Pusi i Tophanese
Pusi i Top-Hanesë | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Durrës, Durrës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°18′57″N 19°26′41″E / 41.315792°N 19.444789°E |
Ndërtuar | Shek. XVI |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 1886, 10.06.1973 |
Nr. i referencës | DR020 |
Tipologjia | Pus uji |
Pusi i Top-Hanesë është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Durrësit, në qarkun e Durrësit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973'".
Përshkrimi
Ndodhet pranë rrugës "Aleksandër Goga", pas godinës së Prokurorisë së Rrethit, 200 metra larg qendrës së qytetit. Është restauruar nga Atelieja e Monumenteve në vitin 2005. Monumenti mesjetar, i cili për disa shekuj me radhë kishte shërbyer si burim uji për lagjet qendrore të Durrësit, dallohet për kolonat dhe pjesët e pusit, që janë rivendosur në hapesirën prej 25 metra katrore. Sipas historianëve, pusi mesjetar i ka shërbyer më parë një punishteje për prodhimin e barutit, çka i dha emrin "Tophane".
Pusi i top hanës është një monument që i përket Shekullit të XVI. Mendohet që të ketë qenë një Nymfe antik. Gjatë mesjetës ka shërbyer për furnizimin e popullatës me ujë gjë e cila ka vazhduar deri në vitin 1970. në periudhën veneciane duhte të ketë pasur një ndërhyrje serioze e cila duket nga përdorimi i elementëve antik siç janë kolonat e granitet, gurët e medhenj katërkëndor që rrethojnë grykën e pusit në formë kalldrëmi. Sipas historianëve, pusi mesjetar i ka shërbyer më parë një punishteje për prodhimin e barutit, çka i dha emrin Tophane.[2]
Lidhje të jashtme
Referime
- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DURRËSIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 29 dhjetor 2016.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 30 dhjetor 2016.