Jump to content

Minecraft

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Minecraft është një lojë e ndërtimit sandbox, frymëzuar nga Infiniminer, e krijuar nga Markus Persson (Notch), themeluesi i Mojang AB. Loja përfshin

lojtarët krijuar dhe shkatërrojnë llojet e ndryshme të blloqeve në një mjedis tre dimensional të pikseluar. Lojtari merr një avatar që mund të shkatërrojë ose të krijojë blloqe, duke formuar strukturat fantastike, krijimet dhe vepra arti nëpër serverat e ndryshme multiplayer dhe ne loje individuale. Minecraft është në dispozicion për lojtarët për 19.95 €.

Singleplayer dhe multiplayer, kur blihen, mund të luhet në shfletuesit e internetit, ose duke përdorur Launcher special i cili shkarkohet shkarkohen. Minecraft Classic (versioni creative i 2009) është në dispozicion për të luajtur falas online. Zhvillimi i Minecraft ka filluar rreth 10 maj 2009, dhe data zyratare e leshimit të tij në rrjet është 13 qershor 2009. Minecraft:Java u publikua më 18 nëntor 2011 zyrëtarisht. Sot Minecraft është loja më e shitur në botë (afërsisht 100 millionë kopje) dhe zotërohet nga kompania Microsoft (pronar i Mojang AB). Versioni aktual i Minecraft eshte 1.16.3

Permbajtja e lojes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Survival(Mbijetesë), e cila është dhe mënyra (mode) me e luajtur e Minecraft, lojtari duhet të mbijetojë në një botë e cila është e rastësishme. Për gjenerimin e botëve përdoren "fara" të veçanta për secilën botë. Lojtari ka per qëllim që të kalojë shkallët e fortësisë së mjeteve të tij (dru-gur-hekur-diamant-netherite) dhe të mbijetojë pa u vrare nga mobs (krijesat) ose nga shkaqe natyrore siç janë mbytja, rënia ose prekja e lavës. Në lojë lojtari mund të ndërtojë struktura të cilat janë në dëshiren e vete lojtarit çka e bën lojën më të

personifikueshme. Loja gjithashtu ka aspekte nga jeta reale si moti, bujqesia, blegtoria, tregtia, inxhinieria, ushqimi, germimi, ndertimi etj,. Mobs te cilet i japin jetë lojes reagojnë me lojtarin në mënyra te ndryshme. Ka mobs te dëmshëm që kanë si qëllim që të vrasin lojtarin, mobs te dobishëm të cilët janë miqësor me lojtarin dhe nuk e sulmojnë kur lojtari e sulmon si dhe mobs neutral që sulmojnë vetëm kur sulmohen nga lojtari. Për të ndihmuar lojtarin në botë ka struktura të gatshme që zakonisht mbrohen nga mobs të rrezikshëm, por që kanë thesare me mjete të dobishme për lojtarin. Loja ka 3 dimensione dhe në rradhë aksesimi ata rreshtohen Overworld-Nether-End. Dy dimensionet e fundit duhet të aksesohen mes portaleve, ndërsa i pari eshte i aksesueshëm që në fillim të lojes pasi Overworld është bota normale. Loja konsiderohet e kryer kur lojtari mund bosin Ender Dragon i cili gjendet ne dimensionin e End, por loja vazhdon. Nje bos tjeter është Wither që zakonisht vritet nga lojtaret pas Ender Dragon. Megjithese loja "mbaron" në fakt ajo vazhdon për lojtarin i cili mund ta bëjë boten e tij shumë më të madhe dhe me diversitet.

Në Creative(Kreativ) lojtari ka mundësi te pakufishme krijimi. Ai nuk mund te demtohet nga asnje faktor dhe ka lirine te ndryshojë botën në çdo mënyrë që ai dëshiron. Lojtari ka një

pafundesi blloqesh ne dispozicion pa pasur nevojë që të kryeje germim për blloqe. Kjo mënyrë përdoret zakonisht për të ndertuar struktura shumë të mëdha te cilat nuk mund te ndërtohen në survival.

Minecrafti ka dhe menyrën multiplayer ku lojtare nga të gjitha anët e botës mund të luajnë me njëri-tjetrin. Një botë mund të jetë multiplayer normale (survival ose creative), por mund të jenë dhe të veçanta, pra me rregulla të vendosura nga vetë lojtaret. Serverat jane të mundësuar për të gjithë versionet dhe edicionet e lojës.

Edicionet e lojes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërmjet edicioneve të ndryshme nuk ka ndryshime ne mënyrën se si luhet loja, por në komandat e lojes. Gjithashtu ka disa ndryshime te vogla mes Java dhe Bedrock të cilat janë edicione konkuruese mes njëra-tjetrës. Java, Bedrock dhe Microsoft Edition janë të instalueshem në PC dhe Xbox. Playstation Edition është vetëm për konsolen Playstation ndërsa Pocket Edition per perdorim ne celular.

  • Java Edition
  • Bedrock Edition
  • Microsoft Edition
  • Playstation Edition
  • Pocket Edition

Minecraft ne media

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Minecraft ka marre shumë popullaritet vitet e fundit ne rrjete sociale të cilat kanë si bazë videon si YouTube, Twitch, Instagram, TikTok, Reddit etj,. Minecraft është aktiv në të gjitha rrjetet sociale por dallohet serveri zyrtar i Discordit.

Imazhi Minecraft Cover-->https://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/5/51/Minecraft_cover.png

https://en.wikipedia.org/wiki/Minecraft