Jump to content

Adnan Dibrani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Adnan Dibrani

Adnan Dibrani (lindi më 12 shkurt 1985[1], Mitrovicë, Kosovë) është i zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2024. Ai është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët[2]. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014.[3] Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.

Është i shkolluar në ekonomi dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Gjatë vitit 2010–2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN[4] dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.[5]

Dibrani kandidoi me Social Demokratët për parlamentin Evropian në zgjedhjet e vitit 2019, dhe sërish më 2024 kur edhe u zgjodh.

Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe erdhi si refugjatë në Suedi më 1992.

Referime

  1. ^ "ratsit.se" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 5 mars 2019.
  2. ^ "Adnan Dibrani (S) – Riksdagen" (në suedisht). www.riksdagen.se. Marrë më 2017-10-25.
  3. ^ "Hallands län – Personröster – Val 2014" (në suedisht). www.val.se. Marrë më 2017-10-25.
  4. ^ "Insynsråd" (në suedisht). www.csn.se. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2017. Marrë më 2017-10-25.
  5. ^ "ESV:s råd – Ekonomistyrningsverket" (në suedisht). www.esv.se. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 2017-10-25.