Eglantina Begteshi
Eglantina Begteshi lindur në Durrës është Kryetare e Keshillit të Qarkut Durrës. Ka kryer arsimin e lartë, ekonomi kontabilitet. Ka marrë pjesë në trajnime dhe specializime të ndryshme profesionale dhe të fushës sociale
Jetëshkrimi në vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1996 - 2001 Ka punuar në Këshillin e Rrethit Durrës si speciliste dhe përgjegjëse e seksionit të Financës
- 2001 - 2006 Ka punuar në sektorin privat
- 2006 - 22 shtator 2011 ka drejtuar Degën e Thesarit Durrës.
- 22 shtator 2011 - në vazhdim Kryetare e Keshillit të Qarkut Durrës
Zgjedhjet e Kryetarit të Keshillit të Qarkut Durrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ambjentet e reja të Këshillit të Qarkut Durrës është zhvilluar konstituimi i këtij Këshilli, ku merrnin pjesë Zv/Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni, Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut të Durrësit z.Genc Alizoti, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Seid Kërtusha si dhe Deputeti i Qarkut të Durrësit z.Igli Cara. Në fjalën e hapjes Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako i uroi antarët e Qarkut në mandatin e tyre katër vjeçar dhe i ftoi në një bashkëpunim dhe në një harmoni ndërmjet antarëve duke vendosur theksin dhe rëndësinë se Qarku i Durrësit është më i rëndësishmi pas Qarkut të Tiranës dhe për potencialet e mëdha që disponon. Ndërsa Zv/Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni theksoi se “është një kënaqësi e veçantë që marr pjesë në aktin kulminant të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 në Qarkun e Durrësit. Përfundimi i një proçesi zgjedhor më të konsoliduarin me standardet më të larta me standardet e Kopenhagenit që e vërteton edhe konfiguracioni i larmishëm dhe dinamik që kemi në Qarkun e Durrësit janë tregues pozitiv dhe frytëdhënës” përfundoi Zv/Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni. Nëpërmjet formimit të një komisioni u bë e mundur verifikimi i mandateve dhe u kalua në votimin e Kryetarit të Qarkut. Koalicioni i “Alenca për Qytetarin” propozoj znj.Eglantina Begteshi ndërsa koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” propozoj z.Rezart Muka. Në përfundim të votimit, rezultati ishte : Koalicioni “Alenca për Qytetarin” me kandidaturën e znj.Eglantina Begteshi mori 32 vota ndërsa kandidati z.Rezart Muka nga “Aleanca për të Ardhmen” mori 13 vota. Në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Qarkut z.Seid Kërtusha, i uroj znj.Eglantina Bekteshi suksese, mbarësi dhe një bashkëpunim sa më të mirë dhe të frytshëm me të gjitha palët në të mirë të qytetit. Janë 46 anatar në Këshillin e Qarkut të Durrësit, dhe në proçesin e votimit morën pjesë 45 antar pasi përfaqësuesi i Këshillit të Komunës Maminas vazhdon në një proçes gjyqësor në lidhje me pretendimet për përfaqësim si antar në Këshillin e Qarkut të Durrësit nga komuna e Maminasit. Ndërsa Nën/Kryetar i Këshillit të Qarkut u zgjodh z.Klodian Merlika nga koalicioni “ Alenaca për Qytetarin” ai siguroj 30 vota kundrejt rivalit të tij nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” z. Qamil Leka i cili siguroj 15 vota. Më pas nga ana e antarëve të Këshillit të Qarkut u kalua në votimin e Kryesisë së Këshillit të Qarkut. Respektivishtë Shkëlzen Hoxha, Dilaver Tepelena, Zamir Ramadani, Armand Teliti, Artur Baku, Agim Hoxha, Xhemal Muharremi, Hysen Gashi dhe Bujar Huqi u zgjodhën antar të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Durrës. Antarët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” nuk morën pjesë në votimin e antarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut.
Është e martuar me dy fëmijë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Keshilli i Qarkut Durrës Arkivuar 12 tetor 2011 tek Wayback Machine
- Keshilli i Qarkut Durrës Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, 22 shtator 2011