Jump to content

PDA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Palm TX

PDA gjithashtu i njohur si kompjuteri PALMTOP ose Asistenti Digjital Personal, është pajisje mobile që funksionon si menaxher informativ personal. PDA-të e sotme kanë mundësi të lidhen në internet. Kjo pajisje ka një ekran vizual elektronik, duke mundësuar përfshirjen e një shfletuesi në Web, por disa modele të reja gjithashtu kanë edhe mundësi zërimi (Audio), që mundëson përdorimin e tyre si telefon mobil ose si pajisje portabël për dëgjim të muzikës. Shumë PDA mund të kyçen në Internet, intranet ose ekstranete me anë të Wi-Fi ose Wireless Wide Area Networks. Poashtu këto pajisje janë të pajisura me ekran të ndjeshëm në prekje(ang. Touchscreen).

PDA-ja i parë është lansuar me 1986 nga Psioni, Organizer II. I përcjellur nga Psion’s Series 3, më 1991, i cili filloi t’i ngjajë stilit më të njohur PDA. Ai gjithashtu kishte tastierë të plotë.[1]

Termi PDA është përdorur për herë të parë më 7 janar 1992 nga Oficeri Ekzekutiv Kryesorë (CEO) i Apple Computers John Sculley në shoun "Consumer Electronics" të mbajtur në Las Vegas, Nevada, duke iu referuar platformës Newton të Apple. Më 1996 Nokia prezantoi telefonin mobil të parë me funksionalitet të plotë PDA, "9000 Communicator", i cili u bë PDA më i shitur në botë. “Communicator”-i solli një kategori të re të telefonëve mobil të njohur si “PDA phones”,tani të quajtur "smartphone". Një anëtarë tjetër në këtë treg ishte Palm, me linjë të produkteve PDA që filloj në mars 1996 me “Pilot 1000”.

Sot, pothuajse të gjithë PDA-t janë smartphone dhe tregu i tyre po rritet vazhdimisht, por një gjë është e sigurt ; PDA-të që nuk e kryejnë funksionin e telefonit shiten shumë më pak se sa ato që e ofrojnë këtë funksion.

Karakteristikat tipike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një PDA tipike ka ekran të ndjeshëm në prekje për të futur të dhënat, një hapësirë për kartën memoruese (ang. Memory Card Slot) për të ruajtur të dhënat dhe IrDA (portin e infrared teknologjisë), Bluetooth dhe/ose Wi-Fi. Sidoqoftë, disa PDA mund të mos kenë ekran të ndjeshëm në prekje, duke përdorur një tastaturë numerike ose me karaktere për të futur të dhënat, tipike kjo për telefonët që janë PDA.

Nëse dëshirojmë të kemi funksionet e pritura nga PDA, një softuer i pajisjes tipikisht përfshinë një planifikim kalendarik, listë të punëve që do të kryhen, një adresar kontaktesh, kalkulator dhe disa lloje të programeve shënuese. PDA-t me lidhje pa tela (ang. Wireless) gjithashtu përfshijnë shfletuesin e internetit dhe një “email client”.

Ekrani i ndjeshëm në prekje (ang. Touchscreen)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Demonstrimi i ekranit Multi-touch Samsung Galaxy

Shumica e PDA-ve origjinal, psh si Apple Newton dhe Palm Pilot, përmbajnë këtë komponent për ndërlidhje me përdoruesin, duke pasur kështu vetëm disa butona, zakonisht të rezervuar për “shortcuts” për programet më së shpeshti të përdorura. Disa ekrane të tilla përfshirë pajisjet mobile Windows, kanë lapsin (ang. stylus) të ndarë për të lehtësuar seleksionimet. Përdoruesi bashkëvepron me pajisjen duke shtypur ekranin për të seleksionuar butonat ose komandat e caktuara ose duke zvarritur gishtin(lapsin) në ekran për të bërë seleksionimin ose lëvizjen poshtë lart.

Metodat tipike për të futur tekstin në një PDA përfshijnë :

  • Tastierën virtuale, e cila shfaqet në ekran. Teksti futet duke shtypur atë tastierë me gisht ose me laps.
  • Tastierën e jashtme të lidhur përmes USB, Infrared port-it, ose Bluetooth-it. Disa përdorues mund të zgjedhin për tastaturën me kabllo.
  • Njohja e shkrimit me dorë - kur shkronjat ose fjalët shkruhen në ekranin e ndjeshëm në prekje dhe pastaj pajisja i kthen ato në tekst. Njohja dhe procesimi i shkrimit horizontal dhe vertikal të formulave, psh “1+2=”, mund të jetë gjithashtu një veçori.
  • Njohja e goditjes lejon përdoruesin të para-definoj një bashkësi goditjesh në ekranin e ndjeshëm, nganjëherë në hapësirat hyrëse speciale, të shfaqin karaktere të ndryshme në hyrje. Goditjet janë forma të thjeshtësuara karakteresh, duke ia lehtësuar kështu pajisjes procesin e njohjes së tyre. Psh Palm’s Graffiti është një lloj i tillë i goditjes.

Pavarësisht nga projektet rigoroze kërkimore dhe zhvillimore, përdoruesit përjetojnë rezultate të përziera me sistemet që njohin shkrimin e dorës. Disave iu duket frustruese dhe joefektive, ndërsa disa të tjerë janë të kënaqur me cilësinë e njohjes.[2]

PDA-t me ekrane të ndjeshme në prekje janë projektuar për përdorim biznesi, psh BlackBerry dhe Palm Treo]], zakonisht ofrojnë tastatura komplete dhe rrota rrotulluesë (scroll wheels) për të lehtësuar hyrjen e të dhënave dhe navigimin.

Shumë ekrane PDA-sh përkrahin disa forma të tastaturave të jashtme. Tastaturat kompakte të specializuara që ofrojnë qasje të plotë, por paraqesin problem në madhësinë për transport, janë të mundshme për shumë modele. Tastaturat e jashtme mund të lidhen drejtpërdrejtë në PDA, duke përdorur një kabllo, ose me anë të teknologjisë Wireless psh me Infrared ose Bluetooth. PDA-t e reja, si HTC HD2,Apple iPhone,Apple iPod Touch dhe Palm Pre, Pre Plus,Palm Pixi, Google Android (Sistem Operativ) përfshijnë forma më të avancuara të ekraneve të ndjeshëm në prekje që mund të regjistrojnë shumë prekje njëkohësisht. Këto ekrane “multi-touch” lejojnë ndërfaqe më të sofistikuara duke përdorur gjeste të ndryshme hyrëse me një ose më shumë gishta njëkohësisht.

Kartelat Memorike (ang. Memory Cards)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kartelat Memorike

Edhe pse shumë nga PDA-t e hershme nuk kishin vende për këto karta, sot shumica kanë vende (ang. slots) të formatit "Secure Digital" ose "CompactFlash slot". Edhe pse fillimisht i dizajnuar për memorie, Secure Digital Input/Output (SDIO) dhe CompactFlash kartat janë të disponueshme që të sigurojnë pajisje shtesë si Wi-Fi ose kamera digjitale, normalisht nëse pajisja i përkrah ato. Disa PDA kanë gjithashtu portin USB, kryesisht për lidhjen e “USB flash drives” e disa të tjera përdorin microSD kartat, të cilat janë elektronikisht kompatibile me SD kartat, por kanë madhësi fizike shumë më të vogël.

Lidhshmëria me tela

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përderisa PDA-të e hershme lidheshin me kompjuterët personal përmes porteve seriale ose ndonjë lidhje tjetër, sot shumica lidhet përmes USB kabllove. PDA-t nuk munden të lidhen tipikisht me njëri-tjetrin përmes USB, sepse USB kërkon që njëra makinë të jetë si “host” (prkth. mikpritës), që nuk është funksion tipik i një PDA-je.

Disa PDA të hershme kishin mundësinë e lidhjes në internet në mënyrë indirekte duke përdorur një modem të jashtëm që lidhej me PDA përmes portit serial ose “sync” konektorit[3], ose direkt duke përdorur një kartë integruese që ofron një port Ethernet.

Lidhshmëria pa tela

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PDA-të më moderne kanë Bluetooth, një protokol i popullarizuar pa tela për pajisjet mobile. Bluetooth-i mund të përdoret për të lidhur tastaturat, dëgjueset, pranuesit GPS dhe pajisjet tjera të afërta. Ky protokol poashtu mundëson këmbimin e dosjeve ndërmjet dy PDA-ve. PDA-t modern kanë Wi-Fi (lidhmëri pa tela në rrjetë) dhe mund të lidhen me Wi-Fi hostët. Të gjithë smartphone-t dhe disa nga PDA-të modern si Apple iPod Touch, mund të lidhen në rrjetin e gjërë pa tela WWAN (akronim për Wide-Wireless-Area-Network), sikurse ato që ofrohen nga kompanitë e telekomunikimit me celularë.

PDA-të e vjetra nga 1990 deri më 2006 tipikisht kishin portin IrDA që lejonte një rang të shkurtër të përhapjes së valëve, për aq sa shiheshin dy pajisje afër njëra tjetrës. Disa modele të sotme përdorin këtë teknologji, edhe pse kjo është zëvendësuar nga Bluetooth-i dhe Wi-Fi. Për të komunikuar dy pajisje me IrDA atëherë ato duhet të kenë të dyja portin IrDA. Disa printerë kanë pranues IrDA, duke lejuar që PDA-të të printojnë nëse sistemet operative të tyre e përkrahin këtë.[4] Tastaturat universale të PDA-ve përdorin teknologjinë infrared sepse shumë sosh që janë të vjetra e kanë atë. Teknologjia e Infraredit është më pak e kushtueshme dhe ka një përparësi që lejohet të përdoret edhe në bordin e avionit.

Shumë PDA mund të sinkronizojnë të dhënat e tyre me aplikacione në kompjuterin personal të shfrytëzuesit. Kjo lejon që përdoruesit të aktualizojnë kontaktet, terminet ose informatat e tjera në kompjuterët e tyre duke përdorur softuer si Microsoft Outlook ose ACT! dhe të kenë të njëjtën transfer të të dhënash në PDA – ose të transferojnë informatat e aktualizuara nga PDA-ja prapa në kompjuter. Kjo eliminon nevojën që përdoruesit të aktualizojnë të dhënat e tyre në dy vende. Sinkronizimi gjithashtu parandalon humbjen e informatave të ruajtura në një pajisje nëse ajo humbet, vidhet ose shkatërrohet. Kur PDA-ja riparohet ose zëvendësohet, ajo mund të ri-sinkronizohet (“re-synced”) me kompjuterin duke kthyer të dhënat e përdoruesit.

Disa përdorues vërejnë se të dhënat janë më të shpejta në kompjuterët e tyre se sa në PDA, pasiqë hyrja e tekstit nga ekrani i ndjeshëm në prekje ose tastatura miniaturë është më e ngadalshme se sa tastatura reale fizike. Transferi i të dhënave në PDA me anë të kompjuterit është shumë më i shpejtë se sa futja manuale e këtyre të dhënave përmes pajisjes mobile të dorës. Shumë PDA posedojnë mundësinë të sinkronizohen me kompjuterin.Kjo mundësohet nga softuer sinkronizues të siguruar me pajisjet mobile të dorës ose nganjëherë me sistemin operativ kompjuterik.

Shembuj të softuerëve sinkronizues përfshijnë :

  • HotSync Manager, për Palm OS PDA
  • Microsoft ActiveSync, përdoren nga Win XP ose versione të vjetra të sistemeve operative
  • Microsoft Windows Mobile Device Center për Win Vista
  • iSync, i përfshirë me Mac OS X
  • BlackBerry Desktop Softuer, vetëm për pajisjet BlackBerry.

Këto programe lejojnë PDA-në të sinkronizohet me “Personal information manager”, i cili mund të jetë pjesë e sistemit operativ kompjuterik, pjesë e PDA ose e shitur ndaras nga pala e tretë. P.sh. RIM BlackBerry vie me programin RIM Desktop Manager, i cili mund të sinkronizohet me Microsoft Outlook dhe ACT!. PDA-të e tjerë kanë vetëm softuerët e tyre të regjistruar (patentuar). Psh, disa Palm OS të hershëm kishin vetëm Palm Desktop-in, përderisa Palm PDA-të e mëvonshme si “Treo 650” kishin mundësinë të sinkronizoheshin tek Palm Desktop ose Microsoft Outlook. Microsoft ActiveSync dhe Windows Mobile Device Center sinkronizohen vetëm me MS Outlook ose MS Exchange server. Softueri sinkronizues i palës së tretë është i disponueshëm për disa PDA nga kompanitë si CommonTime[lidhje e vdekur] dhe CompanionLink. Këta softuer mund të përdoren për sinkronizim të PDA-ve me Personal Information Manager të tjerë, të ndryshëm nga prodhuesi i PDA-së (GoldMine dhe IBM Lotus Notes).

Sinkronizimi pa tela

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa PDA mund të sinkronizojnë disa ose të gjitha të dhënat duke përdorur aftësitë e rrjetës pa tela, në vend që të lidhen direkt me kompjuterin përmes kabllos. Pajisjet me Apple iOS, si iPhone, iPod Touch dhe iPad mund të përdorin shërbimin e nënshkrimit të MobileMe nga Apple për të sinkronizuar kalendarin, adresarin, e-mailin, “Internet bookmark” dhe të dhëna të tjera në një ose më shumë kompjuterë Macintosh ose Windows duke përdorur Wi-Fi ose lidhjet përmes celularit.[5] RIM shet BlackBerry Enterprise Server tek korporatat e ndryshme kështu që përdoruesit e korporatës BlackBerry mund të sinkronizojnë PDA-të e tyre pa tela me kompanitë e Microsoft Exchange Server, IBM Lotus Domino, ose Novell GroupWise serverëve. E-maili, hyrjet kalendarike, kontaktet, punët dhe memo-t që ruhen në serverët e kompanisë sinkronizohen automatikisht me BlackBerry.

Sistemet Operative të PDA-ve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Logo e Android Robotit.

Sistemet operative më të shpeshta të instaluara në PDA janë :

  • Palm OS
  • MS Windows Mobile (Pocket PC) me Win CE kernel
  • Android
  • IOS

Të tjerë sisteme, që përdoren më rrallë janë:

  • EPOC, pastaj Symbian OS (në celularë + PDA)
  • Linux (psh VR3, iPAQ, Sharp Zaurus PDA etj)
  • QNX (gjithashtu në iPAQ)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pajisje të ndryshme GPS

Disa PDA përfshijnë pranuesit "Global Positioning System"(GPS). Kjo posaqërisht vlenë për smartphone-t. PDA-të e tjera janë kompatibile me pranuesin GPS të jashtëm që përdorë procesorin dhe ekranin e PDA-së për të shfaqur informacionin mbi lokacionin.[6] PDA-të me funksionalitet të GPS-it mund të përdoren në automobila për orientim. Tanimë po tentohet që vendosja e tyre në vetura të reja të standardizohet. PDA-të që kanë GPS-in bazik mund të tregojnë edhe për kushtet e trafikut, rrugën dhe të shohin lokacionet e njohura të rrugicave ku ka radar.TomTom, Garmin dhe iGO ofrojnë softuer navigimi për PDA.

PDA-të rigjide (Biznesore)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa organizata biznesore dhe qeveritare mbështeten në PDA-të rigjide, nganjëherë të njohura si asistentët digjital të ndërmarrjes ("EnterpriseDigitalAssistant"), për aplikacione të dhënash mobile. EDA shpesh kanë tipare ekstra për të tërhequr të dhënat, si psh lexuesit e barkodeve, lexuesit identifikues të radio-frekuencës (RFID), lexuesit e kartelave magnetike me shirit (psh kartelave të bankës) ose lexuesit e smart kartelave. Aplikacionet tipike përfshijnë :

  • Ushtrinë : psh U.S. Army
  • mbështesin menaxhimin e zinxhirit të furnizimit nëpër depo
  • dërgimin e pakove
  • llogaritjen e rrugëtimit
  • trajtimin mjeksorë dhe mbajtjen e regjistrave në spitale
  • mirëmbajtjen dhe menaxhimin e objekteve
  • zbatimin e parkimit
  • kontrollin e hyrjes dhe sigurinë
  • mirëmbajtjen e kapitalit
  • aplikacionet pa tela të kamarierëve në restorante dhe shërbime spitalore
  • alokimin dhe kursin e taksi-ve
  • kontrollin e infeksionit të auditimit dhe mbikqyrjes brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor etj.

Përdorimi mjeksorë dhe shkencor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë kompani kanë zhvilluar produktet e PDA-ve për qëllime speciale të profesionit mjekësor, si bazave të të dhënave të drogës, informacioneve dhe lajmeve të reja të trajtimit mjeksorë etj. Shërbimet si AvantGo përkthejnë revistat mjekësore në formate të lexueshme nga PDA-të. WardWatch organizon të dhënat mjekësore, duke ofruar rikujtuesit e informacioneve si në regjimin e trajtimit të pacientëve për mjekët që udhëtojnë nëpër lagje. Pendragon dhe Spyware sigurojnë vegla për të mbledhur kërkime duke lejuar që shfrytëzuesi të fus të dhëna përmes PDA-së së tij në një databazë të centralizuar. Microsoft Visual Studio, Sun dhe Java gjithashtu sigurojnë vegla programuese për të zhvilluar instrumentet e analizës në pajisjet e dorës. Këto vegla zhvillimi lejojnë integrimin me SQL-databazat që ruhen në pajisjet e dorës dhe mund të sinkronizohen me një desktop ose databazë të ndonjë serveri.

PDA-të janë treguar si një ndihmesë e madhe në diagnoza dhe selektim të drogave dhe disa studime kanë ardhur në përfundim se kur pacientët përdorin PDA-të për të regjistruar simptomat e tyre, ata komunikojnë në mënyrë më efektive me spitalin përgjat ndjekjes së vizitave.[7]

Zhvillimi i teknologjisë "Sensor Web" ka dërguar deri te sensorët truporë për të monitoruar gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, psh Diabetin ose Epilepsinë, të cilët sensorë do t’i paralajmëronin pacientët dhe doktorët kur trajtimi është i nevojshëm duke përdorur kështu komunikimin pa tela dhe PDA-të.[8]

PDA-të përdoren në spitale, strehët për udhëtarë dhe shtëpitë e kujdesit për të regjistruar kontrollin financiar dhe të dhënat e vëzhgimit dhe pastaj për tu sinkronizuar me një server të dhënash në distancë për kyçje të menjëhershme për të menaxhuar të dhënat dhe drejtimin e analizave.Sistemet e Kairos(KAM PDA)janë një zgjidhje komplete e kontrollit financiar dhe mbikqyrjes (ElectronicDataCapture & ReportingSolutions) duke lejuar kështu përdoruesin të ruaj vrojtimin dhe shumë shpejt të shpërndajë raportin tek marrësit e caktuar, duke përdorur PDA-në SoMo 650.[9] nga Socket Mobile.[10]

Përdorimi Edukativ

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi teknologjia mobile u bë e zakonshme, ajo është gjithnjë e më shumë duke u përdorur si një mjet mësimi. Disa institucione arsimore kanë përqafuar M-Learning, duke integruar PDA-të në praktikat e tyre mësimore.

PDA-të dhe pajisjet e dorës janë të lejuara në klasat e shumta për marrje digjitale të shënimeve. Studentët mund të kontrollojnë shqiptimin (ang. spell-check), modifikojnë dhe ndryshojnë shënimet e tyre të klasës në PDA. Disa edukatorë shpërndajnë materiale të kursit përmes internetit . Botuesit e teksteve kanë filluar lansimin e shërbimeve e-books, apo teksteve elektronike, të cilat mund të ngarkohen direkt me një PDA, duke zvogëluar numrin e teksteve të nxënësit për t’i bartur.[11]

Kompanitë e softuerëve kanë zhvilluar programe të PDA-ve për të përmbushur nevojat mësimore të institucioneve arsimore, të tilla si fjalorë, programe të përpunimit të fjalëve,enciklopedi dhe planifikues digjital mësimor.

Përdorimet Rekreative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PDA-të mund të përdoren nga entuziastë të muzikës për të luajtur një shumëllojshmëri të formateve muzikore. Shumë prej tyre përfshijnë funksionalitetin e një MP3 player. Entuziastët e RallyRoad mund të përdorin PDA-të për të llogaritur distancën, shpejtësinë, dhe kohën. Ky informacion mund të përdoret për navigacion ose funksione GPS.

Nëndetëset (ang. Underwater Divers) poashtu mund të përdorin PDA-të për të planifikuar përzierjet e gazit të frymëmarrjes dhe oraret e dekompresimit duke përdorur softuer të tilla si "V-Planner"[12]. Sot, pothuajse çdo telefon i zgjuar mund ta bëjë këtë.

PDA-të për njerëzit me aftësi të kufizuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PDA-të ofrojnë shkallë të ndryshme të qasjes për personat me aftësi të ndryshme, bazuar në pajisje dhe shërbime të veçanta. Njerëzit me aftësi të kufizuara pamore, të dëgjimit, të lëvizshmërisë, apo në të folur mund të jenë në gjendje të përdorin PDA-në një bazë të kufizuar. Ky përdorim mund të rritet nga softuerë të qasjes. Projektimi Universal është relevant për PDA-të si dhe teknologjitë tjera dhe një zgjidhje praktike për përdoruesit për qasje në shumë çështje, edhe pse ky projektim ka ende për t'u integruar në vazhdimësi në përsosmërinë e pajisjeve të popullarizuara PDA.[13]

  1. ^ [1] Historia e Psion-it
  2. ^ [2] “Apple's Newton Just Won't Drop” Artikull nga Leander Kahney
  3. ^ [3] Artikulli - "Palm PDA Cables"
  4. ^ [4] Arkivuar 23 mars 2012 tek Wayback Machine HP LaserJet 5P dhe 5MP Printers
  5. ^ [5] Wikipedia anglisht - "MobileMe iOS"
  6. ^ [6] Arkivuar 24 korrik 2012 tek Wayback Machine Palm GPS Navigator 3207NA
  7. ^ [7] Arkivuar 15 shtator 2014 tek Wayback Machine “Review on Medical Use of PDA's” nga Ovidiu Ciobanu, Ioana Ciobanu
  8. ^ [8] Arkivuar 1 mars 2012 tek Wayback Machine”Coming to a bedside near you: Body sensor networks” nga Elizabeth Armstrong Moore
  9. ^ [9] Socket SoMo650
  10. ^ [10] Arkivuar 14 gusht 2012 tek Wayback Machine”Cleanliness and Maintenance Audit Tools”
  11. ^ [11] Rasti i Studimit:"PDAs Good for Education" nga Katie Dean
  12. ^ [12] V-Planner
  13. ^ [13] Arkivuar 29 dhjetor 2011 tek Wayback Machine“PDAs Help People with Disabilities Get Organized” nga Robert Bennett