Jump to content

Bajaziti II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Sulltan Bajazit II

Bajaziti i II u lindë në vitin 1447 dhe jetoi gjer në vitin 1512. Sulltan i Perandorisë Osmane ishte prej vitit 1481 gjer me 1512. Për shkak se ishte fetarë i madh njihet edhe me emrin Bajaziti i Shenjtë. Mamaja e tij ishte vajza e nje tregtari shqiptar.[1]

Jetëshkrimi

Sundimi dhe arritjet e tij

Bajezit II në vitin 1481 kur merr lajmin e vdekjes së të atit të tij niset menjëherë për në Stamboll mirëpo vëllau i tij më i vogël Xhem nuk e pranon sundimin e tij dhe me ndihmën e mamlukëve ai ballafaqohet me Bajazitin mirëpo ai mposhtet dhe arratiset për në Rodos nën mbrojtjen e Papa Inocentit VIII. Në anën tjetër Bajaziti kurorëzohet si sulltani i tetë i Perandorisë Osmane. Papa u mundua ta përdorte Xhemin si mjet anti-osman mirëpo pasi e pa se ishte e kotë ai e liroi atë për në Napoli ku në vitin 1492 edhe ndëroi jetë.

Pasi Bajaziti si 34 vjeçar morri fronin osman ai menjëherë filloi me konsolidimin e perandorisë dhe fillon me ekspedita ushtarake kundër Venedikut në Morea e në Mesdheun lindor. Këto luftëra zgjatën gjer në vitin 1501 e cila rezultoi më pas me vënien nën kontroll të tërë Peloponezit nga ana e osmanëve. Ndërsa në lindje filloi formimi i një perandorie të re e cila proklamonte mbrojtjen e shiismit dhe e cila udhëheqej nga Shah Ismajli ushtarët e të cilit e vranë vezirin e lartë Ali Pashën pas rebelimit të tyre kundër osmanëve.

Imigrimi i hebrenjëve dhe myslimanëve nga Spanja

Në korrikun e vitit 1492 mbreti i ri i Spanjës dha urdhër për dëbimin e gjithë hebrenjëve edhe myslimanëve nga vendi i tij. Ndërsa Bajaziti dërgoi një ushtri nën udhëheqjen e Qemal Reisit që ti evakuonte myslimanët e hebrenjt dhe ti merrte e ti vendoste në trojet e Perandorisë Osmane. Poashtu ai u dha urdhër që të gjithë bejlerët e tij ti pranonin refugjatët dhe tiu garantonin siguri e mirëseardhje e tu jepnin atyre epitetin e një qytetari të lirë osman. Dhe poashtu i uli taksat për ta. Këta myslyman e hebrenj të ardhur kryesisht nga Iberia ndikuan pozitivisht në zhvillimin e perandorisë pasi sollën metoda të reja jetese në trojet osmane.

Xhamia e Sulltan Bajazidit II

Gjatë sundimit të Bajazitit thuhet se hebrenjt përjetuan kulmin e tyre kulturor pasi u njohën poet si: Solomon len Elijah Shalbethai, Cohen e shkenctar si Comtino e dijetar si Talmudisti.

Trashëgimi i fronit

Më 14 shtator 1509 Kostandinopoja u godit nga një tërmet. I cili shkatërroi shumë pjesë të qytetit. Në vitet e fundit të jetës së tij Bajaziti pa luftën mes djemve të tij Selimit e Ahmetit për fron. Ahmeti pushtoi Karamanin dhe marshoi drejt Stambollit për ta shpallur triumfin e vet. Mirëpo Selimi që gjendej në Traki i shpalli luftë Bajazitit të atit të tij mirëpo u mposht duke u aratisur për në Krime. I frikësuar se do ta vriste Bajaziti nuk e lejoi Ahmetin të hynte në Stamboll. Në anën tjetër Selimi bashkë me mbështetjen e jeniçerëve detyroi të atin e tij te abdikonte nga froni më 25 prill 1512 dhe kështu u kurorëzua si sulltani i nëntë i Perandorisë Osmane.

Vdekja e Bajazitit 1512

Bajaziti i II vdiq pak muaj pasi u detyrua që të abdikonte nga froni osman nga i biri i tij Selim I më saktësisht ai ndëroi jetë më 26 maj 1512 ne Bujukçekmexhe. I biri pasi trashegoi fronin e lene nga i ati, ndoqi nje menyre tjeter nga i ati per te qeverisur. Nderkohe froni ishte gjithmone pretendent nga pasardhesit qe la princ Xhemi.

Pashallaret tradhtare kur froni lihej vakant dhe kur kishin armiqesi me princat qe trashegonin fronin, e mendonin si mundesi ngjitjen ne fron te princave te djalit tjeter te sulltan Mehmetit II.[1]

Fëmijët

-Sehzade Korkut

-Sehzade Abdullah

-Sehzade Ahmet

-Sehzade Alemshah

-Sehzade Sehinshah

-Sulltan Selim I (1470-1520) pasuesi i radhës i tij në fronin osman.

-Sehzade Mehmet

-Fatima Sulltan

-Ajnishah Sulltan

-Sulltanzade Sulltan

-Hundi Sulltan

-Kamershah Sulltan

Referime

  1. ^ a b "Sultan Bajazid's (i.e., Beyazit's) Mosque, Constantinople, Turkey". World Digital Library. 1890–1900. Marrë më 25 qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)