Astanaja
Astanaja
Нұр-Сұлтан/Нур-Султан | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,078,362 |
{{{postal_code_type}}} | 010000–010015 |
Targat | Z, 01 |
Faqja zyrtare | www.astana.kz |
Nursultan (ose Nur-Sultan, kazakisht Нұр-Сұлтан/Нур-Султан; historisht Astana) është kryeqyteti i Kazakistanit. Është qyteti më i madh në Kazakistan, popullsia është 1.078.362 banorë (2019) dhe ka një sipërfaqe prej 710 km². Gjendet në veri-lindje të Kazakistanit në prefekturën Akmola. Kryetar i Bashkisë së Nursultanit është Baqyt Sultanow.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej vitit 1998 deri 2019 emri i qytetit isht Astana (shqip kryeqytet). Më 20 mars 2019 qyteti mori emrin Nursultan për nder të presidentit të vjetër të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev.
Si kryeqyteti i ri i Kazakistanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1994, atëherë kur u krijua shteti i Kazakistanit kryeqyteti i u bë Almaty. Prej 1997 kryeqyteti i Kazakistanit u bë Nursultani.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2007, popullsia në Nursultan ishte 600.200 banorë. Në vitin 1999 Nursultani kishte 281.000 banorë (60% kazakë, 30% rusë, 10% ukrainas dhe gjerman). Në 2030 parashikohet të ketë mbi 1.000.000 banorë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nursultani ndodhet në qendër të Kazakistanit.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura në Nursultan ka një cilësi të lartë. Astana është njeri ose më i bukur qytet në Azinë e mesme. Në Nursultan kanë punuar në ndërtimtari edhe shqiptarë nga Kosova.
Sport
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nursultan ka një klub futbolli FC Astana, cili luan në Premierligen kazake dhe ka fituar tre herë këtë ligë (2000, 2001, 2006). Ka një skuadër basketbolli, e quajtur Astana-Tigers, një skuadër ice-hockey e quajtur Barys Astana, e cila ka fituar ligën e ice-hockey të Kazakistanit në sezonin 2004/2005. Ka edhe një skuadër të famshme çiklistësh e quajtur Team Astana dhe ka marr pjesë dy herë në "Tour de France" (2006, 2007).
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nursultani ka Aeroportin Ndërkombëtar të Nursultanit, që u projektua nga arkitektin japonez Kisho Kurokawa. Po ashtu projektohet dhe një metro nëntokë, Astana Metro.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qyteti Nursultan
- Aeroporti i Nursultanit Arkivuar 13 janar 2020 tek Wayback Machine