verior i Alemanisë u zhvendos në drejtim të jugut dhe përkon me kufirin e sotëm të dialekteve franko-alemane. Nje çerek i territorit te Baden-Vyrtembergut ishte kështu drejtpërdrejtë në zonën e ndikimit frankon (Dioçeza e Mainzit, e Speyerit, e Wormsit dhe Würzburgut), dy çerek tjera mbetën nën ndikimin aleman (Dioçezat Konstanz, Augsburg dhe Strassburg). Në shekullin e VIII. u instaluan rajonet e dukateve (Grafschaften) si njësi administrative. Me formimin e ri të dukateve fisnore pjesët jugore të republikës së Baden-Vyrtembergut të sotëm deri me përfundimin e mesjetës së vonë të dukatit Schwaben, pjesët veriore gjendeshin në territorin e Frankonisë.

Në mesjetën e vonë kjo pjesë ishte ndër pjesët qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake. Ishte pikënisje e shumë dinastive ambicioze dhe ishte kryqëzim i disa rrugëve të rëndësishme tregtare. Fisnikëria e lartë dhe manastiret drejtonin punimin intenziv të tokave. Në këtë proces ato themeluan shumë qytete dhe e zgjeruan pushtetin e tyre. Familje të rëndësishme ishin përkrah dukateve, sidomos shtëpia e Salierve frankon dhe Stauferet ne Schwaben, të cilët në kohën e tyre e fituan me luftë fronin mbretëror. Familje tjera të rëndësishme ishin ajo Welfen, e cila ishte me prejardhje nga Oberschwaben, familja Zähringer dhe Habsburg si dhe familja Hohenzollern nga Unterschwaben.

Pas marrjes fund të dinastisë së Stauferve në shekullin e XIII. erdhi deri te një decentralizim i përhershëm. Fuqia qëndrore e perandorëve dhe mbretërve, edhe ashtu tradicionalisht e dobët, humbte kështu vazhdimisht të drejta dhe pushtet kundrejt fuqive ambicioze rajonale. Ky trend u bë i ndjeshëm sidomos në gjermaninë jugperëndimore. Si pasojë e kësaj situate erdhi deri te ndarja e qindra rajoneve, qyteteve perandorake, rajoneve fetare dhe fshatrave kalorsake.

Territoret e themeluara në rajonet e dukateve Franken dhe Schwaben në mejseten e mesme dhe të vonë u dëshmuan si stabile dhe dominuan deri në vitet e ndryshimeve të mëdha më 1803/1806. Ndër më të rendesishmet konsiderohen:

Përkrah shumëllojshmërisë së ndarjes horizontale u shtua edhe ndarja e të drejtave në shumë posedues brenda një vendi. Kësisoj mund të qëndronin të drejtat e shumta financiare, ekonomike, ushtarake dhe juridike vetëm brenda një fshati në duart e shumë shteteve, fisnikerive dhe familjeve të ndryshme.

Koha e re ishte e shënuar nga reformat dhe ambiciet ekspanzive të shteteve në themelim të Austrisë, Prusisë, Francës dhe Suedisë. Nga këto rezultuan Konfliktet si Lufta Gjermane e Bujqeve, Lufta Dridhjëtvjeçare dhe Lufta Orléane. Në territorin e Baden-Vyrtembergut të sotëm, i cili mbeti jashtëzakonisht i copëtuar, ndodhej qendra kryesore e këtyre luftërave që korresponduan në vazhdim me pasoja të tmerrshme për popullatën dhe ekonominë e vendit.

Reformacioni dhe Lufta Orléans

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Territori i mëvonshëm i Badenit u bë fushëbetejë e Konspiraciot të Opingave (Bundschuh-Verschwörung). Joß Fritz nga Untergrombach udhëhoqi nga viti 1501 deri 1507 në Principaten dioçezes së Speyerit dhe të Vorederösterreich tri konspiracione.

Qysh më 1518 dijetarë të ri nga gjermania jugperëndimore u njohen me teoritë reformative të Martin Luterit gjatë disputeve të Heidelbergut. Philip Melanchnton nga qyteti Bretten pasoj Martin Luterin në Wittenberg dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Reformacionit Luteran. Johannes Brenz shkoi nga Heidelbergu në Schwäbisch Hall ku nga aty e nisi Reformacionin Luteran dhe e mbështeti duken Christoph von Württemberg në ndërtimin e Kishës shtetërore protestante.

Lufta Orléane apo edhe Lufta Gjermane e Bujqeve siç njihet, fokusin kryesor e kishte në gjermaninë jugperëndimore. Qysh më 1524 u mblodhën në Stühlingen, Furtwangen dhe Biberach mijëra bujq.

Ditën e pashkëve të vitit 1525 mijëra bujq nga rajoni Schwaben sulmuan dhe uzurpuan kalanë Weinsberg dhe vranë duken e Helfensteinit, i cili ishte dhëndër i Perandorit Maximilian I. Kjo vepër gjakatare e bujqëve u kushtoi me humbje të simpatisë. Si rrjedhojë ata u futën edhe në Stuttgart dhe shkatërruan kala e manastire të panumërta, ndër to edhe kalaja Hohenstein, manastirin e Lorchit dhe atë të Murrhardtit. Më 24. prill 1525 kryengritësit i transferuan kompetencat ushtarake kapitenit Götz von Berlichingen. Më 23. mai bujqë nga Badeni jugor pushtuan qytetin e Freiburgut ne Breisgau.

Kryengritja e bujqëve u shtyp nga një ushtri mercenare, e cila luftoj në emër të Lidhjes së Schwabenit, e cila ishte lidhje e fisnikerisë së Schwabenit, nën udheheqjen e Georg Truchess von Waldenburg-Zeilit. Sipas përllogaritjeve në atë shtypje të kryengritjes vdiqen 100 000 kryengritës.

Sidomos në fisnikërinë e gjermanisë jugperëndimore u shpërnda shumë shpejt reformimi protestant. Protestanizmit të Speyerit deri më 1529 i takonin pesë qytete perandorake të Baden-Vyrtembergut të sotëm. Kur konti Philipp von Baden vdiq më 1533 duke mos lënë trashëgimtar pas vetes, territori i tij u nda në mes dy vëllezërve të tij Ernst dhe Berhard III ne Baden-Durlach'in protestant dhe Baden-Baden'in katolik. Duka Ulrich von Württemberg e nisi reformimin, kur më 1534 u kthye në fron në Stuttgart pas luftës fitimtare të Lauffennach'it pas pesëdhjetë vjetësh pushtim nga Habsburgët.

Lufta tridhejetevjeçare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Perandoria e Shenjte Romake pas Paqes se Vestfalise me 1648

Vendbetejat kryesore të Luftës Dridhjetëvjeçare në gjermaninë jugperëndimore ishin Kurfpfalz dhe Vorderösterreich, por edhe tjera rajone u shkatërruan në masë të madhe nga plaçkitjet e ushtrive kalimtare.

Pas betejës në Weißen Berg (sq. Kodra e Bardhe) lufta Bohemo-Pfalz'iane u zhvendos në Kurpfalz. Ushtritë e bashkuara të dukës Peter von Mansenfeld dhe Georg Friedrich von Baden-Durlach e nënshtruan Tillyn me 1622 në Mingolsheim. Më vonë konti i Badenit, i ndarë nga Mansfeldi u nënshtrua nga Tilly në luftën e Wimpfenit.

Përderisa ngjarjet luftarake u zhvendosën në drejtim të veriut, Kurpfalzi mbeti i pushtuar nga spanjollet. Më 1632 ata u dëbuan nga suedezët nën udhëheqjen e mbretit Gustav Adolf. Më 1634 suedezët pushtuan kalanë e Philippsburgut dhe po te njëjtin vit arritën deri në rajonin e Rheinit të epërm. Më 1635 Johann von Philippsburg e ripushtoi Heidelbergun.

Në vitin 1638 shoqëritë protestanto-suedeze nën udhëheqjen e Bernhard von Sachsen-Weimar'it në luftën e Rheinfeldit në Vorderösterreich njohën disa suksese ushtarake. Por nuk shkoi gjatë dhe ky sukses u kthye në favor të trupave perandorake katolike në luftërat e Tuttlingenitdhe Freiburgut në vitetet 1643/44. Luftimet në gjermaninë jugperëndimore zgjatën deri në perfundimin e luftës.

Më 1647 Bayerni, Suedia dhe Franca nënshkruan në Ulm një marrëveshje armëpushimi, në rrjedhën e së cilës trupat suedeze dhe franceze të zbarkuara në Bayern u tërhoqën në Oberschwaben dhe Württemberg. Në Paqen e Westfalisë të vitit 1648 Karl I Ludwigu rimori Pfalzin dhe titullin e humbur të kontit në kuvendin e Regensburgut të vitit 1623. Breisach u bë pjesë e Francës.

Si pasojë e Luftës Dridhjetëvjeçare popullsia u zvogëlua përgjysmë, në disa vende edhe deri në dy të tretat, bagëtia ishte shfarosur pothuajse tërësisht, një e treta e tokës pjellore mbeti e papunuar. Kesaj pjese te gjermanisë iu desht një kohë e gjatë të rimëkëmbet.

Periudha e absolutizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Oborri i brendshëm i pallatit rezidencial në Ludwigsburg

Në Luftën Oreleane trupat franceze shkatërruan nën udheheqjen e gjeneral Malec'ut pjesën veriperëndimore të Baden-Vyrtembergut të sotëm. Në mes viteve 1689 dhe 1693 urdhëroi që të shkatërrohen sistematikisht pothuajse të gjitha fshtrat dhe qytetet, ndër të cilat edhe qytetin rezidencial të Heidelbergut me gjithë kalanë, Durlach'in dhe Baden'in si dhe qytetet Mannheim, Bretten, Pforzheim e Marbach. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje një pjesë e madhe e fisnikerisë së moçme ndërruan vendet e rezidimit dhe themeluan rezidenca të reja në stilin e barokut sipas shembullt të Versailles (Versajes) në Francë. Kështu u themeluan qytete baroku të planifikuara me pallate të mëdha, si p.sh Karlsruhe, Ludwigsburg, Rastatt, pallati rezidencial Mannheim, pallati veror Schwetzingen si dhe pallati Bruchsal e mitropolita Speyer.

Nga viti 1703 deri më 1711 Badeni verior ishte fushëbetejë e trupave spanjolle dhe atyre të parndorisë gjermane dhe të këtyre të fundit e trupave franceze.

Kapitullimi i revolucionarëve në Rastatt para trupave të Lidhjes Gjermane Veriore më 23 korrik 1849

Përderisa në fillim të shekullit XIX. në territorin e Baden-Vyrtembergut të sotëm egzistonin 300 shtete me të drejta territoriale, ato me rënien e perandorise se shenjte romake u zvogëluan në vetëm katër shtete me të drejta territoriale. Sidomos mbreteria Württemberg dhe dukati i madh Baden ishin ndër fitimtarët e mëdha të luftërave të koalicionit. Principatat Hohenzollern-Sigmaringen dhe Hohenzollern-Hechingen mbijetuan mediatizimin për shkak të marrëdhënieve të tyre të veçanta që kishin me Napoleonin. Ndërsa qyteti Wimpfen mbijetoi si territor i veçantë, ngase ishte territor ekslav i Hessenit. Më 1849 revolucioni në Baden u shtyp nga trupa intervenuese të Prusisë, ushtria e Badenit u shpërbë dhe u rimëkëmb nën udheheqjen e Prusisë përsëri. Dy shtetet Hohenzollern (Hohenzollern-Sigmaringen dhe Hohenzollern-Hechingen) u bënë provinca të Prusisë të quajtura Hohenzollernsche Lande. Në luftën gjermane të vitit 1866 Baden dhe Württemberg ishin në anën e Austrisë dhe me përfundimin e luftës u deshtë të paguajnë dëmshpërblime Prusisë, e cila doli fitimtare nga kjo luftë dhe të lidhin kontrata të fshehura me Lidhjen Gjermane Veriore, që ishte një lidhje federative e shteteve të gjermanisë veriore dhe parashkallë e krijimit të Perandorisë Gjermane dhe me këtë nacionalizimit të gjermanisë. Kjo çoi me 1870 në futjen e këtyre shteteve në luften gjermano-franceze. Ne vazhdën e kësaj lufte Badeni dhe Würrtembergu u lidhen me shtetin e ri të themeluar të Perandorisë Gjermane, i cili udhëhiqej nga Prusia.

Me 1919 republika e Badenit dhe republika popullore e Württembergut miratuan kushtetuta te tyre te veçanta.

Periudha e Nacionalsocializmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapja e pushtetit dhe terrori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 1933 qeveritë e republikave u shfuqizuan në vazhdën e instalimit të totalitarizmit të nacionalsocialistëve dhe u zëvendësuan me guvernator dhe lider partiak të Partisë së Nazistëve, e njohur si NSDAP. Kapja e pushtetit u karakterizua dhe u mbështet nga terrori kundër kundërshtarëve politik

Ne Baden lideri partiak (gjerm.: Gauleiter) Robert Wagner e emërojë veten me 11 mars 1933 president të republikës. Këtë vetemërim e legalizoj në mënyrë retroaktive Kryetari i Perandorisë Gjermane Paul von Hindenburg me 5 mai 1933 duke i dhënë titullin e guvernatorit. Postin e kryeministrit të Badenit e mori Walter Köhler. Kuvendi i Württembergut e zgjodhi me 15 mars 1933 Wilhem Murrin me votat e partisë naziste NSDAP, DNVP dhe Lidhjes se Bujqëve si kryeministër. Me 6 mai 1933 ai u emërua si guvernator perandorak, përderisa posti i kryeministrtit i kaloi Christian Maghentalerit. Ky dualitet mbeti në fuqi deri me përfundimin e luftës së dytë botërore.

Kundërshtarët e regjimit, sidomos komunistët dhe socialdemokratët, në valën e arrestimeve kundër tyre u futën nën arrest "mbrojtës" nga sherbimi sekret GESTAPO (Geheime Staatspolizei) dhe u internuan në kampet Kislau (ne qytetin Bad Schönborn), Ankenbuck (ne Villingen) dhe Heuberg (ne Stetten am kalten Markt). Femrat të cilat ishin kritike ndaj regjimit u mbajtën të arrestuara në burgun Gotteszell. Udhëheqësia e partisë socialdemokrate SPD u rrëmbyen me 16 mai 1933 nga qyteti Karlsruhe në kampin e Kislaut, ndërsa arrestimi dhe internimi i tyre u inskenua publikisht.

Pas riorganizimit të parlamenteve të republikës sipas rezultateve të zgjedhjeve të datës 5 mars 1933, ato morën vendim me 8 qershor në Württemberg përkatësisht me 9 qershor në Baden për miratimin e të ashtuquajturit Ligjit te Autorizimt, i cili parshihte bartjen e kompetencave të veçanta nga parlamentet tek qeveria. Në votim nuk guxonin të merrnin pjesë anëtarët e partisë komuniste tanimë të ndaluar, KPD. Deputetët e partisë socialdemokrate të SPD abstenuan në Württemberg në lidhje me këtë ligj, përderisa pesë deputetët e mbetur të kësaj partie në parlamentin e Badenit votuan haptas me "JO" kundër ligjit. Të gjithë deputetët tjerë - ne Württemberg këta ishin të partive Zentrum (Qendra), DNVP, Bauerbund (Partia e Bujqëve), CSVD dhe NSDAP - votuan pro vetëshfuqizimit.

Kampi Heuberg u mbyll në fund të vitit 1933 për shkak se kishte arritur kapacitetet. Të burgosurit u zhvendosën në fortifikaten Oberer Kuhberg në qytetin Ulm. Anëtarë të Gestapo's, SS'it dhe SA's e vranë kryetarin e socialdemokratëve Ludwig Marum me 29 mars 1934 në kampin Kislau. Me 1936 Gestapo raportoi, se i shpërbëri strukturat "ilegale" te socialdemokratëve SPD dhe partisë komuniste KPD.

Nga vrasjet masive të nazistëve kundër popullatës civile gjermane në Baden-Vyrtemberg ranë viktima 12 000 hebrej, 10 000 të sëmurë si dhe një numër i panjohur i kundërshtarëve politik, por edhe rom.

Nga viti 1933 deri me 1939 nga Baden-Vyrtembergu ishin zhvendosur dy të tretat e popullatës se hebrejve nga gjithësej 35 000 sa kishin jetuar më parë në këtë republikë. Me 22 tetor 1940 Robert Wagner urdhëroi rrëmbimin e 6 000 hebrejve në kampin e Gursit. Nga aty shumica prej tyre u dëbuan në kampet e përqendrimit në evropen lindore, ku edhe u shfarosen. Hebrejt e Würrtembergut nga nëntori i vitit 1941 u transportuan drejtpërdrejtë me tren nga gjithësej 1000 persona në drejtim të kampeve të përqendrimit në evropen lindore, sidomos Riga, Izbica, Auschwitz dhe Theresienstadt, të cilët gjithashtu u shfarosen sikurse hebrejt e Badenit.

Ne Grafeneck te Münsingen pushtetarët vranë në kuadër të aksionit T4 më shumë se 10 000 pacientë të klinikave psikiatrike nëpër dhoma të gasit. Romët, si p.sh. në Ravensburg, u internuan në të ashtuquajtura "Zigeunerlager" ("Kampe te ciganeve") dhe me fillimin e luftës u deportuan në kampe të përqendrimit me qëllimin e shfarosjes së tyre. Shumë të burgosur të kampeve të përqendrimit në Baden-Vyrtemberg vdiqën nga mundimet e torturat e punës së detyruar. Në Bisingen te Hechingen p.sh. puna e dhunshme u kushtoi 1000 vetave me jetë gjatë tentativës për të përfituar vaj sintetik. Tjerë tee internuar vdiqën gjatë të ashtuquajturave Marsheve te vdekjes, ku pushtetarët tentonin t'i zhvendosnin të internuarit nga kampet e përqendrimit me arritjen e trupave amerikane.

Me Claus von Stauffenberg, i lindur dhe i rritur ne Stuttgart, Hans dhe Sophie Scholl, të cilët fëmijërinë e tyre e kaluan në Forchtenberg, Ludwigsburg dhe Ulm, si dhe me atentatorin e Adolf Hitlerit Georg Elser, i cili jetoi në Ostalb dhe Konstanz, rrënjët e tyre i kishin katër rezistuesit më të fuqishëm gjerman kundër nazismit në Baden-Vyrtemberg.

Shembuj tjerë janë Gertrud Luckner nga Freiburgu, e cila ndihmoi për shpëtimin hebrejeve duke u mundësuar ikjen e sigurt, dhe e cila u arrestua me 1943 dhe u internua në kampin e përqendrimit në Ravensbrück. Georg Lechleiter nga Mannheimi, i cili udhëhiqte një organizatë ilegale të Partisë Komuniste KPD dhe me 1942 u ekzekutua në Stuttgart si dhe Reinhold Frank nga Karlsruhe dhe Fritz Elsabund e Eugen Bolz nga Stuttgarti, të cilët u arrestuan si anëtarë të konsipracionit të datës 20 korrik 1944 dhe u ekzektuan në vitin 1945.

Gjithashtu njihen si rezistues anëtarët e rrethit shkencor ekonomik te Freiburgut Walter Eucken, ipeshku Johannes Sproll, i cili u dëbua me gjithë dioçezen e tij, pasi që ai nuk mori pjesë ne votimin e bashkimit të Austrisë me Gjermaninë, si dhe Robert Bosch, i cili vendosi hebrej dhe grupe tjera të përndjekura në fabrikën e tij.

Përfundimi i luftës dhe pasojat e luftës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nëntor të vitit 1944 qeveria e regjimit Vichy nën komandën e Marshall Pétainit dhe me urdhër të Adolf Hitlerit u zhvendos nga Vichy në Sigmaringen. Nga pikëpamja e nacionalsocialistëve pallati në Sigmaringen mbeti deri në perfundimin e luftës qeveria zyrtare franceze.

Nga bombardimet e trupave aleate në luftën e dytë botërore nuk pësuan të gjitha qytetet ne gjermaninë jugperëndimore njësoj. Gjatë bombardimeve të qytetit Pforzheim vdiqen me 23 shkurt 1945 brenda pak minutave 17 600 njerëz. Shumë rëndë pësuan edhe qytetet Stuttgart, Mannheim, Heilbronn, Friedrichshafen, Freiburg dhe Ulm. Dëmtime të rënda pësuan gjithashtu Karlsruhe, Reutlingen, Sindelfingen, Offenburg dhe Göppingen. Qytete tjera si p.sh. Rottweil, Heidelberg, Baden-Baden, Esslingen, Ludwigsburg, Tübingen, Villingen, Konstanz, Aalen apo Schwäbisch Gmünd mbeten pothuajse të paprekura dhe për këtë shkak i kanë edhe sot qarshitë/qendrat funksionale nga periudha e paraluftes.

Në pranverën e vitit 1945 trupat amerikane dhe franceze i mundën trupat tokësore të Wehrmachtit edhe në Baden-Vyrtemberg. Amerikanët e pushtuan Mannheimin me 29 mars 1945. Stuttgartin e pushtuan trupat franceze me 22 prill 1945. Luftimet e ditëve të fundit të luftës bënë që pjesërisht të shkatërrohen edhe qytetet Crailsheim Waldenburg dhe Freudenstadt.

Rruga drejt Republikës Jugperëndimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjendja deri më 1945
Gjendja në mes viteve 1945-1952

Pas luftës së dytë botërore pjesët veriore të Baden-Vyrtembergut mbetën nën zonën amerikane të pushtimit, pjesët jugore dhe rajoni Hohenzollern në qendër të republikës mbetën nën zonën e pushtimit francez. Ndarja u bë sipas vijave kufitare të qarqeve të mëparshme, ku të gjitha qarqet përgjatë autoudhës (Autobahn) A8 iu dhanë zonës së pushtimit amerikan. Qeveritë e zonave të pushtimit themeluan me 1945/46 shtetet Württemberg-Baden në zonën amerikane si dhe Württemberg-Hohenzollern dhe Baden në zonën e pushtimit francez. Këto shtete u bënë me 23 mai 1949 pjesë e Republikes Federative të Gjermanisë.

Ligji themeltar apo kushtetuta e gjermanisë, (gjerm.: Grundgesetz) parashihte në nenin 29 të saj riorganizimin territorial të gjermanisë në bazë të referendumit. Mirëpo ky nen nuk u zbatua fillimisht per shkak të rezervimit të kompetencave nga fuqitë pushtuese. Për dallim nga ky nen, neni 118 parashihte qe tri republikat jugperëndimore të mund të bënin riogranizimin territorial vetëm me marrëveshje të ndërsjellë. Ky nen bazohej në vendimin e kryeministrave të konferencës së 31 gushtit 1948 në pallatin e gjuetarëve në Niederwald për themelimin e një republike jugperëndimore, e cila ishte mbajtur qysh para fillimit të konsultimeve për kushtetutën e gjermanisë[12]. Në rast se nuk do të mund të arrihej një marrëveshje e tillë, ishte vendosur që themelimi i republikës të rregullohej me ligj të veçantë në kuadër të republikës federale gjermane. Si alternativë vinte në shprehje bashkimi në një republikë jugperëndimore apo restaurimi i Badenit dhe Württembergut si njësi të veçanta (përfshirë këtu edhe njësinë Hohenzollern). Qeveritë e zonave të pushtimit në Württemberg-Baden dhe Württemberg-Hohenzollern ishin për alternativën e parë, pra te bashkimit në republikën jugperëndimore, ndërsa qeveria në zonën e pushtimit në Baden për alternativën e dytë, të restaurimit në njësi të veçanta. Marrëveshja e qeverive për mbajtjen e një referendumi dështoi në çeshtjen e modaliteteve të mundshme të një referendumi. Ligji federal i miratuar me 4 mai 1951 për rregullimin e kësaj çështjeje parashihte ndarjen në katër zona të votimit (Nordwürttemberg, Nordbaden, Südwürttemberg-Hohoenzollern, Südbaden). Bashkimi në një republikë të vetme konsiderohej i vlefshëm, nëse dy të tretat e votuesve të përgjithshëm të katër zonave të votimit votojnë numerikisht pro bashkimit ose nëse tri nga katër zonat e votimit si njësi gjeografike votojnë pro bashkimit. Pasi që votimi pro bashkimit në një republikë të vetme mund të parashihej, meqenëse ishin mbajtur votime testuese në dy zont e Württemebergut, në atë jugor dhe verior, por edhe ne Badenin verior, ky rregullim me ligj e favorizonte bashkimin e ketyre zonave në një republikë të vetme. Qeveria e Badenit jugor për këtë shkak e atakoi këtë ligj para gjykatës kushtetuese federale, mirëpo pa sukses[13].

Para referendumit, i cili u mbajt me 9 dhjetor 1951, kishte dispute të ashpra në mes kundërshtarëve dhe ithtarëve të një republike jugperëndimore. Përfaqësuesit eminent të bashkimit në një republikë jugperëndimore ishte kryeministri i njësisë Württemberg-Baden Reinhold Maier dhe Kryetari i njësisë Württemberg-Hohenzollern Gebhard Müller, përfaqësues kryesorë në kundërshtimin e një republike jugperendimore ishte Kryetari i njësisë Baden Leo Wohleb. Gjatë votimeve qytetarët në dy pjesët e Württembergut votuan me 93% pro bashkimit te republikes, në Badenin verior (Nordbaden) votuan 57% pro bashkimit, ndërsa qytetaret ne Badenin jugor (Südbaden) votuan me 38% pro bashkimit. Kështu në tre nga katër zonat e votimit kishte një shumicë për themelimin e një republike jugperëndimore dhe në këtë mënyrë u hap rruga për krijimin e një republike në jugperendim të vendit. Sikur të kishte qenë votimi i vlefshëm për gjithë Badenin si njësi e vetme, do të kishte rezultuar me 52% kundër bashkimit dhe do të kishte fituar alternativa e restaurimit të republikave Baden dhe Württemberg si republika të veçanta.

Themelimi i Republikes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
50 vjet Baden-Württemberg, pullë postare gjremane për nderë të themelimit 50 vjeçar të republikës Baden-Württemberg

Me 9 mars 1952 u zgjodh një komision kushetutëdhënës. Në mbledhjen e tij me 25 prill 1952 u zgjodh kryeministri i parë. Keshtu edhe zyrtarisht u themelua republika Baden-Vyrtemberg.

"Të nderuar deputet. Sipas nenit 14 pika 4 alinea 2 vërtetohet në këtë moment themelimi i qeverisë së përkohshme, pra të premten me datë 25 prill 1952, në ora 12:30. Me këtë deklaratë bashkohen sipas nenit 11 të Ligjit per riorganizimin territorial shtetet Baden, Württemberg-Baden dhe Württemberg Hohenzollern në një republikë të vetme(...)" [14]

Reinhold Meier (FDP/DVP) themeloi si kryeministër i parë koalicionin në përbërje të partive SPD, FDP/DVP dhe BHE. Pas hyrjes në fuqi të kushtetutës këshilli kushetutëdhënës funksionoi deri më 1956 si parlamenti i parë i Baden-Vyrtembergut.

Emri i republikës së re për një kohë te gjatë ishte cak i mosmarrëveshjeve. Emërtimi Baden-Württemberg në ligjin e përkohshëm të datës 15. mai 1952 ishte paraparë që të ishte i përkohshëm, mirëpo mbeti edhe si i tillë zyrtar për shkak se palët nuk pranuan asnjë propozim të ri. Kushtetua e hyrë në fuqi me 19 nëntor 1953 vetëm u aprovua edhe njëherë dhe u vërtetua nga një referendum që pasoi pas aprovimit në parlament.

Reinhold Meier e përjashtoj partinë CDU në themelimin e qeverisë nga një koalicion i përshpejtuar. Kjo shkaktoj pakënaqësi tek dy pjesët jugore të republikës së re, Südbaden dhe Südwürttemberg-Hohenzollern, të cilat ndiheshin jo mjaftueshëm të përfaqësuara, ashtu u ndje i pakenaqur edhe Gebhard Müller, kryetari i ri i grupit parlamentar të CDU, i cili mospjesmarrjen e partisë së tij në qeverinë e re e përjetoj si fyerje personale. Zgjedhjet federale të datës 6. shtator 1953, të cilat u konsideruan si plebishit mbi politikën e tij, i sollën partisë së tij në Baden-Vyrtemberg shumicën absolute. Reinhold Meier u tregua konsekuent dhe dha dorëheqje si kryeministër i Baden-Vyrtembergut. Pasardhës i tij u bë Gebhard Müller, i cili e formoi qeverinë e re nga një koalicion gjithëpërfshirës në përbërje të partive CDU, SPD, FDP/DVP dhe BHE, e cila qëndroi deri më 1958. Pasardhës i Müllerit u bë Kurt Georg Kiesinger dhe me këtë kryeministër i tretë i republikës Baden-Vyrtemberg.

Zgjedhjet e sërishme në Baden

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kundërshtarët e bashkimit në Baden nuk e dorëzuan betejen kundër themelimit të republikës jugperëndimore as pas vitit 1952. Të organizuar në lidhjen atdhetare "Badnerland", ata përpiqeshin për rigjallërimin e Badenit. Artikulli 29 i Kushtetutës Gjermane parashihte që në territore, përkatësia e të cilave ishte ndryshuar pa referendum, që të mundësohej riorganizimi territorial i tyre përmes peticioneve. Pasi hyri në fuqi ky pasazh me nënshkrimin e kontratës gjermane me 1955, lidhja atdhetare "Badnerland" bëri kërkesë për peticion për rithemelimin e Badenit në kufijtë e tij të vitit 1945. Ministria e Punëve te Brendshme e refuzoj këtë kërkesë ndër të tjera për arsye se republika e re ishte themeluar përmes referendumit. Ne akuzën që pasoj para Gjykatës Kushtetuese Federale me 1956 lidhja atdhetare Badnerland mori të drejtë përmes vendimit të gjykatës[15]. Gjykata në vendimin e saj argumentoj, se referendumi i vitit 1951 nuk kishte qenë referendum në kuptimin e Artikullit 29 të Kushtetutës Gjermane, pasi që popullata në numër më e madhe Vyrtembergut dhe e Hohenzollern kishte mund ta mbivotonte popullatën numerikisht të nënshtruar te Badenit. Vullneti i popullatës së Badenit ishte anashkaluar për arsye të zhvillimeve politiko-historike, prandaj peticioni sipas Artikullit 29 të Kushtetutës Gjermane do te lejohej, argumentonte gjykata në vendimin e saj.

Gjykata Kushtetuese Federale në vendimin e saj nuk caktojë afat për mabajtjen e referendumit, për çfarë ai vazhdimisht prolongohej. U deshtë një vendim i mëtutjeshëm i Gjykatës Kushtetuese Federale më 1969, e cila përmes vendimit të saj urdhëroj një afat për mbajtjen e referendumit deri më 30. qershor 1970. Ai u mbajt përfundimisht me 7. qershor 1970 dhe si rezultat kishte 81,9% pro qëndrimit te Badenit në republikën e përbashkët Baden-Vyrtemberg. Pjesëmarrja në referendum ishte 62,5%.

Refuzimi i peticionit e hapi rrugën për ndarjen e re adiministrative të republikës se re. Me 1971 u iniciua një reformë territoriale në Qarqe dhe Rajone e cila me 1973 hyri ne fuqi. Që nga atëherë në hartën e republikës se re pothuajse nuk vërehen ndarjet kufitare të ish republikave.

Zhvillimet demografike në Baden-Vyrtemberg

Zhvillimi demografik në Baden-Vyrtemberg në mes viteve 1950 e 2008 në përgjithësi karakterizohet me ngritje të vazhdueshme të popullsisë[16]. Në vitet e '50ta të shekullit të kaluar popullsia u rrit me rreth 1,3 milionë banorë. Edhe në vitet e '60ta popullsia u rrit me rreth 1,2 milionë banorë. Me 1971 numri i popullsisë e kaloj shifrën prej 9 milionë banorëve. Në anën tjetër vitet e '70ta ishin të karakterizuara me një stagnacion në aspektin e rritjes së popullsisë.

Para së gjithash në dhjetëvjeçarin nga viti 1977 deri më 1987 zhvillimi i numrit të popullsisë mbeti në pikën e njëjtë dhe pa lëvizje të theksuar. Një zvogëlim i fillim viteve të '80ta u rikpuerua, mirëpo në dhjetë vitet që pasuan pas vitit 1977 numri i popullsisë u rrit në përgjithësi me vetëm 165 000 banorë në gjithësej rreth 9,3 milionë banorë. Me perfundimin e luftës së ftohtë dhe me dyndjen e njerëzve nga evropa qëndrore dhe lindore ky numër ndryshoj ndjeshëm.

Njëzet vjetët nga viti 1988 deri më 2008 u karakterizuan përsëri me një ngritje të vazhdueshme të numrit të popullsisë. Gjatë kësaj periudhe numri i popullsisë u rrit me rreth 1,5 milionë banorë. Me 31. mars 2011 u regjistrua gjendja më e lartë në aspektin demografik me 10.754.995 banorë. Në vitet 1990 e 1991 numri i popullsisë u rrit me nga 200 000 banorë për secilin vit përkatës.

Në përgjithësi në 50 vite në mes viteve 1952 e 2002 popullsia e Baden-Vyrtembergut u rrit me rreth 4 milionë banorë nga 6,7 milionë në 10,7 milionë banorë dhe paraqet nje nje ngritje prej rreth 60%. Në vitet 2008 e 2009 kishte një rënie të lehtë të numrit të popullsisë në Baden-Vyrtembergun e karaterizuar me rritje të popullsisë. Deri më tani popullsia është zvogëluar me më së shumti tri vite radhazi. Megjithatë Enti Statistikor i Republikës prognozon një rënie të popullsisë prej 3,5% deri në vitin 2030 në gjithësej rreth 10,3 milionë banorë[17].

Në një studim të quajtur "Udhërrëfyes Komune" i fondacionit Bertelsmann nga viti 2011 prognozohet një rënie e numrit të popullsisë në Baden-Vyrtemberg prej 0,4% deri në vitin 2030 (nisur nga viti 2009), me çfarë Baden-Vyrtemberg do të ishte republika në vendin e dytë pas republikës së Bavarise sa i përket qëndrueshmërisë së numrit të popullsisë[18]

[19]

Viti Numri i popullesise
1871 3.349.409
1900 4.107.325
1933 5.185.618
1950 6.430.225
1960 7.726.859
1970 8.895.048
1980 9.258.947
1990 9.822.027
2000 10.524.415
2010 10.753.880

Ne stemën e Baden-Vyrtembergut janë të shfaqur tre luanë në hap në prapavi me ngjyrë të artë. Kjo është stema e fisnikerisë së Stauferve dhe e dukëve të Schwabenit[20]. Mbi stemën kryesore (stema e madhe) të republikës gjenden gjashtë stemat e rajoneve historike mbi bazën e të cilave është formuar republika e Baden-Vyrtembergut. Këto janë: Vorderösterreich (mburojë e ndarë në bardhë-kuq-bardhë), Kurpfalz (luani në ngritje), Württemberg (tre brinjë të drerëve), Baden (shtyllë e tërthortë), Hohenzollern (katrorë bardhë e zi) dhe Franken (tri maje të mprehta në prapavi të kuqe). Kurse stemat e Badenit dhe Vyrtembergut janë te shfaqura në madhësi më të lartë. Në mburojë është e paraqitur shqiponja e Badenit dhe dreri i Vyrtembergut. Mbi stemën e vogël të republikës në vend të stemave të rajoneve historike është e vendosur kurora.

Tre luanët nga stema e republikës janë në formë të ndryshuar edhe në të ashtuquajturën vulën e Baden-Vyrtembergut. Ajo mund të përdoret në veprimtarinë tregtare, federative dhe publicistike, për ta shprehë afërsinë me republikën e Baden-Vyrtembergut. Mirëpo vula nuk mund të përdoret si element i vetëm ose qendror logove të ndërmarrjeve. Përdorimi i stemës së republikës është i lidhur me dhënien e pëlqimit nga organet kompetente dhe parimisht u lejohet vetëm organeve publike ta përdorin[21]

Flamuri shtetëror e ka ngjyrën e zezë dhe të artë; Flamuri i shërbimeve diplomatike e përmban gjithashtu edhe stemën e vogël të republikës në të .

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësitë administrativë të vetëqeverisjes në Baden-Vyrtemberg

Baden-Vyrtembergu që nga 1. janari 1973 është i ndarë në katër njësi administrative vetëqeverisëse, dymbëdhjetë rajone (me nga një asociacion rajonal për secilin rajon) si dhe në 35 njësi rurale dhe nëntë njësi urbane.

Njësitë administrative dhe rajonet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Karlsruhe me rajonet Mittlerer Oberrhein, Nordschwarzwald, Rhein-Neckar
  • Stuttgart me rajonet Heilbronn-Franken, Ostwürttemberg, Stuttgart
  • Freiburgu me rajonet Hochrhein-Bodensee, Schwarzwald-Baar-Heuberg, Südlicher Oberrhein
  • Tübingen me rajonet Bodensee-Oberschwaben, Donau-Iller, Neckar-Alb

Njësitë urbane dhe rurale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësitë urbane dhe rurale në Baden-Vyrtemberg

Në republikë gjenden këto nëntë njësi urbane (në kllapa targat përkatëse të automjeteve):

35 njësitë rurale janë:

Pjesë e Qarkut të Konstanzes është edhe eksklava Büssingen am Hochrhein në afërsi të Shafhausenit dhe është tërësisht i rrethuar nga territori zvicran.

Qarqet janë bashkuar me 1956 në Kuvendin e qarqeve të Republikes së Baden-Vyrtembergut.

Landi i Baden-Vyrtembergut ndahet në gjithësej 1101 Komuna si dhe në dy çifligje të pabanuara pa përkatësi komunale, atë të Münsingenit (Mynsingen) dhe Rheinau.

Dendësia e banorëve për 1km² sipërfaqe sipas komunave

Të drejtat dhe detyrimet e komunave rregullohen me kushtetutën e landit të Baden-Vyrtembergut (§§ 69-76) si dhe me ligjin për administrimin e komunave (Gemeindeordnung Baden-Württemberg, shkurt: GemO). Në § 1 GemO komunat përshkruhen si bazë dhe nyje e shtetit demokratik, dhe pjesëmarrja në [...] administrim të komunës" si e drejtë dhe detyrim e banorëve te komunës.

Në § 7 GemO si territor komunal definohet tërësia e parcelave tokësore të cilat i përkasin komunës. Kjo njësi e parcelave është e dokumentuar si njësi kadastrale në librin kadastral. Për më tepër është e përcaktuar, që të gjitha parcelat në Baden-Vyrtemberg duhet të jenë pjesë e një komune, mirëpo arsye të veçanta mund ta justifikojnë mospërfshirjen brenda një njësie komunale. Të tilla parcela pa përkatësi komunale ekzistojnë dy ne Baden-Vyrtemberg në dy territore të pabanuara dhe pa përkatësi komunale - çifligu Münsingen dhe prona jokomunale Rheinau.

Pas qyteteve të mëdha të landit, qytetet me madhësi të mesme janë Ludwigsburg, Esslingen, Tübingen, Villingen-Schwenningen dhe Konstanz.

Në § 3 GemO si tip të veçantë të komunave përmendën qytetet qarqe (Stadtkreise) dhe qytetet qarqe të zgjeruara (Große Kreisstädte). Ato dallohen nga komunat përmes marrjes së tërësishme ose të pjesshme të detyrave administrative për qarkun. Në Baden-Vyrtemberg janë të themeluara nëntë komuna si qytete qarqe dhe 91 komnuna si qytete qarqe të zgjeruara.

Reforma territoriale e përmendur në § 8 GemO ka si pasojë përfundimin e pavarësisë politike përmes bashkimit/integrimit ose themelimit të territoreve komunale. Ndryshime të shumta territoriale u ndërmorën nën arsyetimin e reformës territoriale gjatë viteve të '70ta.

Zgjedhjet komunale, të cilat mbahen çdo pesë vjetë, u mbajtën herën e fundit me 25. mai 2014. Në zgjedhjet paraprake në janar 2009 u zgjodhën 18.233 këshilltarë komunal dhe 1960 këshilltarë të qarqeve[22]

Kryeministri është udhëheqës i Qeverisë së Landit të Baden-Vyrtembergut, e cila përbëhet nga nëntë ministra dhe sekretar shtetëror si dhe këshilltarë shteteror nderi. Kryeministrat nga vitit 1952 janë si në vijim:

Kryeministri Kretschmann gjatë një fjalimi në parlamentin e landit Baden-Vyrtemberg
Kryeministrat e landit Baden-Vyrtemberg nga viti 1952
Nr. Emri Të dhënat jetësore Partia Fillimi i mandatit Mbarimi i mandatit
1 Reinhold Maier 1889–1971 FDP/DVP 25. prill 1952 7. tetor 1953
2 Gebhard Müller 1900–1990 CDU 7. tetor 1953 17. dhjetor 1958
3 Kurt Georg Kiesinger 1904–1988 CDU 17. dhjetor 1958 16. dhjetor 1966
4 Hans Filbinger 1913–2007 CDU 16. dhjetor 1966 30. gusht 1978
5 Lothar Späth 1937–2016 CDU 30. gusht 1978 13. janar 1991
6 Erwin Teufel * 1939 CDU 13. janar 1991 29. prill 2005
7 Günther Oettinger * 1953 CDU 29. prill 2005 9. shkurt 2010
8 Stefan Mappus * 1966 CDU 10. shkurt 2010 11. mai 2011
9 Winfried Kretschmann * 1948 Grüne 12. mai 2011 (–)

Baden-Vyrtembergut në aspektin politik është e karakterizuar me një qëndrim qytetar konzervativ, në relacion me tjerat lande, partitë CDU dhe FDP janë realtivisht të fuqishme dhe kanë formuar më së shpeshti qeveritë e landit. Nga ky aspekt partia SPD e kishte vazhdimisht një gjendje të rëndë poitike në Baden-Vyrtemberg, rezultatet e saj në zgjedhje qëndronin vazhdimisht nën mesatare në rrafshin federativ. CDU deri me 2011 ishte vazhdimisht partia më e fuqishme, ndërsa për FDP Baden-Vyrtemberg paraqet republikën e vetme në gjermani në të cilën ajo nuk ka dështuar asnjëherë në pragun zgjedhor të 5%shit.

Që nga vitet e '80ta Baden-Vyrtemberg është bastion i partisë së gjelbër Bündnis 90/Die Grünen, e cila është themeluar në Karlsruhe dhe rezultatet e së cilës kanë qëndruar vazhdimisht mbi mesataren krahasuar me republikat tjera në rrafshin federativ. Hyrja e tyre në parlamentin e landit më 1980 ishte njëkohësisht hyrja e tyre e parë në një parlament të landeve në përgjithësi. Me fitoren e zgjedhjeve me 2011 ne Baden-Vyrtemberg, partia e gjelbër B90/die Grünen paraqesin kryeministrin e parë në një land nga kjo parti. Derisa nga viti 1953 deri me 2011 CDU çdoherë e paraqite kryeministrin, partitë si FDP/DVP dhe SPD herë pas here ishin pjesëmarrëse në qeverisje përmes koaliconeve me partinë CDU. Gjatë viteve të '90ta Partia Republikane ishte e përfaqësuar në parlamentin e landit, me 1992 me 10,9% perkatesisht ne vitin 1996 me 9,1%, në këtë land ata e kishin fluksin më të madhë të zgjedhësve krahasuar me landet tjera. Para tyre në parlamentin e landit ishte e perfaqesuar partia e ekstremit të djathtë NPD (Partia Nacionaldemokratike Gjermane) me 9,8% të numrit te zgjedhësve. Ne asnjë land të gjermanisë perëndimore nuk perfituan partitë e djathta radikale më shumë vota se në Baden-Vyrtemberg.

CDU në të gjitha zgjedhjet parlamentare nga viti 1972 deri me 1988 e fitoj çdoherë shumicën absolute të votave. Me rastin e daljes nga Partia SPD të anëtarit Ulrich Mauer me 27. qershor 2005 dhe hyrjes së tij në Wahlaternative Arbeit & soziale Gereichtigkeit - WASG (sq. Alternativa Zgjedhore Pune dhe Drejtesi Sociale) ajo ishte e përfaqësuar që nga 1. korriku në parlamentin e landit. Stefan Mappus u zgjodh me 10. shkurt 2010 si kryeministër, por e humbi shumicën qeverisëse në përbërje të koalicionit të zi e të verdhë (Koalicioni CDU - FDP) pas zgjedhjeve parlamentare të landit me 2011. CDU'ja pësoj kështu rezultatin e dytë më të dobët në historinë e saj në Baden-Vyrtemberg, FDP'ja mezi e kaloj pragun zgjedhor me 5,3%. Partia e gjelbër B90/Die Grünen e arriti me 24,2% rezultatin e saj më të mirë në rrafshin e landeve. SPD'ja pësoj rezultatin e saj më të keq me 23,1% dhe hyri në koalicion me partinë e gjelbër B90/Die Grünen.

Perfaqesia e landit Baden-Vyrtemberg pranë organeve federative në Berlin

Landi Baden-Vyrtemberg i udhëheq dy përfaqësi jashtë landit të vet. Që nga viti 1954 egziston një përfaqësi e saj pranë organeve federative në Berlin, e cila e kishte selinë nqe kryeqytetin e moçëm të Bonnit deri në transferimin e Qeverisë Federative për në kryeqytetin federativ të Berlinit. Në vitin 1987 iu shtua përfaqësia e dytë, tani pranë organeve të Bashkimit Evropian, e cila funksionon si nyje në mes landit Baden-Vyrtemberg dhe Bashkimit Evropian.

Baden-Vyrtembergu dhe prefektura japoneze Kanagawa mbajnë partnertitet bilateral që nga vitit 1989. Brenda evropes Baden-Vyrtembergu sbashku me rajonet e Katalonisë, Lombardisë dhe Rhône-Alpes formojnë grupin punues katër motorë për evropen (de. vier Motoren für Europa).

Përmes platformës service-bw qytetarët e Baden-Vyrtembergut posedojnë një platformë të qeverisjen elektronike E-Government. Me Sistemin e Informacionit Ambiental Baden-Vyrtemberg posedon një sistem personal informativ, permes te cilit mund te monitorohen dhe kontrollohen rezultatet në mënyrë aktuale të ajrit, të liqenit Bodensee, përcjellje të motit, informata gjeologjike si dhe posedon një sistem informativ për uje, ndotje, tokë, mbeturina dhe mbrojtje në punë, të cilat janë te qasshme për qytetarët.

Stuttgart-Untertürkheim me fabrikat e korporatës Daimler-Mercedes-Benz AG.

Baden-Vyrtemberg është një ndër rajonet evropiane me fuqinë ekonomike më të madhe dhe më konkurruese. Veçanërisht në fushën e teknologjisë së zhvilluar industriale si dhe në hulumtim dhe zhvillim shkencor Baden-Vyrtemberg konsiderohet si rajoni më inovativ në Bashkimin Evropian.[23] Fuqia e saj në fushën e hulumtimit shkencor pasqyrohet edhe në shpenzimet për Hulumtim dhe Zhvillim, të cilat deri në vitin 2005 përbënin 4,2% të ardhurave të prodhimit bruto të brendshëm, që paraqet njëkohësisht vlerën më të lartë në krahasim me të gjitha rajonet e Bashkimit Evropian.[24][25]

Në krahasim me prodhimin bruto të brendshëm, Baden-Vyrtemberg konsiderohet gjithashtu ndër rajonet më të pasura të Bashkimit Evropian me një indeks prej 129 (mesatarja në gjithë BE'në: 100, mesatarja gjermane: 116).[26] Pas Hamburgut dhe Bavarise, Baden-Vyrtemberg zë vendin e tretë sipas fuqisë blerëse me 22.115 € të ardhura për kokë banori.[27] Shifra e të papunëve qëndron në nivel prej 3,7% (mai 2016).[28] Në rajonet rurale tradicionalisht shifra e të papunëve është më e ulët se sa në qytete. Kësisoj në rrethin Biberach shifra e të papunëve në korrik 2014 qëndronte në vetëm 2,5%, në rrethin Bodensee në 2,6% të papunë, në rrethin Alb-Donau shifra e të papunëve qëndronte në 2,7%, derisa në qytetet Mannheim shifra e të papunëve qëndronte te 6,1%, në Heilbronn në 6,2% dhe veçanërisht në Pforzheim ajo qëndronte mbimesatarisht lart në 7,6%. Rreth 50 000 banorë të Baden-Vyrtembergut e kalojnë rregulisht kufirin për të punuar në Zvicren fqinje.[29]

Afish nga një kampanjë reklamuese e landit Baden-Vyrtemberg me slloganin Ne i dijmë të gjitha. Përpos gjermanishtes standarde - në aludim të dialektet rajonal.

Që nga viti 1999 landi i Baden-Vyrtembergut bënë reklamë për vetveten me slloganin "Ne i dijmë të gjitha. Përpos gjermanishtes standarde" - në rreshtin e parë në aludim të fuqisë ekonomike dhe inovative të vendit, ndërsa në rreshtin e dytë në aludim të dialektit rajonal, i cili është ende shumë prezent në Baden-Vyrtemberg. Qëllimi i kësaj reklame, e cila është konsideruar shumë e suksseshme, është që t'i vetëdijësoj investitorët për fuqinë ekonomike të Baden-Vyrtembergut, ndërsa turistët me specifikat kulturore, gjeografike dhe gastronomike të vendit. Sllogani është zbuluar nga agjensioni reklamues Scholz & Friends dhe fillimisht i ishte ofrura landit të Saksonisë, e cila e refuzoj përdorimin e saj.[30]

Qendrat më kryesore të punëdhënies[31]
Vendi i punës Nr. i të
punësuarve
nga 30. qershori 2012
Ndryshimi në
Përqindje
nga 30. qershori 2007
Numri i udhëtarëve nga periferia drejt qendrave të punësimit
30. qershori 2012
Dendësia e vendeve të punës
Stuttgart 359.817 +5,65 +142.934 932
Mannheim 170.843 +7,59 +63.423 902
Karlsruhe 163.521 +7,68 +60.708 852
Freiburg im Breisgau 107.888 +10,03 +39.246 760
Ulm 84.825 +8,02 +40.671 1.113
Heidelberg 82.246 +8,80 +38.937 805
Heilbronn 63.321 +6,54 +19.326 879
Sindelfingen 56.379 −0,02 +33.701 1.507
Pforzheim 51.124 +4,98 +9.371 727
Reutlingen 48.948 +2,82 +8.700 702

Tabela: Numri i të punësuarve për 1000 banorë nga mosha 18 deri 64 vjec; Shifrat e 9. mait 2011 sipas censusit të vitit 2011.[32]

Vendi posedon kushte jashtëzakonisht të larmishme për kultivimin e bujqësisë (krahaso seksionin e Gjeografisë). Në rezultat rajonet e ultësirave dhe të pellgjeve sikurse rrafshi i Oberrheinit (Oberrhein-Tiefland), lugina e Neckarit (Neckartal) ose edhe rajoni i liqenit Bodensee janë vende shumë të favorshme për kultivimin e bujqësisë. Në këtë hapësirë perkrah agrikulturës punohen edhe kultura intenzive sikurse mbjellja e pemëve dhe vreshtave. Pjesa dërmuese e vendit është e karakterizuar nga lartësira të mesme, të cilat janë shumë të pershtatshme për mbjelljen e drithërave e që shpesh herë hasen afër kultivimit të barishtave dhe foragjereve në këto hapësira. Kushte klimatike të papërshtatshme për të mbjellura paraqiten në lartësira të larta si ato të Schwarzwaldit, Schwäbische Alb dhe në rajonin Baar. Në këto rajone zakonisht kultivohen foragjeret, mbajtja e bagëtive në barishta të hapura si dhe pylltaria.

Vreshtari skaj Schwarzwaldit

Ndryshimi i përgjithshëm strukturor i bujqësisë, drejtimi i saj në ndermarrësi dhe intezivimi i prodhimtarisë po realizohet në Baden-Vyrtemberg me një vonesë të vogël - për shkak të hapësirave të vogla bujqësore - me ritme njëtrajtëshe. Indikator për këtë janë p.sh.

  • Ulja e numrit të ndërmarrjeve bujqësore: më 1971 egzistonin 215.430 ndërmarrje bujqësore, më 2007 ato ranë në vetëm 47.059 sish[33];
  • Zgjerimi i mesatares së hapësirave përpunuese të ndërmarrjeve: më 1949 ndermarrjet bujqësore dhe ato të pylltarisë posedonin mesatarisht nga 4,9 hektarë tokë, në vitin 2005 mesatarja ishte 23,9 hektarë (krahasuar me landet e tjera mesatarja më e ulët)[34].
  • Kalimi i marrëdhënieve të punesimit nga të punësuar në ndërmarrje me të ardhura primare në ndërmarrje me të ardhura sekondare: më 1949 ishin të regjistruara 251.000 ndërmarrje më të ardhura kryesore dhe 141.000 me të ardhura dytësore; në vitin 2005 u regjistruan 19.900 ndërmarrje me të ardhura primare dhe 35.400 ndërmarrje me të ardhura sekondare.
  • Ulja e numrit të punësuarve në sektorin e bujqësisë: shifra absolute e të punësuarve në sektorin e bujqësisë në Baden-Vyrtemberg pësoj ngritje deri në vitin 1925 dhe zbriti pastaj ngadalë, prej viteve 1950 më pas ky numër filloj të zbres me ritme të shpejta derisa në vitin 2005 në këtë sektor punonin vetëm 100.000 të punësuar, që do të thotë se vetëm 2% e të punësuarve në vend janë të punësuar në këtë sektor.

Industria prodhuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sektori i industrisë dhe prodhimtarisë punëson në 8.600 ndërmarrje rreth 1.2 milionë njerëz, gjë që paraqet 38,3% të punësuarve. Kështu Baden-Vyrtemberg është landi me më së shumti të punësuar në industri dhe me pjesëmarrjen më të lartë të industrisë në bruto prodhim e brendshëm.[35] Aftësia konkurruese jashtëzakonisht e lartë e Baden-Vyrtembergut në nivel ndërkombëtarë favorizohet në masë të madhe përmes sukseseve të larta në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit shkencor (3,4% të bruto prodhimit të landit shkojnë në hulumtim dhe zhvillim shkencor).[36]

Automobili i parë i prodhuar në histori, i zbuluar në Mannheim nga Carl Benz i lindur në Karlsruhe

Tri degët më të rëndësishme të punësimit në sektorin e industrisë dhe prodhimtarisë janë:

  • Industria e prodhimit të makinerisë, e cila është e përfaqësuar me shumë ndërmarrje në Baden-Vyrtemberg (si p.sh. Trumpf, Heidelberger Druckmaschinen, Festo, Voith, Liebherr, Putzmeister, SEW);
  • Prodhimi i automobilave: Baden-Vyrtembergu është qendra e industrisë së prodhimit të automobilave (Daimler AG, Robert Bosch GmbH, Audi, Smart, Iveco Magirus, ZF Friedrichshafen, LuK) me seli ne Stuttgart, Sindelfingen, Neckarsulm, Mannheim, Rastatt, Gaggenau, Bühl (Baden), Ulm, Friedrichshafen dhe Weissach;
  • Prodhimi i produkteve metalike (si p.sh. Wieland-Werke AG in Ulm)

Në Schwarzwald më parë ishte e përqendruar industria e mekanikes së imët, në veçanti ajo e prodhimit të orëve dhe më vonë e elektronikës argëtuese (Junghans, Kienzle, SABA, Dual). Në Schwäbische Alb ishte dhe është e një rëndësie të veçantë dhe e përqendruar kryesisht industria e tekstilit (Hugo Boss, Trigema, Steif, etj)

Rafineria e naftës në Karlsruhe është e dyta më e madhe në Gjermani. Ne qytezën Walldorf selinë e saj e ka SAP, ndërmarrja më e madhe në Evropë për prodhimin e programeve softuerike. Në Baden-Vyrtemberg p.sh. janë zbuluar programe softuerike të tilla si VirtualBox, TeamSpeak, TeamViewer, etj. Gjithashtu me ndërmarrjen Lexware është e përqendruar një ndërmarrje tjetër e rëndësishme në prodhimin e programeve softuerike në Baden-Vyrtemberg, e cila është e njohur kryesisht për zhvillimin e programeve dhe zgjidhjeve që ofron për industrinë e tregtisë.

Në Baden-Vyrtemberg ndodhen dy termocentrale bërthamore, termocentrali Philippsburg dhe termocentrali Neckarwestheim. Një termocentral i tretë bërthamor në Obrigheim është pushuar nga funksioni me 2005. Me 2011 blloqet më të moçme të termocentraleve bërthamore në Philippsburg dhe Neckarwestheim janë pushuar poashtu nga prodhimi. Që nga atëherë funksionojnë vetëm edhe dy blloqe bërthamore me një kapacitet prej gjithësej 2868 megavat orë energjie.

Lumenjtë e landit janë te pajisur me një varg hidrocentralesh. Në mes të viteve 1970 u ndërtua hidrocentrali në lumin Rhein në Iffezheim. Me 2013 janë rrite kapacitetet e tij dhe që nga kjo kohë është hidrocentrali me kapacitetetin më të madhë prodhuese në gjermani.

Parku i energjisë së ripërtërishme përmes turbinave të erës në komunën Simmersfeld në Schwarzwaldin verior është më i madhi i llojit të vet në gjermani.

Kulla e emetimet ne Stuttgart e transmetuesit publik Südwestrundfunk

Në Baden-Vyrtemberg afër 50 shtypshkronja në bazë ditore i shtypin mbi 220 gazeta ditore të ndryshme me një kapacitet prej më shumë se dy milionë botimeve.[37] Në sektorin e gazetarisë ekzistojnë më shumë se 17 gazeta lokale. Numrin më të lartë të botimeve (së paku 80.000 ekzemplarë në ditë) i kanë gazetat: Mannheimer Morgen, Badische Zeitung, Badische Neueste Nachrichten, Rhein-Neckar Zeitung, Heilbronner Stimme dhe Stuttgarter Zeitung. Shumica e gazetave lokale të dhënat kryesore i marrin nga gazetat me fushëveprim rajonalë.

Mbi 500 shtypshkronja në Baden-Vyrtemberg i shytpin çdo vit mbi 10.000 botime të reja.[37] Shumë ndërmarrje tradicionale si p.sh. Shtypshkronja Ernst Klett, shtëpia botuese Georg von Holtzbrinck ose shtëpia botuese Hüthig Jehle Rehm e kanë selinë kryesore Baden-Vyrtemberg. Gjithashtu në Offenburg selinë e ka ndërmarrja mediale Hubert Burda Media, e cila është një nder koncernet më të mëdha në gjermani në këtë lëmi dhe e cila gëzon një rëndësi të madhe edhe në nivel ndërkombëtarë.

Bibliotekat më të rëndësishme shkencore të vendit janë biblioteka kombëtare e landit Vyrtemberg[38] (Württembergische Landesbibliothek) dhe biblioteka kombëtare e landit Baden.[39] (Badische Landesbibiliothek). Gjithashtu në 800 bibliotekat komunale gjenden afër 16 milionë mediume.[40] Kësaj i shtohen edhe disa qindra (së paku 591 sish) bibiloteka kishtare.[41]

Televizioni publik shfaqet përmes transmetuesit publik Südwestrundfunk, i cili gjitashtu udhëheq edhe orkestra të saj, të cilat janë dominuese në Evropë në fushëveprimtarinë e tyre: të tilla janë simfonia orkestrale Baden-Baden dhe Freiburg, radiosimfonia orkestrale Stuttgart, ansambli vokal SWR Stuttgart dhe SWR Big Band Stuttgart.

Në fushen e radiotransmetimit privatë operojnë 13 radiotransmetues lokal dhe tri radioprograme që perfshijne tri rajonet kryesore të vendit (Radio Regenbogen, Antenne 1 dhe Radio 7) dhe një radio mbiregjional për moshatarë të rinjë (bigFM). 12 radiotransmetues privat jokomercial, si p.sh. Bermudafunk, Querfunk ose radioaktiv dhe 5 radio edukative e plotësojnë edhe më tej ofertën.[42]

Programet BWeins, HD-Campus-TV dhe Sport të transmetuesit Baden TV ofrojnë programe private në nivel të landit. Përtej kësaj ekzistojnë edhe 14 transmetues televiziv lokal, si p.sh Rhein Neckar Fernsehen, Regio TV Schwaben apo RTF.1 Neckar Alb. Tetë transmetues të televizionit privat emetojne nga landi i Baden-Vyrtembergut.[43]

Kalaja Hohenzollern
Qyteti i Heidelbergut me kalanë, urën dhe çarshinë mesjetare
Kazino në Baden-Baden, i njohur si qytet i banjave shëruese dhe magnet për shumë pasanik nga e gjithë bota

Në fushën e turizmit çdo vit numërohen rreth 49 milionë bujtje.[44] Industria e turizmit, e karakterizuar nga ndërmarrje të mesme, kontribuon me 5% në bruto prodhimin e brendshëm të vendit. Turizmi i ofron afër 200.000 vende të punës dhe 8.000 vende për zanate. Pasi që vendet e punës jane të lidhura me qendrat e turizmit, ato konsiderohen realtivisht të sigurta.

Schwarzwaldi është rajoni më i rëndësishëm për rekreacion në gjithë Baden-Vyrtembergun dhe vendi më i vizituar malor ne gjermani.[45] Ky rajon është i njohur para së gjithash për luginat e saj romantike, mullinjtë, shtëpitë karakteristike të Schwarzwaldit si dhe si vendlindja e orëve karakteristike të murit me zog këndues. Poashtu si rajon është i preferuar si destinacion për ecje në këmbë (hiking) për shkak të rrjetit të mirë të rrugëve për ecje në këmbë. Përreth Feldbergut, maja më e lartë në Schwarzwald me 1493 m lartësi mbidetare, turizmi dimëror këtu e ka një traditë të gjatë.

Liqeni Bodensee me vargjet e alpeve në prapavijë është poashtu distinacion turistik i frekuentuar, i cili shërben edhe si destinacion për rekreacion për zonat urbane përreth; përmes muzeut të ndërtimeve në shtylla mbi ujë Unteruhldingen si dhe manastirit në ishullin Reichenau, i cili është trashëgimi botërore e regjistruar në UNESCO, hasen gjurmë të epokave të ndryshme historike të cilat mund të vizitohen. Në afërsi të liqenit numrin më të madhë të turistëve e kanë ishulli i luleve Mainau si dhe qytetet e moçme Konstanz dhe Meerseburg. Jo fort larg rajonit Bodensee gjenden parqet kombëtare Obere Donau dhe Oberschwaben me qytezat e moçme perandorake Biberach an der Rieß dhe Ravensburg.

Rajoni Allgäu në Vyrtemberg tërheq shumë turistë përmes peizazhit të tij dhe mundësive të shumta për ecje në këmbë, njësoj sikurse parku kombëtar i quajtur Schwäbisch-Fränkischer Wald, që gjendet më në veri. Rajoni Schwäbische Alb është i njohur për shkak të qytezave të tij romantike, natyrës së tij me shkurre, malet e zgjeruara, shpellave, kalave e pallateve, si p.sh Kalaja Hohenzollern, Pallati Lichtenstein, Pallati Sigmaringen. Baden-Vyrtembergu i ka rreth 60 banja shëruese dhe kuruese, veçanërisht në rajonet Schwarzwald dhe Oberschwaben.

Pika tërheqëse për turistët janë qyteti banjë Baden-Baden me kazinon e tij të njohur, qyteti i vjetër i Heidelbergut (me kala dhe çarshi të vjetër) i karakterizuar me popullatën e tij akademike, Freiburg im Breisgau (me katedralen dhe përrocken e njohur në qendër) dhe Tübingen skaj malit idilik Schönbuch, i njohur edhe për gondolat në lumin e tij); gjithashtu atraktive për turizëm janë qytetet perandorake Esslingen am Neckar, Reutlingen, Ulm me majën më të lartë në botë të kishës dhe kryeqyteti i landit Stuttgart i gjendur relativisht në qendër të vendit me parqet zoologjike dhe botanike të quajtur Wilhelma, me galerinë kombëtare dhe muzeumet automobilistike të Mercedesit dhe Porsches

Parku i quajtur Europa-Park në Rust në badenin jugor është parku më i madhë i lodrave në gjermani dhe tërheq mysafirë nga e gjithë bota.

E popullarizuar është kuzhina dhe verërat nga rajonet e Badenit dhe Vyrtembergut. Në Beiersbronn në Schwarzwald gjenden dy restorante (Schwarzwaldstube dhe Restaurant Bareiss) të cilat janë të klasifikuara me nga tre Yje te Michelinit, vlerësim që jepet çdo vit nga revista prestigjioze ndërkombëtare për turizëm Guide Michelin.[46] Ne Baden-Vyrtemberg gjenden gjithesej 74 lokale te shperbylera me Yjet te Michelinit.[47]

Ura në luginën Kochertal në rajonin Hohenlohe është ura më e lartë e gjermanisë me një lartësi prej 185 metra
Projekti Stuttgart 21
Harta e aeroporteve dhe pistave të aderimit në Baden-Vyrtemberg

Autoudhët më të rëndësishme në drejtim veri-jug janë ajo A5 (nga qyteti Basel deri në Frankfurt mbi Main dhe ajo A81 (nga qyteti Singen përmes qytetit Stuttgart deri në WürzburgBavarisë). Më në lindje të landit Autoudha A7 paraqet një tjetër linjë të rëndësishme rrugore në drejtim veri-jug dhe kalon pothuajse nëpër gjithë territorin e Baden-Vyrtembergut, me perjashtim të kalimit të tij prapa qyeteteve Ulm dhe Ellwangen në territorin e Bavarisë.

Në drejtim lindje-perendim jashtëzakonisht të rëndësishme për komunikacion janë autoudhët A6 (nga qytetet Mannheim e Heilbronn përmes qytezës Crailsheim deri në Nyrëmberg në Bavari dhe ajo A8 (nga qyteti Karlsruhe (përmes qyteteve Stuttgart e Ulm).

Që të dyja transverzalet shtrihen relativisht në veri të vendit, në hapesiren kordinore të jugut mungon ndonjë autoudhë lindje-perendim. Rrugëtimi në këto hapësira përballohet nga rrugët nacionale, si p.sh. rruga nacionale B 31, e cila kalon përmes Schwarzwaldit jugor si dhe në pjesën veriore të liqenit Bodensee dhe cila i lidhë në mes veti autoudhët A5, A81 dhe A96. Kjo e fundit e lidhë pjese më juglindore të vendit. Në pjesën e Hochrheinit në pjesën jugperëndimore të vendit në mes liqenit Bodensee dhe qytetit të Baselit është në ndërtim një autoudhe e re, ajo A98, pjesë të së cilës janë lëshuar pjesërisht për qarkullim.

Autoudhët përreth qyteteve të rëndësishme të Baden-Vyrtembergut në kohët pikë janë të ballafaquara me komunikacion shumë të dendur. Bllokime në qarkullim me kolona në gjatësi deri në 25 Km nuk janë të rralla edhe jashtë sezonit të pushimeve.

Kryqëzimi më i perdorur në Baden-Vyrtemberg është kryqëzimi Stuttgart-Degerloch (i njohur si veja e Echterdingenit), i cili e lidhë autoudhën A8 me rrugën nacionale B27, e cila i ngjason një autoudhe për nga aspekti i ndërtimit dhe shfrytëzimit. Ajo gjendet disa kilometra në lindje të kryqezimit të Stuttgartit dhe qarkullohet çdo ditë nga 170.000 deri në 180.000 vetura.

Gjatësia e autoudhëve në Baden-Vyrtemberg është 1.039 kilometra gjatësi, gjatësia e rrugëve nacionale është 4.410 kilometra. Gjatësia e rrugëve rajonale është 9.893 kilometra, gjatësia e rrugeve lokale është 12.074 kilometra.

Transporti hekurudhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjeti hekurudhor i shoqërisë aksionare DB Netz AG përfshinë një rrjet hekurudhor me një gjatësi prej 3.400 kilometrash, me një gjatësi të shinave prej 6.400 kilometra, 9.500 kilometër gjatësi të ndërrusëve të traseve dhe me 1.400 mbikalime. Në këtë rrjet zhvillohen çdo ditë 6.500 udhëtime të trenave, të cilët i zhvillojnë çdo ditë nga 310.000 kilometra rrugë.

Rrjete tjera hekurudhore menaxhohen nga ndërmarrje tjera hekurudhore; ndër më të rëndësishmet janë shoqëria aksionare hekurudhore Württembergische Eisenbahn-Gesellschaft, shoqëria Hohenzollerische Landesbahn dhe ajo Karlsruher Albtal-Verkehrsgesellschaft. Sistemi i Karlsruhes si inovacion paraqet lidhjen e hekurudhës së trenave me atë të tramvajeve dhe është kopjuar si sistem në shumë vende të botës.

Një projekt i rëndësishëm hekurudhor në vend është i ashtuquajturi Projekt Stuttgart 21. Projekti i shumëpërfolur dhe i përcjellë me shumë polemika e protesta kundër këtij projekti, ka për qëllim ndërrimin e sistemit të stacionit hekurudhor të Stuttgartit nga stacion terminus mbitoteksor (trase me mbarim brenda stacionit hekurudhor) në stacion nëntokësor kalues, i rrotulluar per 90° nga siç ishte më parë. Përpos kësaj është paraparë që të ndërtohet rruga e shpejtë hekurudhore në mes qyteteve Stuttgar dhe Ulm dhe lidhja e Aeroportit të Stuttgartit në rrjetin e trafikut të shpejt hekurudhor të Hekurudhës Gjermane DB. Kostoja e projektit përllogaritet në disa miliardë euro.

Lumi Rhein deri në Basel dhe lumi Neckar deri në Plochingen e ka statusin e rrugës federale ujore (Bundeswasserstraße). Ne bashkimin e lumenjeve Rhein e Neckar shtrihet porti i Mannheimit, një nga portet më të rëndësishëm lumor të Evropës. Porte tjerë të rëndësishëm janë ai në Rhein në Karlsruhe me portin më të madhë evropianë të derivateve, si dhe portet ne qytetet Heilbronn dhe Kehl. Në këta lumenj menaxhohet edhe transporti turistik. Në liqenin Bodensee qarkullojnë tragete, anije private dhe anije turistike të flotës së bardhë.

Baden-Vyrtembergu i posedon katër aeroporte. Aeroporti ndërkombëtar i Stuttgartit është i gjashti me radhë në Gjermani për kah kapacitetet. Aeroporti Karlsruhe/Baden-Baden afër qytezës Rastatt ka përjetuar kohëve të fundit një ngritje në kkapacitetete përmes ofertës së shtuar të kompanive low cost dhe është i dyti me radhë në Baden-Vyrtemberg për nga kapacitetet pas atij të Stuttgartit. Një aeroport tjetër me karakter lokal është ai në Friedrichshafen. Rajonet Oberrhein dhe Hochrhein-Bodensee, domethënë pjesët më jugore dhe jugperëndimore të vendit përfitojnë nga aeroportet e afërta që gjendën përtej kufirit në Basel-Moulhouse dhe Zyrih në Zvicër si dhe aeroportit të Strasburgut në Francë. Aeroporti Black Forest afër qytetit Lahr është aeroport për transport mallrash; ne aspektin e transportit të udhëtarëve e ka statusin e furnizuesit të udhëtarëve/vizitorëve për parkun e lojërave në Rust. Qyteti Mannheim me City-Airport zotëron një pistë të rëndësishme për aterim.

  1. ^ "Enti i statistikiva i republikës Baden-Württemberg". Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Enti Federal për Punësim ne:statistik.arbeitsagentur.de. Statistikë zyrtare e entit federal për punësim
  3. ^ Parlamenti i republikës Baden-Vyrtemberg Arkivuar 28 maj 2016 tek Wayback Machine Ndarja e farksioneve politike në parlamentin e republikës Baden-Vyrtemberg
  4. ^ Qyteti Mannheim: Pershkrim i parqeve nacionale (PDF), klikuar me 1.qershor 2016
  5. ^ Sherbimi Meteorologjik Gjerman
  6. ^ C. Schölzel, A. Hense (2011):Probabilistic assessment of regional climate change in Southwest Germany by ensemble dressing, Climate Dynamics 36 (9), 2003–2014
  7. ^ Arkivi i te dhenave i sherbimit meteorologjik gjerman. Online: Ministria Federale për Transport, Ndërtim dhe Zhvillim Urban: Shërbimi Meteorologjik Gjerman
  8. ^ Hans Gebhardt: Geographie Baden-Württembergs (2008), p. 58.
  9. ^ Hans Gebhardt: Geographie Baden-Württembergs (2008), p. 123.
  10. ^ Enti statistikor i landit Baden-Vyrtemberg, Siperfaqja ng viti 1988 nach sipas shfrytezimiz
  11. ^ Gesamtübersicht zur Steinzeit in Baden-Württemberg s. Keefer.
  12. ^ Ligji themeltar përkatësisht Kushtetuta Gjermane sipas versionit të vitit 23. Mai 1949
  13. ^ Vendim i Gjykates Kushtetuese Federale, dt. 23. tetor 1951
  14. ^ Reinhold Maier: lpb-bw.de Qendra republikane per arsimim politik
  15. ^ Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale, dt. 30. Mai 1956
  16. ^ "Enti statistikor i republikës Baden-Vyrtemberg, zhvillimi demografik nga viti 1950". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2011. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Enti statistikor i republikës Bade-Vyrtemberg, Deklaratë për shtyp, dt. 22. shkurt 2010". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 19 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Prezenca online i hulumtimit "Udhërrëfyes Komune"
  19. ^ "Enti Statistikor i republikes Baden-Vyrtemberg". Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2007. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Peter Koblank: Stauferwappen, Das Wappen von Baden-Württemberg mit den drei Löwen geht auf die Staufer zurück në: stauferstelen.net. klikuar më 1. qershor 2016.
  21. ^ Baden-Württemberg.de: Landeswappen
  22. ^ Zgjedhjet komunale 2014 Arkivuar 8 qershor 2016 tek Wayback Machine Qendra e landit për arsimim politik, klikuar me 1. qershor 2016
  23. ^ Baden-Vyrtemberg eshte rajoni me indeksin me te larte inovativ ne te gjitha rajonet e Bashkimit Evropian Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine (PDF) klikuar me dt. 02. qershor 2016
  24. ^ Hulumtim dhe zhvillim ne Baden-Vyrtemberg: Nje histori suksesi Arkivuar 7 qershor 2007 tek Wayback Machine (PDF), Kliluar me dt. 02.qershor 2016
  25. ^ Libri statistikor i vitit 2007 per Republiken Federative te Gjermanise (PDF), kliluar me dt. 02. qershor 2016
  26. ^ Deklarate per shtyp e EUROSTAT'it, (PDF), klikuar më 02. qershor 2016
  27. ^ Fuqia blerëse 2013: Gjermanët i posedojnë nga 554 € më shumë, klikuar më 02. qershor 2016
  28. ^ Shifra e të papunëve në Mai 2016, sipas Landeve dhe Qarqeve, në: statistik.arbeitsagentur.de., Statistike e entit federativ për punësim, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  29. ^ Për kalimtarët tanë të kufirit na duhen ligje sa më të hapura, në: Baden-Württemberg.de, 2. korrik 2014, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  30. ^ Harta Gjermane e slloganeve ne: zeit.de, publikuar me dt. 27. nentor 2008, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  31. ^ Statistik der Bundesagentur für Arbeit
  32. ^ "Te dhenat e censusit dt. mai 2011". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 2 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Enti statistikor i landit, Struktura Agrare, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  34. ^ Enti Statistikor i landit Baden-Vyrtemberg, Ndërmarrjet bujqësore dhe të pylltarisë në Qarqet Urbane dhe Rurale të Baden-Vyrtembergut me 2007 sipas klasifikimit të madhësisë së përdorimit të hapësirave bujqësore dhe malore[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], klikuar me dt. 02. qershor 2016
  35. ^ Hulumtimi dhe zhvillimi shkencor në Baden-Vyrtemberg: Një histori suksesi Arkivuar 7 qershor 2007 tek Wayback Machine, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  36. ^ Libri statistikor i Republikës Federative te Gjermanisë për vitin 2007 klikuar me dt.kaprodhue
  37. ^ a b Mediendaten Südwest, (2010): Basisdaten Medien Baden-Württemberg 2010, Stuttgart, p.5
  38. ^ Biblioteka kombëtare e Landit Vyrtemberg
  39. ^ Biblioteka kombëtare e Landit Baden
  40. ^ Zum Tag der Bibliotheken: Über 60 Mill. entliehene Medieneinheiten im Land Arkivuar 16 prill 2016 tek Wayback Machine, botuar me dt. 21. tetor 2015, klikuar me dt.02. qershor 2016
  41. ^ 591 biblioteka nën udhëheqjen e kishave në vitin 1996. Enti statistikor i landit Baden-Vyrtemberg: Baden-Württemberg 2000. Der neue Atlas für das ganze Land. Stuttgart 1999, ISBN 3-923292-96-1, S. 194.
  42. ^ »www.lfk.de« Arkivuar 28 maj 2016 tek Wayback Machine (PDF; 1,7 MB), Lista e radiotransmetuesve e Instituconit per Komunikacion te Landit Baden-Vyrtemberg (dt. 02. qershor 2016)
  43. ^ »www.lfk.de« Arkivuar 6 mars 2016 tek Wayback Machine (PDF; 1,1 MB), Lista e radiotransmetuesve e Instituconit per Komunikacion te Landit Baden-Vyrtemberg (dt. 02. qershor 2016)
  44. ^ Mehr Touristen denn je im Südwesten Badische Zeitung, publikuar me dt. 12. shkurt 2015, klikuar me dt. 02. qershor 2016
  45. ^ Hans Gebhardt: Fremdenverkehrsgebiete. Arkivuar 10 prill 2016 tek Wayback Machine In: Landeskunde Baden-Württemberg, Qendra e Landit për arsimim politik, klikuar me dt. 02. qershor 2016.
  46. ^ "Lista e restauranteve te shperblyera me Yjet Michelin, 2009". Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2009. Marrë më 2 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Michelin Restaurants in Baden-Württemberg Arkivuar 5 qershor 2016 tek Wayback Machine Guide Michelin, aklikuar me dt. 02.qershor 2016