Jump to content

Renina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 21 shtator 2019 15:12 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (→‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Paraqitje grafike e enzimës

Renina është një hormon i prodhuar nga veshkat. Renina lëshohet për shkak të reduktimit të presionit mesatar në arteriolën hyrëse të lëmshëzit të veshkës (glomerulit veshkor).

Rëndësia e Reninës qëndron në rolin që ajo ka në sitemin reninë-angjiotensinë, për sekretimin e aldosteronit.

Mekanizmi i veprimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Renina transformon angjiotensinogjenin, që është një proteinë me origjinë hepatike (nga mëlçia), në angjiotensinë I (dekapeptid), që më pas transformohet në angjiotensinë II (oktapeptid). Angjiotensina II lidhet me receptorët e pranishëm në qelizat e zonës glomerulare të mbiveshkores duke aktivizuar fosfolipazën C, që prodhon IP3 dhe diacilglicerol (DAG). Aktivizohet proteinë-kinaza C, pasojnë reaksione të tjera. Stimulohet shndërrimi i kolesterolit të lirë në disa ndërmjetës dhe mëpastaj në aldosteron. Aldosteroni rrit thithjen e Na+ dhe të ujit nga tubujt veshkorë.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]