Jump to content

Lynn Conway

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Lynn Conway në korrik 2006

Lynn Ann Conway (lindur në 2 janar 1938)[1][2] është një shkencëtare kompjuterike, inxhiniere elektrike, shpikëse dhe aktiviste transgjinore.[3]

Conway njihet për një sërë arritjesh në dizajnin VLSI, duke u shndërruar në pionere të një industrie të tërë dizajni në elektronikë. Ajo ka punuar në International Business Machines Corporation (IBM) gjatë viteve 60’ dhe mori kreditet e shpikjes së trajtimit të përgjithësuar mbi udhëzimet dinamike, një udhëzues i përdorur nga shumica e procesorëve të kompjuterëve modernë për të përmirësuar performancën e tyre.[4][5][6][7][8][9][10]

Edukimi dhe fillimet në jetë

Conway u rrit në Nju-Jork. E vogël ajo konsiderohej si një person i turpshëm. Ajo e kuptoi që në moshë të njomë se i përkiste një identiteti gjinor të përkundërt me seksin që i ishte caktuar në fëmijëri. Conway kultivoi një pasion për astronominë si dhe ishte nxënëse e shkëlqyer në matematikë dhe shkencë gjatë gjimnazit. Conway u regjistrua në Universitetin e Teknologjisë në Masaçusets në 1955, duke marrë nota të larta por iu desh të ndërpriste studimet pas një tentative të dështuar të tranzicionit gjinor në 1957-58. Pasi punoi për dhjetëra vite si teknike elektronike, Conway iu kthye edukimit në Universitetin e Kolumbisë në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara midis viteve 1962 dhe 1963.

Tranzicioni gjinor

Pasi mësoi për kërkimin inovator të Harry Benjamin në trajtimin e transseksualëve[11] dhe pasi mësoi se kirurgjia e ndryshimit të seksit mund të realizohej, Conway kërkoi ndihmë dhe u bë pacientja e Benjamin. Pas vitesh depresioni për shkak të fizikut të saj, Conway kontaktoi Benjamin me të cilin ra dakort për të nisur konsultat dhe trajtimin hormonal. Nën përkujdesjen e Benjamin-it, Conway nisi tranzicionin gjinor.[12]

Njëkohësisht Conway duhet të jetonte në shoqëri nën rolin e një djali. Ajo ishte e martuar me një grua si dhe kishte dy fëmijë me të. Sipas legjislacionit të atëhershëm, pas tranzicionit gjinor asaj i hiqej e drejta për përkujdesjen e fëmijëve.

Edhe pse kishte shpresuar se do të lejohej të realizonte tranzicionin gjinor në punë, komapnia ku ajo punonte e pushoi Conway në 1968 pasi iu tregoi atyre për tranzicionin gjinor[13] që kishte realizuar.

Referime

  1. ^ Lee, John A. N. (1995). International Biographical Dictionary of Computer Pioneers. Taylor & Francis. ISBN 1-884964-47-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Computer Pioneers - Lynn Conway". IEEE. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2014. Marrë më 10 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "21 Transgender People Who Influenced American Culture". Time Magazine. 29 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Embracing Diversity – HP employees in Fort Collins, Colorado, welcome Dr. Lynn Conway", hpNOW, February 8, 2001.
  5. ^ "Lynn Conway: 2009 Computer Pioneer Award Recipient" Arkivuar 3 janar 2015 tek Wayback Machine, IEEE Computer Society, January 20, 2010.
  6. ^ "Computer Society Names Computer Pioneers" Arkivuar 6 tetor 2014 tek Wayback Machine, IEEE Computer Society, January 20, 2010.
  7. ^ "IEEE Computer Society Video: Lynn Conway receives 2009 IEEE Computer Society Computer Pioneer Award"YouTube , July 30, 2010.
  8. ^ "Event: IBM ACS System: A Pioneering Supercomputer Project of the 1960s", Computer History Museum, February 18, 2010.
  9. ^ "Computer History Museum Events: IBM ACS System: A Pioneering Supercomputer Project of the 1960s" Arkivuar 28 shtator 2012 tek Wayback Machine, Computer History Museum, February 18, 2010.
  10. ^ "Historical Reflections: IBM's Single-Processor Supercomputer Efforts - Insights on the pioneering IBM Stretch and ACS projects" by M. Smotherman and D. Spicer, Communications of the ACM, Vol. 53, No. 12, December 2010, pp. 28-30.
  11. ^ Benjamin, Harry (1966). The Transsexual Phenomenon. Julian Press. ISBN 9780446824262. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Hiltzik, Michael A. (2000-11-19.) "Through the Gender Labyrinth." Arkivuar 15 tetor 2012 tek Wayback Machine. Los Angeles Times, Los Angeles Times Magazine, page 1. (Free reprint. Retrieved on 2007-09-19.)
  13. ^ Conway, Lynn (2012). "Reminiscences of the VLSI revolution: How a series of failures triggered a paradigm shift in digital design" (PDF). IEEE Solid-State Circuits Magazine. IEEE. 4 (4): 8–31. doi:10.1109/MSSC.2012.2215752. ISSN 1943-0582. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)