Jump to content

Nintendo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 1 shkurt 2024 21:51 nga Fallbackintoreality (diskuto | kontribute) (ndryshime THELBËSORE në artikull, nga riparimi i përkthimeve tek riparimi i stampave dhe zgjerimi i artikullit në përgjithësi)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Nintendo Company, Limited
LlojiPublike
IndustriaLojërat me letra (dikur)
Video lojëra
Themeluar në23 shtator 1889
ThemeluesiFusajiro Yamauchi Edit this on Wikidata
Zyrat qendroreJaponia Kyoto, Japoni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Redmond, Washington, ShBA
Kanadaja Richmond, British Columbia
Bashkimi Evropian Großostheim, Gjermani
Australia Scoresby, Victoria
China Suzhou, Kina (si iQue, Ltd.)
South Korea Seoul, Korea e Jugut
Njerëzit kyç
Satoru Iwata: President & CEO
Reggie Fils-Aime: President & COO i NOA
Shigeru Miyamoto: Dizajnues lojërash
Gunpei Yokoi: Krijues i Game Boy, Game & Watch, dhe Metroid
Hiroshi Yamauchi: Ish-President & Kryetar
Minoru Arakawa & Howard Lincoln: Ish-udhëheqës të NOA
Satoru Shibata: President i NOE
ProdhimiGame Boy line, Color TV Game, NES, SNES, Nintendo 64, Nintendo GameCube, Nintendo DS, Wii, dhe tituj të ndryshëm të video lojërave
Fitimet 4.5 miliardë dollarë amerikanë (2006)
Renditja e Forbes në 2000: 620
Numri i punëtorëve
3,013 (2006)
Faqja e internetitNintendo Japan
Nintendo of America
Nintendo Europe
Nintendo Australia

Nintendo (Nintendo Company, Limited)[a 1] është një kompani japoneze, me seli në Kyoto, që prodhon video lojëra dhe konzola.

Kompania u themelua më 23 shtator 1889 si Nintendo Koppai[a 2] nga zanatçiu Fusajiro Yamauchi dhe filloi duke prodhuar me dorë lojëra me letra. Pas inkuadrimit në disa tregje të ndryshme përgjatë viteve 1960 dhe kalimit në kompani ligjërisht publike, Nintendo hyri në skenën e video lojërave në 1977 me konzolën e parë, Color TV-Game. Ajo mori famë ndërkombëtare me publikimin e Donkey Kong-ut në 1981, dhe Nintendo Entertainment System[a 3] dhe Super Mario Bros. në 1985.

Që atëherë, Nintendo ka prodhuar ndër konzolat më të suksesshme në industrinë e video lojërave, si Game Boy-in, Super Nintendo Entertainment System, Nintendo DS, Nintendo Wii dhe Nintendo Switch. Ajo ka krijuar ekskluzivitete të ndryshme të mëdhaja, si Mario, Donkey Kong, The Legend of Zelda, Kirby, Pokémon, Animal Crossing, e të tjerë. Maskota e Nintendos, Mario, njihet ndërkombëtarisht. Kompania ka shitur më se 5.5 miliardë video lojëra dhe mbi 836 milionë njësi elektronike anë e mbanë botës, që prej marsit 2023.

Nintendo ka filiale të shumta në Japoni dhe më larg, krahas partnerëve tregtarë si HAL Laboratory, Intelligent Systems, Game Freak, dhe The Pokémon Company. Nintendo dhe stafi i saj kanë marrë çmime si Çmimi Emmy për Teknologji dhe Inxhinieri, Çmimet e Lojërave, Çmimet e Zgjedhjes së Zhvilluesve të Video Lojërave, dhe Çmimet BAFTA për Video Lojëra. Ajo është ndër kompanitë më të pasura dhe më të vlefshme në tregun japonez.

  1. ^ Japonisht: 任天堂株式会社, Hepburn: Nintendō Kabushiki gaisha, Shqip: Nintendo Sh.A.
  2. ^ Japonisht: 任天堂骨牌, Hepburn: Nintendō Koppai, gërmat 骨牌' mund të lexohen edhe si 'karuta'.
  3. ^ Shkurt NES. Në shqip: Sistemi Zbavitës Nintendo.