Jump to content

Agim Doçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 korrik 2024 07:27 nga Alrax1 (diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Agim Doçi (9 maj 1948, Rrëshen - 23 qershor 2024, Tiranë) ishte një poet dhe autor këngësh i njohur shqiptar.

Është arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. [1]

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si "Marshi i UÇK-së", "A vritet pafajsia?".

Ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.

U nda nga jeta në Tiranë më 24 qershor 2024. [2] [3] [4] [5] [6]

  1. ^ https://bioshqip.com/agim-do-i/
  2. ^ https://www.balkanweb.com/pesoi-hemorragji-cerebrale-ndahet-nga-jeta-poeti-i-njohur-agim-doci/#gsc.tab=0/
  3. ^ https://kohajone.com/agim-doci-ne-lufte-per-jeten/
  4. ^ https://top-channel.tv/2024/06/22/poeti-agim-doci-peson-hemorragji-cerebrale-ne-gjendje-kritike-per-jeten0/
  5. ^ https://www.gazetaexpress.com/poeti-agim-doci-ne-gjendje-kritike-per-jeten-asnje-permiresim-qe-prej-mengjesit-te-djeshem/
  6. ^ https://gazetadita.al/pesoi-hemorragji-celebrale-nderron-jete-poeti-agim-doci/