Arti islam
|
Përmbajtja |
---|
Përmbledhje Arkitektura |
Historia e artit Islam Periudha Muavijane |
Tri perandoritë |
Arti Islam në trojet shqiptare |
Bibliografia |
Arti islam filloi të zhvillohet me lindjen e besimit islam, e që gjatë periudhës Emevite dhe Abasite 661–945 merr formën e vet specifike, e cila vjen duke u zhvilluar sidomos në arkitekturë dhe në artin aplikativ.[2]
Arti islam përfshinë zhvillimin artistik duke filluar që nga shekulli i VII e më vonë, në territoret me kulturë islame.[3] Mes tjerash në këtë zhvillim artistik dallohen arkitektura, kaligrafia, vizatimi e qeramika.
Arti islam është përqendruar në kaligrafinë arabe dhe jo në krijimin e figurave të ndryshme njerëzore e shtazore pasi krijimi i këtyre figurave, idhujtaria, është i ndaluar nga Allahu, në Kur’ani.
Përmbledhje
Historia e artit |
---|
Arti parahistorik |
Arti antik |
Historia e artit perendimor |
Historia e artit lindor |
Arti Islam |
Pikturimi perendimor |
Historia e pikturimit |
Arti Islam nuk është vetëm art që ka të bëjë me besimin në Allah. Në këtë rast termi "Islam" nuk i referohet vetëm besimit, por edhe kulturës së pasur Islame në përgjithësi. Arti Islam shpesh adapton elemente sekulare dhe elemente, nëse nuk janë të ndaluar (haram), të cilët nuk janë të pranuar nga disa teologë myslimanë.[4]
Sipas Encarta-s "Arti Islam është zhvilluar nga shumë burime si nga arti: Romak, i krishterë i hershëm dhe bizantin. Stilet e këtyre arteve u morën për bazë në arkitekturën e hershme Islame. Ndikimi i artit Sassanian, arkitektura dhe arti dekorativ i Persisë para islame kishin gjithashtu vlerë të madhe. Stilet e Azisë Qendrore u morën me inkursion nomad, gjithashtu edhe ndikimet kineze kishin efekt të dukshëm në pikturimin, poezinë e tekstilin Islam."[5] Arti islam edhe ka huazuar elemente teknike dhe formative nga mjediset me të cilat ka kontaktuar apo bashkëjetuar, por fryma e Islamit ka qenë postulat i pacenueshëm i frymëzimit dhe veprës së artistëve myslimanë.[6]
Në artin Islam ka elemente që përsëriten siç është përdorimi i dizajnëve të përsëritura gjeometrike, lulore e bimore të cilat njihen si arabeske. Termi arabeske në Islam shpesh përdoret për të simbolizuar natyrën e jashtëzakonshme, të pa dukshme dhe infinite të All-llahut.[7]
Ngecja prapa në pikturë dhe skulpturë është e lidhur me besimin që synon njëshmërinë e Krijuesit, larg idhujtarisë pagane, e cila manifestohej pikërisht nëpërmjet pikturës dhe skulpturës. Bashkë me përhapjen e besimit Islam në hapësira të gjëra dhe për shekuj me radhë, arti Islam ndikoi edhe te të gjithë popujt dhe civilizimet botërore.[2] Përkundër qëndrimit të tillë ndaj pikturës prapë se prapë portrete të njerëzve gjenden në të gjitha epokat e artit Islam. Pasqyrimi i njeriut/njerëzve për arsyje adhurimi konsiderohet idhujtari dhe është rreptësisht i ndaluar në ligjin Islam, që shihet si sheriat. Gjithashtu pretendohet se gjenden pikturime të Muhamedanit, të dërguarit të fundit në Islam, e që këto piturime janë të bëra nga artistët myslimanë , përkundër mos ekzistimit të asnjë pikture të realizuar nga artistë të kohës së tij.[8][9]
Pikturat që merren për bazë për argumentimin e ekzistimit të pikturave të Muhamedit janë ato të vitit 1314, plot 650 vite pas vdekjes së Muhamedit. Këto piktura, përveç pikturimit të portretit, në vete përmbajnë elemente tjera të cilat nuk kanë bazë në Islam dhe që bien në kundërshtim me ligjet Islame dhe me përshkrimet Kur'anore të krijesave të krijuara nga All-llahu.
Arkitektura
- Artikulli kryesor: Arkitektura Islame
Duke vlerësuar artin Islam në përgjithësi ndoshta mund të thuhet se shprehja më e mirë e artit Islam është në arkitekturë, posaçërisht ajo e ndërtimit të xhamive.[10] Përmes godinave mund të ilustrohet efekti i kulturave të ndryshme në civilizimin Islam. Për shembull arkitektura Islame Jugoafrikane dhe Spanjolle ka elemente të romako-bizantine siç duken në pallatin Alhambra në Grenadë, ose në Xhaminë e Madhe të Kordobës. Megjithatë arkitektura Islame dallon nga ato të mëhershmet dhe ajo evropiane duke pasqyruar elemente të posaçme të zhvilluara nga vetë arkitektët e njohur myslimanë të kohës.[11]
Shprehjet fascinuese të të bukurës arkitekturale gjenden tek ndërtimi i kubeve të xhamive, ndërtimi i të cilave është përdorur me shekuj. Kubeja më e vjetër që ka mbijetuar kohërat është Kubeja e Gurit e ndërtuar në vitin 691 në Jerusalem. Kube tjetër e njohur është pjesë e xhamisë në Taxh Mëhalla e konstruktuar në shekullin e XVII. Në shekullin e XIX ndërtimi i kubeve u bë pjesë edhe e arkitekturës perëndimore.[12][13]
Dekorimi
Një element përcjellës i arkitekturës Islame është dekorimi i cili çdo herë ka përcjellur të parën. Ndërtesat e ndërtuara nga myslimanët ose për myslimanët në territoret e përfshira me kulturë Islame qoftë në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen janë dekoruar me piturime të ndryshme, të lejuara, janë zbukuruar me kaligrafi ose me mozaikë të ndryshme.
Kjo traditë ka qenë më e shprehur gjatë kohës së ekzistimit të fuqisë kulturore Islame në lindje si dhe në Andaluzi, por që nuk ka ngecur vetëm atje por është përcjellë edhe në pjesët tjera të Evropës, fillimisht përmes ndikimit të Perandorisë Osmane e pastaj me inicime shoqërore në pjesët e Evropës Perëndimore e më gjerë në gjithë Botën.
Zbukurimi i objekteve fetare është prezent edhe në trojet shqiptare. Ky zbukurim është më specifik tek objektet fetare të ndërtuara në kohët e mëhershme, por që vazhdon të jetë prezent edhe tani. Llojet e zbukurimeve dhe sasisë së artit të përdorur në objektet fetare Islame ndryshon varësisht nga vetë ndërtuesit si dhe nga tradita në rajonin ku ai objekt është ndërtuar ose ndërtohet.
Xhami të vjetra të njohura për zbukurimet e tyre në trojet shqiptare janë : Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë, Xhamia e Madhe në Prishtinë e të tjera.
Kaligrafia
- Artikulli kryesor: Kaligrafia arabe
Kaligrafia Islame ose - bukur shkrimi arab fokusohet si një formë parësore e artit dhe si një shprehje vizuale qё lidhet me parimet kozmike dhe shpirtërore tё popujve që pёrqafuan Islamin, si dhe me prejardhjet socio-historike tё tyre. Anёmbanë botës islame, kaligrafia është një simbol që përfaqëson bashkimin, bukurinë dhe fuqinë.[14]
Kaligrafia përfaqëson drejtpërsëdrejti përgjigjen e shpirtit të myslimanëve ndaj zbritjes së shpalljes Kur'anore. Poezia arabe ekzistonte para zbritjes së Kur'anit, mirëpo nuk kishte kaligrafi arabe para shpalljes Kur'anore. Kaligrafia islame është një art specifik islam pa ndonjë para prirje para islamike.[15]
Kuptimi i arteve nga pikёpamja islame, dallimi midis arteve dhe mjeshtërive, domethënia e simbolikës, motivet gjeometrike, arabeskat dhe zbukurimet kaligrafike janë në thelb të studimeve tё rralla por eminente tё bёra nё kohё tё ndryshme nga studiues tё shumët, tё cilёt duke u pёrpjekur tё japin opinionet e tyre pёr kaligrafinë Islame nё pёrgjithёsi dhe atё arabe nё veçanti, hetojnë origjinën e saj dhe shpjegojnë zhvillimet e hershme dhe të vonshme rreth saj. Ata i kushtuan vëmendje tipeve të kaligrafisë, instrumenteve, hetimit të hollësishëm të ndryshimeve estetike midis kaligrafisë arabe dhe asaj jo-arabe, gjë e cila arriti të sigurojë një metodë për të kuptuar shpirtin thelbësor të secilës kulturë.[14]
Në fillim u zhvillua stili kūfī e pastaj stilet e tjera si naskhī, rik'a, ta'lik, divani, thuluth, muhakkik, rejhānī e nasta'līk u zhvilluan gjatë shekujve, me një precizitet dhe bukuri të pabesueshme. Kështu, dalëngadalë u krijua një art, që shtrihej nga shkrimi i tekstit të Kur'anit Fisnik gjer te shkrimi i librave në përgjithësi dhe stolisja e objekteve të jetës së përditshme, shtëpive dhe sigurisht xhamive, në mënyrë të tillë që mjedisi fizik islam pasqyronte Fjalën e Allahut dhe kësisoj e kujtonte myslimanin për Atë dhe për mësimet e fesë islame.[15]
Letërsia
- Artikulli kryesor: Letërsia Islame
E rëndësishme është të kuptohet se letërsia arabe dhe ajo Islame dallojnë dhe nuk duhet që këto të dyja të shihen dhe kuptohen si një tërësi. Letërsia arabe është letërsia e cila është zhvilluar para ardhjes së Islamit, gjatë dhe pas ardhjes, kurse letërsia Islame ka filluar të zhvillohet nga ardhja e Islamit e këtej.
Ndikimi i Kur'anit mbi shpirtin e myslimanëve ishte aq i madh saqë mjedisi kulturor islam iu kthye botës së letërsisë si formë qendrore e të shprehurit artistik, kudo që u përhap Islami dhe u ndje ndikimi i Kur'anit.
Natyrisht gjuha dhe letërsia arabe morën të parat vulën e shpalljes Kur'anore, duke qenë se shpallja e kishte shndërruar vetë arabishten, duke e bërë mjetin e përshtatshëm për shprehjen e Fjalës së Allahut. Arabët kishin krijuar që më parë vepra madhore letrare në trajtën e poezisë përpara periudhës islame, në epokën e injorancës (el-xhāhilijjeh), por ishte ndikimi i Kur'anit ai që e shndërroi këtë letërsi në letërsi islame. Që në kohën e shokëve të Profetit shohim një kryevepër të tillë letrare si Nehxh ul-Belāgha ("Kulmi i Elokuencës") e 'Alī ibn Ebī Tālibit, që përfshin disa nga ligjëratat dhe thëniet e tija, të mbledhura në formën e tanishme në shekullin e katërt islam nga Sejjid Sherīf er-Radī. Ky punim, që shënon një nga kryeveprat e hershme të literaturës fetare në arabisht u pasua nga lutjet dhe përgjërimet e nipit të tij Zejn ul-'Ābidīn es-Sexhxhādit, Sahīfe es-sexhxhādija e të cilit është quajtur nga shumë njerëz si "Psalmet e Familjes së Profetit".
Gjatë periudhës së hershme umejjade u shfaqën gjithashtu një sërë poetësh të rëndësishëm që shkruanin në arabisht, të cilët filluan të pasqyronin gjithnjë e më tepër eposin e Islamit në poemat e tyre. Poetë të tillë si el-Farazdāku dhe më vonë el-Hallāxhi shkruan poezi qartësisht islame e jo vetëm arabe. Po kështu në prozë, me shfaqjen e shkrimtarëve si el-Xhāhizi, letërsia arabe fitoi një përmasë shumë të dallueshme islame. Edhe në tregime të thjeshta si Njëmijë e Një Netë, të cilat i përkasin erës së vonë 'abbāside mund të vërehen shumë aspekte të mësimeve të Islamit dhe jetës së shoqërisë islame, të pasqyruara nga letërsia.[15] Kjo vepër vepër në perëndim u përkthye në shekullin e XVIII nga Antoine Galland.[16]. Vepra kishte ndikim të madhë kështu që shumë imitime u shkruan në vendet perendimore e posaçërisht në Francë.[17][18]
Ibn Tufail dhe Ibn al-Nafis ishin pionier të novelave filozofike. Ibn Tufail shkroi novelën e parë fiktive arabe titulluar Hayy ibn Yaqdhan (Philosophus Autodidactus) si përgjigje ndaj veprës së al-Ghazaliut, Moskoherenca e filozofëve dhe pastaj Ibn al-Nafis shkroi veprën Theologus Autodidactus si përgjigje ndaj Ibn Tufailit.[19][20]
Përkthimi i parë i veprës së Ibn Tufailit e që u bë në latinisht u realizua në vitin 1671 nga Edward Pococke, kurse në anglisht u përkthye në vitin 1708 nga Simon Ockley. Këto përkthime më vonë inspiruan shkrimtarin Daniel Defoe që të shkruaj veprën Robinson Crusoe,.[21][22][23][24] Philosophus Autodidactus gjithashtu inspiroi shkrimtarin Robert Boyle që të shkruaj novelën filozofike Natyralisti ambicioz.[25] Tregimi kishte ndikim tek shumë shkrimtarë të tjerë dhe elementet dukshëm u dalluan në veprat e tyre si tek Rousseau, Rudyard Kipling e të tjerë.[26]
Vepra e Dante Alighierit Komedia Hyjnore, që konsiderohet epiku më me vlerë në letërsinë italiane, nuk është asgjë më shumë veç se një shtjellim dhe përshtatje direkte ose indirekte nga punimet eshatologjike Islame: hadithi dhe Kitab al-Miraj (përkthyer në latinisht nv vitin 1264 ose pak më herët [27] se Liber Scale Machometi, "Libri i udhëtimit të Muhammedit") duke marrë parasyshë udhëtimin e Muhammedit në qiell dhe shkrimet shpirtërore të Ibn Arabit. Në anën tjetër Murët kishin ndikim të konsiderueshëm të shkrimtarët si George Peele dhe William Shakespeare. Disa nga punimet e tyre kishin personazhe mure, si në veprën e Peeles Beteja e Alkazarit, ose veprat e Shekpsirit Shitësi i Venedikut, Titus Andronicus, dhe Othello.[28]
Miniaturat
Në artin Islam zënë vend të rëndësishëm edhe miniaturat. Miniaturat më të mira janë ato persiane dhe pas tyre mogulet e turket, që u ndikuan nga persianët përbëjnë kryevepra të artit dhe pasqyrojnë kulmin e artit të pikturës në botën islame. Këto miniatura, sidomos ato të periudhave tīmurīde dhe safavīde, në të vërtetë janë çmuar universalisht si kryevepra të mrekullueshme artistike. Miniaturat persiane arritën përsosje të mahnitshme nga këndvështrimi i ekzekutimit të detajeve, ndërthurjes së ngjyrave dhe trajtimit të tyre shpirtëror e jo natyralist të figurave dhe formave. Por duhet mbajtur mend se miniatura ka qenë përherë e lidhur me artin e librit dhe u quajt miniaturë sepse nuk ishte kurrë e madhe në përmasa. Ndjeshmëria islame, edhe pse nuk i ndaloi figurat, përveç atyre të lidhura me Allahun dhe Profetin ishte e dhënë shumë më tepër pas formave arabeske gjeometrike dhe abstrakte dhe nuk e vendosi artin figurativ në qendër të interesimit të saj artistik. Prandaj, ndërkohë që miniaturat hyjnë në lavditë e trashëgimisë artistike të Islamit, ato s’janë aq qendrore për të sa artet e kaligrafisë, arkitekturës dhe skicimit urban. Kur’anët memlūkë dhe tīmurīdë përfaqësojnë në njëfarë kuptimi kulmimin e arteve pamore, në krahasim me të cilat edhe pikturat më të mëdha si ato të Bihzādit kanë domethënie më të vogël fetare e shpirtërore.[15]
Turqit që në periudhën para islame kishin traditë të ilustrimit të dorëshkrimeve. Ilustrimet murore më të vjetra që njihet me ilustrime janë ato të shekullit VI, VII e VIII. Dokumentet më të vjetra me ilustrime të shkruara në turqisht, kinezisht e arabisht janë ato të periudhës së Akusit të vitit 717-719 dhe i takonin princit turk i cili asokohe u ndesh me ushtrinë myslimane në Pencikent afër Samarkandit.[29]
Miniaturat indo-Islame të realizuara në Indinë Veriore në atelietë e perandorëve mogulë Akbar, Jahangir, dhe Shah Jahan (XVI - XVII) në fillimin e tyre kishin elemente persiane, por më vonë ato u zhvilluan në stilin e tyre unik duke kombinuar teknikat persiane dhe evropiane gjithashtu dhe traditën hindu dhe Islame: Këto vepra shprehnin realizëm të madh. Sidoqoftë, shumë nga veprat u realizuan nga më shumë se një artist sëbashku hindus dhe myslimanë.
Atelieja e parë pas përhapjes së Islamit në Indi u hap nga perandori i tretë mogul Akbar (1556–1605). Ai tentoi që të ulë tensionet mes komuniteteve indiane islame, hindu e budiste përmes shtypjes së historive dhe mitologjive të ilustruara të kulturave të ndryshme duke nxitur mirëkuptim dhe tolerancë. Sidoqoftë atelieja e perandorit së shpejti u bë e njohur për miniaturat e realizuara, këto miniatura mbetën të njohura edhe gjatë regjimit të perandorit Jehangir për të filluar zbehjen në kohën e sundimit të Shah Jahan (1628–1666).[30]
Muzika
Ndër artet e Islamit, këndimi i Kur'anit është më i rëndësishmi dhe më qendrori. Ai është arti i shenjtë suprem i Islamit. Arti i këndimit të Kur'anit sigurisht kombinohet në shumë kontekste me artin e shkrimit të Fjalës së Shenjtë dhe gjithashtu me recitimin e ndodhive e historive, që gjenden në aq shumë sure të Tekstit të Shenjtë.[15]
Nuk mund të flitet për artin dhe spiritualitetin islam, e të mos shtrohet edhe çështja e muzikës, e cila nga pikëpamja shpirtërore është e një domethënieje madhore, jo thjesht në vetvete, por edhe në lidhjen e saj me poezinë, një shembull të së cilës na e ka dhënë Xhelaludin Rumiu. Edhe Kur’ani madje, në prozimin e tij tradicional, është njëkohësisht edhe muzikë edhe poezi, ndonëse tradicionalisht ai nuk klasifikohet si asnjëra prej tyre. Megjithatë, duke qenë Fjala e Zotit, ai radhitet në një kategori përmbi të gjitha kategoritë e artit njerëzor. Duhet hulumtuar bota islame, në fazat e ndryshme të historisë së saj, si dhe sot, për t’u ndërgjegjësuar mbi praninë e muzikës në shumë prej aspekteve më themelore të kësaj tradite. Thirrja për namaz (ezani) thuajse përherë këndohet[31] ashtu si edhe Kur’ani Fisnik, recitimi i të cilit është më i mrekulluari i të gjitha muzikave për shpirtin e besimtarëve, edhe pse teknikisht ai recitim nuk është quajtur kurrë ‘muzikë’, d.m.th musiqa apo gina.[32][33]
Shumë dijetarë të famshëm islamë, sidomos filozofët, matematikanët dhe mjekët, e njihnin mirë muzikën dhe teoritë e saja, ndërkohë që disa, si Farabiu, Ibn Sina dhe Urmawiu, ishin autoritete të rëndësishme të teorisë muzikore.[34] Disa mjekë myslimanë e përdornin muzikën në shërimin e sëmundjeve, si shpirtërore ashtu edhe trupore, dhe mbi dimensionin terapeutik të muzikës është shkruar një numër i konsiderueshëm punimesh.[35] Shkrimtarët dhe poetët gjithashtu ishin shpesh të njohur me muzikën, dhe Persia në veçanti ka qenë pothuajse e pandashme gjatë historisë islame, siç na ilustron Kitab al-Agani i Ebu Faraxh el-Isfahanit për periudhën e hershme myslimane. Si në letërsinë arabe, ashtu edhe në atë persiane mund të vërehet lidhja e afërt ndërmjet kryeveprave të poezisë - si Burdah-i apo Gazel-et e Hafizit - dhe përkthimeve të tyre muzikore në pothuajse të gjitha periudhat dhe nënqiejt.[15][33]
Islami e ka ndaluar muzikën që shpie në harrimin e Zotit, dhe ia ka ndaluar edhe atyre myslimanëve, të cilët ajo do i tërhiqte nga bota e përshpirtshme dhe t’i zhyste në duniallëk nëpërmjet dëgjimit të vet. Megjithatë, Islami e ka ruajtur muzikën në aspektin e saj më sublim e prapëseprapë racional, në tërë bashkësinë e tij. Në psalmodinë e vet të Kur’anit dhe këngëve fetare që i kushtohen të Dërguarit (s) dhe ceremonitë e shenjta islame, dhe me anë të dimensionit e tij të brendshëm, Islami e ka bërë muzikën një shkallë që shpie tek prania e Zotit. Ai i ka dhuruar muzikës një cilësi kontemplative e cila është jehona e xhenetit e në të cilën ndërthuren shqisorja dhe asketikja, bukuria e kësaj bote dhe e së tashmes e të këtushmes.[15][33]
Punimi i qilimave
Shtrojat e dyshemeve e më vonë qilimat janë pjesë të pandashme të vendbanimeve dhe faltoreve të myslimanëve që nga koha e ardhjes së Islamit. Kjo nevojë aq e madhe e shtrojave vije si rezultat i respektimit të urdhrit të All-llahut në shumë ajete në Kur'an[36][37] si dhe respektimit të urdhrave të Muhammedit[38], të dërguarit të fundit në Islam, i cili urdhëron për plotësimin e shumë formave të pastërtisë duke filluar që nga pastrimi nga thonjtë e gjer tek pastrimi i përgjithshëm.
Islami ngriti në atë nivel pastërtinë saqë vendet e pa pastra i bëri të ndaluara për myslimanët, faltoret i bëri të ndaluara për të pa pastërtit si dhe myslimanët i urdhëroi që të pastrohen, për të arritur pastërtinë shpirtërore.
Për të plotësuar këto kushte myslimanët bënë pjesë të jetës dhe pastërtisë së tyre shtrojat e dyshemeve, qilimat. Shtrojat e punuara nga myslimanët ose nga të tjerët për myslimanët nuk ishin vetëm shtroje sa për t'i ikur pa pastërtisë, por punimi i tyre u bë pjesë në vete e artit Islam.
Për shkak të arritjeve artistike në artin e punimit të qilimave, qilimat nga shumë studiues perëndimor u quajtën "qilim origjinal".
Arti i punimit të qilimave Islam daton mes viteve 531 - 579 në Persi dhe Turqi.[39] Mendohet se punimi i qilimave ka zgjatur më shumë në Turqi se sa në Persi pas gjatë vizitës së tij në Turqi, Anadolli i atëhershëm, në vitin 1271, Marco Polo i përshkruan qilimat e punuar me forma gjeometrike si më të bukurit në botë.[39]
Shitja e qilimave "origjinalë", të punuar me dorë, në Itali filloi në shekullin e XIV pasi që tregtarët venedikas i blenë për herë të parë ato në Persi.[40] Në Evropën perëndimore u bënë të përkuar në shekullin XVII e XVIII[39] dhe që nga ajo kohë këta qilima janë art në vete në tregun botërorë, këtë dëshmon arritja e kualitetit të lartë në prodhim dhe rritja e çmimeve të jashtëzakonshme në ankandet botërore.
Qeramika
- Artikulli kryesor: Qeramika Islame
Një ndër degët më të zhvilluara dhe më të përsosura të artit Islam është qeramika e lustruar, në këtë sferë artistët kanë arritur shkallë të lartë të kreativitetit dhe inovacionit. Prodhimet qeramike dhe të porcelanit nuk ishin shumë të popullarizuara dhe të rëndësishme në kohën para islame pasi që artistë e asaj kohe prodhimet e veta më shumë i bënin nga ari dhe argjendi, ky lloj arti mori hov pas shtrirjes së Islamit në tokat arabe.[41]
Prodhimet e qeramikës së lustruar në artin Islam ishin dominuese plot dhjetë shekuj, që nga shekulli VIII e gjer në shekullin e XVIII.[42] Qeramika e lustruar ishte një nga teknologjitë më të hershme e prodhuar nga prodhuesit myslimanë. Qeramikat e para të lustruara u prodhuan rreth shekullit VIII në Basra, ato ishin të lustruara me ngjyrë të kaltër. Një kontribut tjetër i myslimanëve në këtë sferë është realizimi i produkteve nga gresi që nga shekulli i IX në Irak[43] Fabrika e parë për realizimin e produkteve nga qelqi dhe qeramika u ndërtua në Ar-Raqqah, Siri, në shekullin e VIII.[44] Në tokat myslimane të asaj kohe kishte edhe komplekse tjera prodhimi siç ishin ajo në Fustat që funksionoi që nga viti 975 gjer në vitin 1075, ajo në Damask nga viti 1100 gjer rreth vitit 1600 dhe ajo në Tabrik që funksionoi që nga viti 1470 e gjer në vitin 1550.[45]
Qeramika ose porcelani i përzier me metal i cili i jep efekte ylbertësie prodhmeve u zbulua në Irak nga kimisti arab Xhabir ibn Hayyan (Geberi) në shekullin e VIII, gjatë kohës së kalifatit Abbasid.[46][47] Zbulim tjetër ishte albarello, prodhim qeramike ose porcelani që shfrytëzohej në barnatore për të ruajtur barërat e thara. Zhvillimi i këtij lloji të farmacisë u bë në Lindjen e Mesme Islame e që në Evropë për herë të parë u soll në Florence, Itali nga tregtarët Hispano-Moresque në shekullin e XV.
Stili i sjelltë nga tregtarët Hispano-Moresque u shfaq në Andaluz në shekullin e VIII nën udhëheqje të Fitimidëve. Ky ishte stil i qeramikës Islame që u krijua në Spanjën Islame, pasi që Murët kishin paraqitur dy teknika të prodhimit të qeramikës në Evropë.[48]
Prodhimet e qeramikës dhe porcelanit të ilustruar me motive Islame u përhapën edhe në trevat shqiptare pas shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Ndër prodhimet e ilustruara nuk ishin vetëm ato të gjësendeve për nevojat e njerëzve, por kishin të bënin edhe me forma zbukuruese si dhe pjesë tjera të ilustruara për objekte banimi e adhurimi. Xhamia e Parrucës, rrethi i Shkodrës, është shembull i një faltoreje të zbukuruar me qeramikë të ilustruar.[49]
Teatri
Sa i përket artit interpretues format më të përhapura të teatrit gjatë Viteve të Arta Islame ishte teatri i kukullave (që përfshinte kukulla dore, lojëra hijesh, marionete etj) dhe dramat e njohura si ta'ziya, ku aktorët shfaqnin seri me përmbajtje të historisë së myslimanëve. Shfaqjet laike të njohura si akhraja, ishin më pak të popullarizuara se sa shfaqjet me kukulla dhe ato ta'zieh.[50]
Teatri turk i kukullave, Karagoz, ka ndikuar dukshëm në rajonin për rreth. Mendohet që ky aktrim të ketë ardhur nga Kina përmes Indisë. Më vonë këtë lloj aktrimi e morën mongolët nga kinezët dhe e përkthyen në turqisht. Disa dijetarë pohojnë se Teatri i Hijeve erdhi në Anadoll në shekullin e XVI nga Egjipti. Përkrahësit e kësaj teorie pohojnë se kur Sulltan Selimi pushtoi Egjiptin në vitin 1517 ai prezantoi në një shfaqje të tillë teatrale të realizuar për nder të tij. Ai ishte aq i impresionuar sa që solli këtë lloj aktrimi në Stamboll ku djali i tij, më vonë Sulltani i Mrekulluari, kishte interes të madh në shfaqjet.[51]
Në vendet tjera stili i aktrimit me hije dhe kukulla i njohur si khayal al-zill – një term metaforik ndërkombëtarë kuptimi i të cilit përkthehet si ‘hijet e imagjinatës’ ose ‘hijet e fantazisë'. Kjo është shfaqje teatrale hijesh e përcjellur me muzikë ku si instrumente përfshihen daullet, defet pa fletat e metalit dhe flautet si dhe efektet speciale si tymi, zjarri, bubullimat, kërcitjet, zhurmat si dhe çfarëdo efekti tjetër që do të bënte audiencën të qështë ose të dridhej.[52]
Në Iran teatri i kukullave ekzistonte më herët se në vitin 1000 e që fillimisht vetëm kukullat doreza dhe me fije ishin të popullarizuara.[53] Llojet tjera të stileve të aktrimit me kukulla u bënë të njohura në kohën e Kajarit.[54][55]
Historia e artit Islam
Duke marrë parasysh shtrirjen e shpejtë të territoreve Islame, ndeshjen me kulturat tjera tek popujt tjerë si dhe duke marrë parasysh kohën e realizimit të këtyre ndryshimeve arti Islam gjatë historisë mund të ndahet në disa periudha.
Periudha Muavijane
Gjatë periudhë Muavijane u zhvillua arkitektura e qytetëruar pasi që u futën koncepte dhe plane të reja në praktikë. Kështu erdhi në shprehje "plani arab", me oborre dhe xhami të mëdha me stil të ri. Kjo lloj arkitekture u bë e njohur me ndërtimin e xhamisë së madhe të Damaskut e cila u përfundua në vitin 715 gjatë kalifatit të Al-Walidit I)[56]. Kjo ndërtesë u mor si pikë referimi për ndërtues dhe historian të artit.
Kubeja e Gurit në Jerusalem është një nga ndërtesat më të rëndësishme të artit Islam e cila në vete përmban mozaik, frazë epigrafie e shumë elemente të tjera të pastra Islame. Pallatet e shkretëtirës në Jordani dhe Siri, Mshatta, Qasr Amra dhe Khirbat al-Mafjar, shërbyen për kalifët si vende për jetesë, halla për pritje, banja publike dhe ishin të dekoruara që të shprehnin një nivel udhëheqës.
Gjatë kësaj periudhe prodhimi i produkteve të qeramikës akoma ishte në fazën fillestare, objekte të pa lustruara deri në këtë periudhë. Nga kjo kohë ka vetëm disa objekte metali që kanë mbijetuar, por është e vështirë të bëhet ndarja e objekteve Islame nga ato të para islames.
'Abd al-Malik paraqiti monedha standarde të cilat kishin mbishkrime arabe. Zhvillimi i shpejtë i monedhës në hapësirë lokale gjatë kohës së ndërtimit të Kubes së Gurit demonstron ndryshim të hovshëm të kulturës në kohën e Muavijes. Kjo periudhë paraqet gjenezën e pjesërishme të artit Islam.
Periudha Abaside (VIII - XIII)
Në kohën e kalifatit Abasid (750 - 1258[57]) që pasoi pas kalifatit të Muavijes (661–750[58]), pika kryesore politike e kulturore Islame kaloi nga Siria në Irak ku në vitin 762 Bagdadi, qyteti qarkullues i paqes (madinat al-salam), u themelua si kryeqendër e re. Në dy shekujt e parë të periudhës Abaside u pa një shfaqje dhe përhapje e stilit të ri të artit Islam ku shfaqën forma dhe teknika të pasta Islame.[58]
Na shumë lloje të artit që u zhvilluan gjatë kohës Abaside, arti i përpunimit të tekstilit luajti një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, art që vazhdoi të zhvillohej edhe në periudhat pasuese. Tekstilet ishin të gjithë pranishme në tokat Islame duke shërbyer si veshje, tekstile shtëpiake dhe arkitekturë portative. Prodhimi dhe tregtia me tekstile ishte industri shumë e sofistikuar dhe profitabile. Tekstilet shpesh bëheshin edhe me materiale me vlerë të lartë si mëndafsh, ari e argjend si dhe dekoroheshin me dizajnë të ndryshme komplekse, kështu paraqisnin të mira luksoze duke shprehur pasuri dhe statut social. Tekstili Islam i njohur për përmbajtjen artistike e kualitative në masë të madhe u shit dhe në Perëndim, ku rëndësia e tyre ndikoi në gjuhët evropiane.
Gjatë kësaj kohe u zhvillua edhe prodhimi i qeramikës së lustruar e cila kërkonte kohë dhe precizitet për tu realizuar kështu që llogaritej ndër gjërat me vlerë dhe luksoze. Në këtë sferë të artit u bënë dy inovacione të mëdha: inovacioni i punimeve fajence dhe qeramikës ose porcelanit të lustruar me metal. Pasi që Islami, përmes haditheve të Muhammedit, i ndalon përdorimin e arit dhe argjendit për zbukurim të objekteve artistët përdorën përzierje të squfurit dhe metaleve okside zbukuruar objekteve që tanimë ishin të lustruar. Kërkonte precizitet dhe kohë, kështu që produktin e bënte luksoz dhe të kushtueshëm dhe të dallueshëm nga prodhimet e qeramikës së lustruar në kulturat tjera.[59].
Kaligrafia filloi të përdorej për shkrimin e faqeve Kur'anore dhe letrave të ndryshme deri në atë masë sa humbte të gjeturit e menjëhershëm të asaj që ishte shkruar.[60].
Gjatë viteve 836-892 në vend të Bagdadit, kryeqendër ishte Samarra, qytet në veri të Bagdadit e që është pjesërisht domethënës për të kuptuar artin dhe arkitekturën e periudhës Abaside. Në këtë qendër u zhvillua stil i ri i mbulimit të sipërfaqeve, stil i quajtur i pjerrët, si dhe u bë dekorim i ri me dizajne me figura gjeometrike të përsëritura dhe me pseudo forma të bimëve që më vonë në perëndim u bënë të njohura si "arabeska".[58]
Periudha Fatimide X - XII
Kalifati Fatimid, emri i të cilit rrjedh nga emri i vajzës së Muhammedit (të dërguarit të fundit në Islam) Fatimes, erdhi në pushtet më 9 gusht të vitit 969[61] me hyrjen e gjeneralit Gauhar në Fustat-Misr dhe përfundoi në vitin 1171[62] dhe gjatë kësaj periudhe territoret Islame u zgjeruan duke përfshirë hapësirën ku sot gjenden Algjeria, Tunizi, Sicilia, Egjipti e Siria.
Gjatë kësaj periudhe u zhvillua arti i përpunimit të zbukurimeve nga ari, dizajnimit të kristaleve shkëlqyese e transparente, përpunimit të kuarcit pa ngjyrë, gjithashtu edhe përpunimi i qelqit ishte art i zhvilluar në nivel të lartë. Qendra udhëheqëse u bë afër Kairos së Vjetër në vendin e quajtur al-Fustat ku dhe ishte qendra e prodhimeve të qeramikës, qelqit, metaleve, shkëmbinjve zbukurues dhe përpunimit të drurit. Qendra prodhimi të artizanateve u hapën edhe në pjesë të tjera të Egjiptit. Përpunimi i qeramikës së ilustruar ishte në një nivel shumë të lartë. Disa prej prodhimeve që kanë mbijetuar gjer në kohën e sotme mbajnë dhe mbishkrimin e prodhuesve të vetë. Gjithashtu edhe përpunimi i veglave dhe zbukurimeve të drurit e arit kishte arritur nivel të lartë artistik. Artistët e asaj kohe krijuan motive të reja dekorative dhe shfrytëzuan shumë format figurative si njerëzore ashtu edhe shtazore.[58]
Vepra e parë madhore artistikë-arkitekturale ishte dizajnimi qarkorë i qendrës së parë të tyre, qytetit al-Mansuriya, në vitin 947, që mund të vlerësohet si sfidë e qëllimshme ndaj qytetit Abasid, Badadit që njihej si "qyteti i paqes (madinat al-salam).[63]
Ky kalifat themeloi qytetin e Kairos (al-Qahira, që don të thotë "triumfuesi") në vitin 973 dhe e bënë qendër të tyre që shumë shpejtë u bë rival i Bagdadit. Në këtë qytetë me hov të madhë dhe me stil të jashtëzakonshëm u zhvilluan artet dekorative që e bënë qendër kulturore të botës Islame.
Ata zhvilluan edhe arkitekturën duke iu përmbajtur teknikës Tulunide dhe përdorëm materiale të ngjashme, por gjithashtu bënë dhe prodhime të veta specifike. Në Kairo s'bashku me themelimin e qyteti u ndërtua edhe xhamia e parë madhështore al-Azhar (969–73), ku u themelua njëkohësisht edhe instituti i edukimit të lartë, ku sot është universiteti i njohur i Al-Azharit. Xhamia al-Hakim (996–1013) është një shembull i rëndësishëm i arkitekturës dekorative të periudhës Fatimide. Objekte tjera që kanë mbijetuar nga kjo periudhë janë xhamia al-Aqmar (1125) dhe portat hyrëse të qytetit të Kairos të ndërtuara nga veziri Badr al-Jamali (1073–94).[63]
Xhami tjera të ndërtuara gjatë kësaj periudhe ishin: Al-Juyushi (1085) që njihet edhe me emra tjerë[64][65], Sayyida Ruqayya Mashhad (1133) që njihet edhe me emra tjerë[65][66], Vizier al-Salih Tala'i (1160)[67] dhe mauzoleu Yahya al-Shabihi (1150).[68]
Periudha Seljuke 1071-1299
Periudha e Seljuke filloi në vitin 1071 pas përmbysjes së perandorit bizantin Romanos Diogenes nga udhëheqësi Seljuk Alparslan në Malazgirt.[70]
Periudha Seljuke në historinë e artit dhe arkitekturës zgjati për rreth dy shekujsh , gjersa u themelua dinastia Ilkhan në vitin 1299[70]. Gjatë kësaj periudhe bota Islame kaloi nga territoret arabe në qendrat Seljuke, në qytetet si Merv, Nishapur, Rayy dhe Isfahan.[69] Pavarësisht nga pushtimet turke kjo periudhë e ringjalljes persiane filloi me publikimin e Firdausit, "Shah-namah", që përbën për Persin një periudhë me zhvillime intensive të artit kreativ. Produktiviteti i dukshëm i këtyre shekujve në artet vizuale në krahasim me shekujt e mëparshëm paraqet hedhe të një hapi të madh përpara.
Gjatë periudhës seljuke artistët nuk inkurajuan vetëm nga sulltanët, por gjithashtu edhe nga nga emirët lokal si dhe nga familjet e pasura të vendit. Kështu që intensivisht dhe në nivel të lartë u zhvillua arti dekorativ ku kujdes të veçantë iu kushtua përpunimit dhe zbukurimit të drurit, përpunimit të zbukurimeve nga guri, përpunimit të metalit, përpunimit dhe ilustrimit të qeramikës, përpunimit të qelqit di dhe prodhimet e tekstilit dhe prodhimi i qilimëve.[71] Enët për përdorim të përditshëm u dekoruan me gravura e zbukurime tjera, në anën tjetër gjersa të gjitha metalet e tjera zbukuruese përdoreshin për zbukurim të enëve dhe objekteve, ari dhe argjendi përdoreshin vetëm për stoli grash.
Inovacioni më i rëndësishëm në periudhën seljuke ishte përpunimi i metalit, posaçërisht arti i zbukurimit të prodhimeve nga bronzi me ari dhe argjend. Kjo teknikë u zhvillua në Herat dhe Nishapur në rajonin Horasan dhe përfshinte përdorimin e figurave gjeometrike dhe bimore në zbukurimin e gjësendeve. Qendra më e rëndësishme e prodhimeve metalike ishte Konya që përfshinte stilin iranian, dhe shumë prodhues në Artukid punonin në stilin Mosul.[72]
Inovacionet e paraqitura nga arkitektët iranian gjatë kësaj periudhe kishin jehonë dukshëm më të madhe se sa në Indi e në Azinë e Vogël. Në shumë raste artistët seljuk konsolidonin dhe perfeksionin format dhe idetë që njiheshin shumë kohë më parë. Këtë e dëshmon ndërtimi i minares së xhamisë në Damgan, Iran. Efektet dekorative të arritura duke përdorur tulla me vrima duke formuar ritëm dhe forma gjeometrike origjinale të nivelit të lartë.[69]
Miniaturat seljuke, nga të cilat vetëm disa kan mbetur për shkak të shkatërrimit të madh gjatë pushtimit mongol, ishin shumë të zbukuruara. Qendra kryesore për shtypjen e librave gjatë shekujve XII dhe XIII ishte Iraku, por në këtë shtyp ndikim kryesor kishte ndikim të madh Iranian. Sa për ilustrim të kujdesit në dizajn dhe ilustrim kanë mbijetuar disa shembuj të Kur'anëve sejlukian ku rol kryesorë merr shkrimi kufik.[69]
Periudha Seljuke pa dyshim ishte njëra nga periudhat më kreative në historinë e botës Islame, paraqiti arritje madhështore në të gjitha fushat artistike me ndryshime të dukshme në kontekst, nga regjionet tjera.
Arti në Andaluzi
Kalifati i parë i cili u vendos në al-Andalus, (Andaluzi, Spanjë), ishte ai Muavijan. Pas rënies së këtij kalifati në krye të vendit erdhën mbretëri të ndryshme, por arti nuk kishte ndryshime të dukshme. Kah fundi i shekullit XI dy fise berbere, Almoravidët dhe Almohadët pushtuan qendrën e Magrebit dhe Spanjës, duke sjell me sukses ndikimet artistike magrebiane. Nga një seri e luftimeve të krishtere zvogëluan pushtetin Islam në spanjë duke i kthyer kufijtë në Grenadë në shekullin e XIV. Territori ishte nën udhëheqjen Nasiride, të cilët arritën të mbaheshin gjer në vitin 1492.
al-Andalus ishte qendra më e madhe kulturore në Evropë në Mesjetë. Përkrah sjelljes së ndryshimeve pozitive në edukim me hapjen e universiteteve, ku ligjëroheshin shkencat dhe nga ku merrnin dituri edhe evropianët jo myslimanë, të cilët ishin të pa njohur për krishterët (siç ishte universiteti Averroes), vendi ishte njësoj jetësorë edhe për zhvillimin e artit.
Një nga pikat kyçe të shpirtit artistik në këtë kohë ishte arkitektura. Gjatë qëndrimit të myslimanëve në al-Andalus u bënë shumë ndërtime arkitekturale të llojeve të ndryshme duke përfshirë kështjella, ndërtesa ushtarake të llojeve të ndryshme e ndërtime tjera. Nga 4000[73] objekte arkitekturale që akoma mbijetojnë si Xhamia e Madhe e Kordobës, e njohur për vlerat e larta arkitekturale e artistike, pastaj monumentet tjera si Bab Mardum në Toledo, Spanjë, ose qyteti i kalifatit Medina Azahara, kompleksi arkitektural Alhambra në Grenadë etj. tregojnë vlerat e larta artistike të asaj kohe, ku në ndërtimin e këtyre objekteve u përdorën shumë teknika.
Fildishi u përdor shumë për prodhimin e arkave dhe arkivoleve. Në sferën e artit me përpunim të metalit u ndërtuan skulptura të mëdha të cilat shërbenin për fontana ose akumulim të ujit. Prodhimet tekstile të cilat ishin me vlera të mëdha artistike ishin kërkesë e madhe në Evropë, shumë tekstile janë gjetur në pasuritë e kishave të Botës së Krishtere ku shërbenin si mbulesa për të shenjtërit. Gjatë kësaj kohe edhe pse me intensitet më të vogël, prapë se prapë u zhvillua edhe arti i përpunimit dhe ilustrimit të drurit.
Jeta Islame në al-Andalus, Spanjën e sotme, la gjurmë të pashlyeshme si në jetën e përditshme të banorëve të prapambetur të asaj kohe ashtu dhe në zhvillimin e artit, nivel dhe vlera të cilat asnjëherë më vonë nuk arritën të zhvillohen. Ky zhvillim edukativ, kulturorë e artistik pati ndikim të madh edhe në pjesë tjera të Evropës posaçërisht në aspektin shkencorë, me përkthimin e veprave të ndryshme shkencore nga arabishtja në latinisht.
Arti në Egjip dhe Siri
Fillimisht në Egjipt Islami u shtri në kohën e kalifatit Fatimid (909-1171). Edhe për kundër dallimeve të mëdha në formën dhe vlerat e besimit në mes egjiptianëve të asaj kohe dhe myslimanëve, prapë se prapë sunduesit Islam nuk shkatërruan asgjë nga kultura e lashtë egjiptiane, por ata zhvilluan vlerat e reja artistike të bazuara në ligjet dhe rregullat Islame, të njohura përmes Kur'anit dhe hadithit.
Gjatë periudhës së qëndrimit të udhëheqjes Islame në Egjipt në nivel të dukshëm u zhvillua arti në këtë vend, ku u paraqitën disa stile dhe teknika të reja artistike.
Në të njëjtën kohë në Siri në fuqi ishte kalifati Seljuk. Në vitin 117 Saladini zgjeroi territoret e kalifatit fatimid nga Egjipti dhe kalimthi vuri në pushtet udhëheqësin Ajubide. Edhe pse nuk u bënë zhvillime të jashtëzakonshme në arkitekturë përsëri vërehen dukshëm vlerat artistike të kësaj kohe në ndërtimin e objekteve luksoze. Prodhimtaria e prodhimeve qeramike dhe metalike vazhdoi të zhvillohej pa ndërprerë, qelqi i emaluar u bë gjithashtu fuqi në vete
Në vitin 1250, Mamlukët zgjeruan territoret e tyre, kështu që në vitin 1261 arritën të zgjerohen edhe në Siri. Malukët në këto territore qëndruan për tre shekuj, gjer në vitin 1517. Mijëra objekte arkitekturale u ndërtuan gjatë kësaj periudhe. Shembull është Baptisteria në Saint Louis, që ishte që nga objektet më të famshme Islame. Sa i përket arteve luksoze, përpunimi i metalit dhe qelqit ishin primarë.
Arti në Siri, Irak dhe Anadoll
Turqit seljuk zgjeruan kufijtë përtej Iranit gjer në Anadoll duke fituar mbi Perandorinë Bizantine në betejën e Manzikertit në vitin 1071 dhe vendosën sulltanat të pavarur si pjesë nga kalifati në Iran. Ata u dobësuan shumë gjer në vitin 1243 kur dhe territoret i pushtuan Mongolët, por parat mbetën nën emrin e tyre gjer në vitin 1304. Arkitektura dhe objektet sintetizonin stile të ndryshme, së bashku Iraniane dhe Siriane, shpesh vlerësimi i saktë është shumë i rëndë. Në këtë kohë në këto territore u kultivua edhe arti i përpunimit të drurit, gjithashtu sëpaku një dorëshkrim ka mbijetuar nga kjo kohë.
Nomadët turkmen të cilët u vendosën në rajonin e lumit Van, përgjigjeshin për një numër xhamish, shembull: Xhamia e Kaltër në Tabriz, dhe ata kishin ndikim vendimtar pas rënies së seljukëve. Duke filluar në shekullin XIII në Anadoll dominonin udhëheqësi të vogla turkmene të cilat vazhdimisht zgjeroheshin në territoret bizantine. Kështu pakë nga pakë u formua një perandori e re, Perandoria Osmane, në vitin 1299.
Lustrimi i librave Islamë përjetoi vitin e parë të artë në shekullin e XIII më së shumti nga Siria dhe Irani.
Paraja e më hershme kishte epigrafe arabe, por pasi që shoqëria Ajubide u bë më kozmopolite dhe multi etnike filluan të përdoreshin edhe elemente astrologjie, simbole dhe figura kafshësh në to
Tekstet Islame të quajtura Maqamat, të kopjuara dhe ilustruara nga Yahya b. Mahmud al-Wasiti ishin nga librat e parë." Ishin nga tekstet e para që përmbanin pasqyrë të jetës së përditshme në artin Islam, që portretizonin tregime me humor dhe paraqisnin nga pakë nga jo e trashëguara dhe tradita piktoreske.[74]
Arti në Indi
Në territoret indiane të parët hynë Gaznavidët dhe Guridët në shekullin e IX, nuk u bënë autonom gjer në vitin 1206, kur Muizzi, ose mbretërit sllavë, arritën fuqi dhe themeluan sulltanatin e Delhit. Më vonë u formuan edhe sulltanate tjera në Bengal, Kashmir, Gujarat, Jaunpur, Malwa dhe ne veri të Dekkanit (Bahmanidët). Ata u ndanë gradualisht nga tradita persiane duke formuar një qasje të re ndaj arkitekturës dhe urbanizmit. Arritjet artistike nuk janë studiuar po thuajse fare në këto rajone, por arti i ilustrimeve të dorëshkrimeve është shumë mirë i njohur. Periudha e sulltanateve përfundoi me ardhjen në pushtet të Perandorisë Mugale të cilët vazhdimisht rritën territoret e tyre.
Arkitektura në këtë territor u zhvillua dukshëm, posaçërisht ndërtimi i xhamive dhe objekteve tjera është mirë i njohur. Një nga objektet madhështore me vlerë botërore të kësaj kohe është Taxh Mahalla që u ndërtua nga Shah Jahan, mbret mysliman.[75]
Tri perandoritë
Osmane
Perandoria Osmane e cila u formua kah fundi i shekullit XIII vazhdoi të zgjerohej dhe të mbijetojë gjer pakë pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë gjithë kësaj kohe kjo perandori përfshinte një territor të madh kur u zhvillua një art i shkëlqyer i pasur me arkitekturë, prodhim masiv të qeramikës, zbukurimeve nga ari, letrës turke Ebru, qilimave turk, gjithashtu tapiceritë dhe dorëshkrimeve të ilustruara.
Osmanët turq zhvillimet kulturore nuk i përqendruan vetëm në një qendër të vetme, por ato i realizuan në gjithë territorin që sundonin. Si në historinë e më hershme Islame ashtu edhe në këtë periudhë ata mblodhën kokat më të mençura të territorit dhe realizuan zhvillimet kulturore, edukative e artistike pjesa e madhe e të cilave janë dëshmi edhe në ditët e sotme. Arkitekti më i famshëm i kësaj periudhe ishte arkitekt Sinani i cili jetoi afër njëqind vite dhe dizajnoi qindra ndërtime arkitekturale (që njihen: 84 xhamia. 52 xhami të vogla mesxhide, 57 medrese, 7 spitale, 22 mauzoleve, 17 strehë vorfënore, 5 ujësjellës, 8 ura , 20 hane dhe 48 hamame) nga të cilat ndër më të njohurat janë Süleymaniye Camii në Stamboll dhe Selimiye Camii në Edirne. Nxënësit e Sinanit pastaj ndërtuan objektet e famshme si Xhamia e Kaltër në Stamboll dhe Taxh Mëhalla në Indi.
Urat e ndërtuara nga kjo periudhë pothuajse gjenden në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe janë të njohura për stilin e tyre arkitekturalo-artistik.
Vepra kryesore të dorëshkrimeve të ilustruara osmane paraqesin "dy librat e festivaleve" një realizuar në shekullin e XVI dhe një nga koha e sulltan Muratit. Këto libra përmbajnë një numër të madh të ilustrimeve dhe ekspozojnë ndikim të fortë safavide.
Osmanët janë të njohur edhe për zhvillimin e pigmentit të kuq të ndritur, i njohur si “Iznik kuq,” në qeramikë.
Mugale
Perandoria Mugale u themelua në Indi në vitin 1525 dhe ekzistoi gjer në vitin 1857[76] gjersa Anglia zgjeroi shtetin dhe krijoi protektoratin e vetë. Arti mugal ishte një art indo-persiano-islam ku arkitektura zinte vend nderi, me zhvillimin e planit të veçantë. Figurë e njohur e artit mugal ishte Shah Jahan i cili ndërtoi e Taxh Mëhallës, në vitin 1638 caktoi Delhin si kryeqytet dhe në të ndërtoi Kalanë e Kuqe në të cilën gjendej edhe pallati imperial mugal[76]. Gjithashtu u kultivua edhe arti i stolive dhe skalitjes që gurëve. Mugalët gjithashtu zhvilluan edhe artin e lustrimit të dorëshkrimeve edhe pse me ndikim nga kulturat tjera artistike.
Ndër personalitetet mugale që ndikuan në zhvillimin e artit ishin edhe Akbar (1556-1605) i cili ishte arkitekt, Jahangir (r. 1605–27) ishte udhëheqës dhe artist, kontrollues i studimeve të bimëve dhe kafshëve dhe veprave artistike, Abd al-Rahim Muhammad Khan-i Khanan (1561–1626/7) etj..[63]
Safavide dhe Kaxhare
Dinastia Safavide, (mori emrin nga Sheikh Safi-od-Din of Ardabil), që shtrihej në Iran u themelua në vitin 1501 dhe u zgjerua e ekzistoi gjer në vitin 1786, si kryeqytet kishin Isfahanin. Suksesi primar dhe çelësi i zhvillimit të gjithanshëm në periudhën safavide ishte bashkimi i tërë territorit Persian nën një kontroll të vetme si dhe hapja e vendit ndaj Evropës përmes tregtisë së ndërsjellët. Kjo ndikoi që Isfahani të bëhet një nga qytetet më të mrekullueshëm në Persi. Kjo hapje e territoreve të dinastisë ndaj Evropës ndikoi në rritjen e tregtisë në të mira e më vonë arti dhe letërsia safavide kishte ndikim në Evropë.
Kjo ishte periudha e Sheh Abbasit I (1571-1629) i cili nxiti edhe zhvillimin e artit në përgjithësi e në veçanti zhvillimin e arkitekturës duke ndërtuar një numër të madh parqesh, pallate, një treg të madh si dhe xhaminë e madhe mbretërore.
Veç kësaj në këtë periudhë u zhvillua gjithashtu edhe arti i prodhimeve qeramike dhe lustrimit të dorëshkrimeve. Në shekullin XVII u zhvillua lloj i ri i pikturimit bazuar rreth albumit. Albumet ishin punime specialistësh të cilët bashkoheshin dhe në një fletë të vetme realizonin pikturim, vizatim ose kaligrafi nga autorë të ndryshëm. Nganjëherë punimet realizoheshin nga librat e vjetër dhe nganjëherë si punime të pavarura.
Pas rënies së dinastisë safavide së fundi erdhi dinastia Kaxhare në vitin 1785 dhe ekzistoi gjer pas Luftës së Parë Botërore (1925)[77], themeluar nga fiset turkmene.
Arti kaxhar u dallua me zhvillimin e pikturimit me ngjyra vaji si dhe me prodhimet e çelikut.
Trojet shqiptare
Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[78]
Arti Islam në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit të kulturës dhe artit Islam në këto troje. Qëndrimi i saj shekullorë në këto troje dhe rëndësia e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe mund të vlerësohen përms gjurmëve të mbetura.
Edhe përkundër trashëgimisë së pa shmangshme kulturore e artistike të zhvilluar gjatë kësaj kohe nga shqiptarët, studiuesve letrarë kanë hezituar që të bëjnë studimin e këtyre veprave, ata i kanë marrë me nënçmim vlerat artistike shqiptaro-islame[79].
Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:
- "Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje... Le që boshnjakët janë shumë përpara në studime, por madje edhe serbët edhe sllavo-maqedonasit."
Përkundër mos guximit të studiuesve shqiptarë që të hulumtojnë ndikimin Islam në zhvillimet kulturor, sociale e artistike në jetën e shqiptarëve vetë gjeneratat e dala të edukuara në qendrat Islame dhe ndryshimet në strukturat fisnore para dhe pas Islame dëshmojnë për një ndikim të rëndësishëm dhe në masë të madhe.
Në anën tjetër zhvillimi i arkitekturës së mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatë kohërave dëshmon për një lidhshmëri më të dashur se sa të dhunshme, siç pretendohet, mes shqiptarëve dhe Islamit. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçant iu kushtua arkitekturë. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik.
Thuajse në tërë hapësirën e trojeve shqiptare ka monumente fetare që meritojnë theks të veçantë për nga vlera dhe rëndësia e tyre gjatë kohësh.
Ndër monumentet Islame tërheqëse për artdashësit shqiptarë dhe të huaj në trojet shqiptare veçohen: Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë, Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Madhe në Prishtinë, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren, Xhamia e Pashës me hamam në Ulqin etj.
Referime
- ^ "Taj Mahal". World Heritage List (në anglisht). UNESCO World Heritage Centre.
- ^ a b "ARKITEKTURA ISLAME". Horizonti.com. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2008.
- ^ Marilyn Jenkins—Madina, Richard Ettinghauset and Architecture 650–1250, Yale University Press, ISBN 0-300-08869-8, p. 3
- ^ Davies, Penelope J.E. Denny, Walter B. Hofrichter, Frima Fox. Jacobs, Joseph. Roberts, Ann M. Simon, David L. Janson's History of Art, Prentice Hall; 2007, Upper Saddle River, New Jersey. Severth Edition, ISBN 0-13-193455-4 pg. 277
- ^ "MSN Encarta: Islamic Art and Architecture". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2009. Marrë më 5 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Arti-Islam.Tk: M. M. Sharif, A History of Muslim Philosophy, vol. II, Wiesbaden, 1966, sipas: Nerkez Smailagic, op. cit., fq. 397-472; Sejjid Husein Nasr, Vodic mladom muslimanu, Sarajevë, 1998, fq. 135.
- ^ Madden (1975), pp.423-430
- ^ The Arab Contribution to Islamic Art: From the Seventh to the Fifteenth Centuries, Wijdan Ali, American Univ in Cairo Press, December 10 1999, ISBN 977-424-476-1
- ^ From the Literal to the Spiritual: The Development of the Prophet Muhammad's Portrayal from 13th Century Ilkhanid Miniatures to 17th Century Ottoman Art Arkivuar 3 dhjetor 2004 tek Wayback Machine, Wijdan Ali, EJOS (Electronic Journal of Oriental Studies), volume IV, issue 7, p. 1-24, 2001
- ^ "Islam", The New Encyclopedia Britannica (2005)
- ^ "Architecture of the Islamic World", 1978, Thames and Hudson" Ernst J. Grube
- ^ O. Grabar (2006), p.87
- ^ Ettinghausen (2003), p.87
- ^ a b Ramiz Zekaj, PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore, Viti IX 2004 Nr. 1 (32) fq. 121-133, Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë
- ^ a b c d e f g http://www.dielli.net/lexo.php?id=13 - Letërsia dhe artet në Islam, Sejjid Husein Nasr, 18 mars 2008, fragment nga libri Udhërrëfyes i të Riut Mysliman në Botën Moderne
- ^ L. Sprague de Camp, Literary Swordsmen and Sorcerers: The Makers of Heroic Fantasy, p 10 ISBN 0-87054-076-9
- ^ John Grant and John Clute, The Encyclopedia of Fantasy, " rabian fantasy", p 52 ISBN 0e fantasy world having little connection, if any, to actual times and places. A number of elements from Arabian mythology and Persian mythology are now common in modern fantasy, such as genies, bahamuts, magic carpets, magic lamps, etc. When L. Frank Baum proposed writing a modern fairy tale that banished stereotypical elements, he included the genie as well as the dwarf and the fairy as stereotypes to go.
- ^ James Thurber, "The Wizard of Chitenango", p 64 Fantasists on Fantasy edited by Robert H. Boyer and Kenneth J. Zahorski, ISBN 0-380-86553-X
- ^ Dr. Abu Shadi Al-Roubi (1982), "Ibn Al-Nafis as a philosopher", Symposium on Ibn al-Nafis, Second International Conference on Islamic Medicine: Islamic Medical Organization, Kuwait (cf. Ibn al-Nafis As a Philosopher Arkivuar 6 shkurt 2008 tek Wayback Machine, Encyclopedia of Islamic World).
- ^ Nahyan A. G. Famy|astronomy]], cosmology and geology known in his time. His main purpose behind this science fiction work was to explain Islamic religious teachings in terms of science and philosophy through the use of fiction.
- ^ Nawal Muhammad Hassan (1980), Hayy bin Yaqzan and Robinson Crusoe: A study of an early Arabic impact on English literature, Al-Rashid House for Publication.
- ^ Cyril Glasse (2001), New Encyclopedia of Islam, f. 202, Rowman Altamira, ISBN 0-7591-0190-6.
- ^ Amber Haque (2004), "Psychology from Islamic Perspective: Contributions of Early Muslim Scholars and Challenges to Contemporary Muslim Psychologists", Journal of Religion and Health 43 (4): 357-377 [369].
- ^ Martin Wainwright, Desert island scripts, The Guardian, 22 March 2003.
- ^ G. J. Toomer (1996), Eastern Wisedome and Learning: The Study of Arabic in Seventeenth-Century England, f. 222, Oxford University Press, ISBN 0-19-820291-1.
- ^ Latinized Names of Muslim Scholars, FSTC.
- ^ I. Heullant-Donat and M.-A. Polo de Beaulieu, "Histoire d'une traduction," in Le Livre de l'échelle de Mahomet, Latin edition and French translation by Gisèle Besson and Michèle Brossard-Dandré, Collection Lettres Gothiques, Le Livre de Poche, 1991, f. 22 with note 37.
- ^ Professor Nabil Matar (April 2004), Shakespeare and the Elizabethan Stage Moor, Sam Wanamaker Fellowship Lecture, Shakespeare’s Globe Theatre (cf. Mayor of London (2006), Muslims in London Arkivuar 13 maj 2008 tek Wayback Machine, f. 14-15, Greater London Authority)
- ^ Turkish Miniature,Turkish Miniatures,ottoman miniatures,oriental miniatures,Islamic belief.Chinese Han dynasty of Huns and Göktïrks,The Oldest Turkish Illustrated Documents,Tu...
- ^ "Mogul miniature". Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2009. Marrë më 6 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Në disa pjesë të botës islame, si p.sh. në Indonezi, ezani shoqërohet nga lodrat të cilat përhapen nëpër xhungël më larg se zëri i muezinit.
- ^ Shih L. al-Faruku: Essays on Islamic and Comparative Studies, Herudon, Virginia 1982, fq 44-5.
- ^ a b c Islami dhe muzika - Seyyed Hossein Nasr
- ^ Shih R. d’Erlanger: La Musique Arabe, 5 vëllime, Paris 1930-39; N. Caron & D. Safvat, Iran (përmbledhja Les Traditions Musicales).
- ^ Farabiu ka shkruajtur një traktat me titull Al-Ilaxh fil-Musiqa (“Shërimi me Anë të Muzikës”), ndërsa Ikhwan al-Safa studiuan efektin e muzikës mbi shpirtin e njeriut në Risale-n e tyre.
- ^ Nëse e shfletojmë Kur'anin do të gjejmë shumë ajete që flasin për pastërtinë, mirëpo prej tyre do ti zgjedhim këto në vijim:
- "…aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastërti". (Et-Teube: 108).
- "…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme". (El-Bekare: 222).
- "…ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, …". (El-Enfal: 11).
- "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!". (El-Mudethir: 1-4).
- ^ All-llahu, azze ve xhel-le, ua ka ndaluar njerëzve ta papastër që të hyjnë në xhamia, duke thënë:
- "… vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë...". (Et-Teube: 28).
- "O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje),…". (El-A'raf: 31).
- ^ Hadithet që flasin për pastërtinë:
- Transmeton Imam Myslimi në sahihun e tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Pastërtia është gjysma e besimit".
- Imam Taberaniu, rahimehull-llah, transmeton nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë: "Pastroni trupin tuaj që t'ju pastroj All-llahu". (Hasen).
- ^ a b c http://www.islamicart.com/main/rugs/intro.html Arkivuar 9 maj 2008 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 7 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Arti dhe arkitektura Islame nga Tawfiq Ahmed Abdel Gawwad
- ^ Mason (1995), p. 1
- ^ Mason (1995), f. 5
- ^ Henderson, J.; McLoughlin, S. D.; McPhail, D. S. (2004), "Radical changes in Islamic glass technology: evidence for conservatism and experimentation with new glass recipes from early and middle Islamic Raqqa, Syria", Archaeometry, 46 (3): 439–68
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mason (1995), f. 7
- ^ Hassan, Ahmad Y. "re Glass". History of Science and Technology in Islam (në anglisht). Marrë më 2008-03-29.
- ^ Hassan, Ahmad Y. "Lazaward And Zaffer Cobalt Oxide In Islamic And Western Lustre Glass And Ceramics". History of Science and Technology in Islam (në anglisht). Marrë më 2008-03-29.
- ^ Caiger-Smith, 1973, f.65
- ^ Teravia e gjashtë, në xhaminë e Parrucë[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Moreh, Shmuel (1986), "Live Theater in Medieval Islam", përmbledhur nga David Ayalon, Moshe Sharon (red.), Studies in Islamic History and Civilization, Brill Publishers, fq. 565–601, ISBN 965264014X
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tradition Folk The Site by Hayali Mustafa Mutlu
- ^ Article Saudi Aramco World 1999/John Feeney
- ^ The History of Theater in Iran: Willem Floor:ISBN 0-934211-29-9: Mage 2005
- ^ Mehr News Agency 7.7.07 http://www.mehrnews[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Iran Daily 1.3.06 http://www.iran-daily.com
- ^ Hillenbrand, Robert. Islamic Art and Architecture, Thames & Hudson World of Art series; 1999, London. ISBN 978050020305
- ^ Gruber, World of Art
- ^ a b c d "Islamic Art". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2008. Marrë më 7 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hillenbrand (1999), p.54
- ^ Hillenbrand (1999), p.58
- ^ http://www.ismaili.net/mirrors/24_fatimid/hfatimid.htm Arkivuar 16 maj 2008 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ http://www.touregypt.net/hfatimid.htm - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ a b c http://www.metmuseum.org/toah/hd/fati/hd_fati.htm - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Mashhad of al-Juyushi, Badr al-Jamali, Badr al-Gamali, Mashhad of Badr al Jamali, Mosque of al-Guyushi, Mosque of al-Juyyushi, shrine of al-Juyyushi, Mosque of al Juyushi
- ^ a b 'Abd al-Wahhab, Hasan. 1940. Al-'Asr al-Fatimi. majallat al-'Imara 2, 5-6:310-24.
- ^ Mashhad of Sayyidah Ruqayyah, Muhammad al-Ja'fari Mashhad, Muhammad al-Jaafari Mashhad, Muhammad al- Ja'fari Mashhad, Mausolea of Ahl al-Bayt ('Alid Saints)
- ^ Berchem, Max van. 1978. Notes d'archéologie arabe I. Monuments et inscriptions fatimites, and II. Toulounides et fatimites. Opera Minora I. Geneva: Editions Slatkine. 78-201.
- ^ http://www.archnet.org/library/documents/one-document.jsp?document_id=6406 Arkivuar 7 maj 2008 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ a b c d Efektet dekorative të arritura me tullat e radhitura në gjeometri dhe me ritëm janë karakteristikë e artit persian të shekullit XI.http://www.art-arena.com/seljuks.htm
- ^ a b http://cappadociaguide.wordpress.com/history/seljuk/ - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Seljuk Art
- ^ http://www.sadberkhanimmuzesi.org.tr/english/sanat/selcuklu.htm Arkivuar 5 prill 2005 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead., (turqisht)
- ^ "Art: When Spain Was Islamic - TIME". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2013. Marrë më 10 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hillenbrand, p.128-131
- ^ Tawfiq, Idris (20 mars 2007). "The Taj Mahal: A Teardrop on the Cheek of Time". IslamOnline.net. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2008. Marrë më 10 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b http://www.infoplease.com/ce6/ent/A0834336.html
- ^ "Qajar Art, Royal Persian Painting". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2008. Marrë më 11 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Shkup, 2003, fq. 79-85.
- ^ Gazmend Shpuza, shkencëtar bashkëkohës, http://www.iiu.edu.my/deed/quran/albanian/temanexhat1.html Arkivuar 23 janar 2009 tek Wayback Machine
Literaturë
Libra dhe Gazeta
- "Kaligrafia Islame dhe komunikimi i saj me kulturën materiale shqiptare", Ramiz ZEKAJ, PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore, Viti IX 2004 Nr. 1 (32) fq. 121-133, Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë
- Oleg Grabar; Marilyn Jenkins-Madina (2003). Islamic Art and Architecture 650-1250 (bot. 2nd). Yale University Press. ISBN 978-0-300-08869-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madden, Edward H. (1975). "Some Characteristics of Islamic Art". Journal of Aesthetics and Art Criticism. 33 (4).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mason, Robert B. (1995). "New Looks at Old Pots: Results of Recent Multidisciplinary Studies of Glazed Ceramics from the Islamic World". Muqarnas: Annual on Islamic Art and Architecture. Brill Academic Publishers. XII. ISBN 90-04-10314-7.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ali, Wijdan (2001). "From the Literal to the Spiritual: The Development of the Prophet Muhammad's Portrayal from 13th Century Ilkhanid Miniatures to 17th Century Ottoman Art" (PDF). EJOS. 4 (7). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 dhjetor 2004. Marrë më 5 nëntor 2008.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hillenbrand, Robert. Islamic Art and Architecture, Thames & Hudson World of Art series; 1999, London. ISBN 978050020305.
Enciklopedi
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. - The New Encyclopedia Britannica, Encyclopedia Britannica, Incorporated; Rev Ed edition, 2005, ISBN 978-1-59339-236-9
Shih edhe
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Arti Islam. |
Lidhje të jashtme
- https://web.archive.org/web/20081018182059/http://www.burimi.net/arti_islam.htm - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- https://web.archive.org/web/20080419012452/http://www.aiitc.org/universi/nr5/aldo.html - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- http://www.dielli.net/lexo.php?id=13 - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- http://www.arti-islam.tk/ Arkivuar 17 qershor 2008 tek Wayback Machine - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- https://web.archive.org/web/20080610191728/http://www.zeriislam.com/artikulli/Mbi-Artin-Islam.html#_ftn3 - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- https://web.archive.org/web/20081109190510/http://www.islamicart.com/ - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- http://www.discoverislamicart.org - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead., Stampa:De, Franca, (Spanjisht), Stampa:It, (turqisht), (arabisht), Stampa:Pt
- http://www.lslam.info/ Arkivuar 14 tetor 2008 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead., (Spanjisht), Franca, (arabisht)
- https://web.archive.org/web/20080308091248/http://www.lacma.org/islamic_art/intro.htm - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- https://web.archive.org/web/20080924230617/http://www.salaam.co.uk/themeofthemonth/march02_index.php?l=3
- http://www.artislamic.com/ - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead., (turqisht)
- http://www.muslimheritage.com - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- https://web.archive.org/web/20120608004825/http://www.calligraphyislamic.com/ - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Arti Islam - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Arti Islam nga muzeu Viktoria dhe Albert në Uashington. - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Islamic Art Network - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- What is Islamic Art? Arkivuar 15 korrik 2006 tek Wayback Machine , artikull nga Lucien de Guise - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Style in Islamic Art - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Arti Islam në Indi - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.