Jump to content

Medvegja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Qytete Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.

Historia

Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum. Serbët erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë.

Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.Vetem në teritorin e komunës së Preshevës, në vitin 1999, gjatë kohës së gjendjes së luftes në rrethana të pasqaruara janë vrarë 11 Shqipëtar.

Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë. Maltretimi i banorëve të fshatit Tërnovc i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.

Vetem gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim etnik duke debuar nga vatrat e tyre shekullore mbi 5000 shqiptar autokton te Medvegjës.Sipas te dhenave te fundit,ne komunen e medvegjes jetojne vetem rreth 600 shqipetare.Ne rexhistrim ne vitin 2011 doli se komuna ka 7296 banore,por kjo eshte me shume nje fryrje e numrit te banoreve.

Gjeografia

Komuna e Medvegjes ka nje territor prej 524 km.2 . Ne veri-perendim kufizohet me Komunen e Bojnikut,ne veri e lindje me Komunen e Lebanes,ne jug kufizohet me Komunen e Dardanes,ne jug-perendim kufizohet me Komunen e Prishtinёs dhe ne perendim kufizohet me Komunen e Kurshumlisё dhe Komunen e Besianёs.


Demografia

Tabela e popullsisë (1991)

Kombësia Banorë %
Serbë 8194 61.29 %
Shqiptarë 3832 28.67 %
Malazezë 1011 7.40 %
Të tjerë 331 2.64 %

Tabela e Popullsisë (2002)

Kombësia Banorë %
Serbë 7163 66.57 %
Shqiptarë 2816 26.17 %
Malazezë 372 3.46 %
Të tjerë 116 1.07 %

Sipas vlerësimeve jozyrtare numri i shqiptarëve ka qenë më i madh në të dyja rexhistrimet,por është ulur me qëllime politike nga ana e zyrtarëve serb,kurse sot është një numër shumë më i vogël për arsye të dëbimit të tyre nga ana e pushtetit serb.

Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit në Serbi në vitin 2011, në qytezën e Medvegjës jetojne 2841 banorë, ndësa së bashku me vendbanimet e tjera, Komuna e Medvegjës ka 7296 banorë, me një dendësi të ulët popullsise prej 13.92 banorë/km².

Shiko edhe

  • Presheva, Medvegja dhe Bujanovci përbejnë treshen e mbeteur jashtë territorit kulturor të Shqiptareve jashtë territoreve disi të mbrojtura.

Gubaci,Byqmeti i Poshtëm,Leci,Maroca,

Lidhje të jashtme

Massmedia

Përsonalitete

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë: