Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2024/40

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 4 tetor 2024 09:06 nga Liridon (diskuto | kontribute) (Faqe e re: right|150px|[[Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.|link=Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)]] '''Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448''' u zhvillua në mes Venedikut te cilët ishin aleatë me forcat osmane kundër shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshje në mes të Republik...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.
Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua në mes Venedikut te cilët ishin aleatë me forcat osmane kundër shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshje në mes të Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, lëvizi kundër disa qytete të mbajtura nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që të bëj shtypje venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës, dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspeditës në Shqipëri. Osmanët, tashmë e kishin rrethuar kështjellën e Svetigrad-it.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës mposhti të dy, forcat e Venedikut dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës dhe mbi osmanët tre javë më vonë më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.