Jump to content

Shenjtori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
ikonografinë e krishterë, shenjtorët vizatohen shpesh një brerore.

Shenjtori (lat. "sanctus") është njeriu që në pikëpamjen fetare, etike e morale ka jetuar një jetë të përsosur. Shenjtori në Krishterim është një njeri, i gjallë ose i vdekur, i pranuar zyrtarisht, veçanërisht prej shënjtërimit, i emëruar për publikun i nderueshëm dhe i aftë për ndërmjetësi për njerzit tek Perëndia. Shenjtori, qoftë ai burrë, grua apo fëmijë, vlerësohet njeriu i ndriçuar nga Mençuria e Parimit të Epërm Krijues ose Perëndia. Si i tillë ai ka vepruar në pajtim të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore, në kapërcimin e kufinjve dhe dobësive njerzore duke qënë shembull i mirë frymëzimi, për t´u ndjekur dhe për t´iu afruar Perëndisë. Emërtimi rrjedh nga Besëlidhja e Re, nga fjala greke "hagios" - i shenjtë, shenjtor. U përkthye nga Shën JeronimiLatin Vulgate si "sanctus" - me të njëjtin kuptim - shenjtor. Shkurtimi për emërtimin Shenjtor është "Shën" ose "Sh".

Në Krishterim

Kisha katolike

Shenjtorët e Kishës katolike romake.

Kisha katolike romake ka shpallur mëse 10.000 shenjtorë. Emërtimi i mëparshëm për shenjtorin ishte dëshmor (martir), që nënkupton dikë që dëshmon me fjalë dhe vepra fenë e tij në Perëndi, dhe më mirë do të vdiste sesa të hiqte dorë nga besimi i tij. Ky emërtim filloi të përdorej gjithnjë e më shumë për "dikë që vdiste për fenë e tij", dhe u bë e zakonshme për përshkrimin e të gjithë dëshmitarëve të krishterë, si për dëshmorët dhe rrëfyesit. Kisha katolike pohon se ajo nuk i bën shenjtorët, por i pranon dhe njeh si të tillë besimtarët dhe fetarët që kanë çuar një jetë të drejtë në përputhje të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore.

Kisha ortodokse

Budizëm

Hebraizëm

Hinduizëm

Islam

Shiko edhe

Thënie

  • "Lindur shenjtor, vdekur mëkatar - lindur mëkatar -- vdekur shenjtor". - Doug Horton
  • "Perëndia krijon nga asgjëja. Ju thoni e mrekullueshme. Po, sigurisht, por ai bën edhe diçka më të mrekullueshme: ai bën shenjtor mëkatarin". - Soren Kierkegaard

Lidhje të jashtme