Jump to content

Kupa e Mbretit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

1938–39 Kupa e Shqipërisë ishte sezoni i parë kompetitiv i Kupës në Shqipëri. Ky kompeticion konsistoi në sistem ndeshjesh dyshe me një pjesëmarrje të gjerë prej tre divizionesh dhe 6 grupesh me 18 ekipe pjesëmarrëse gjithsej. Tre ekipe morën pjesë në Grupin kryesor (Grupi A) dhe luajtën ndeshjet për fituesin e Kupës; KF Tirana, Vllaznia Shkodër dhe Besa Kavajë. Kupa nisi më 11 Dhjetor, 1938 dhe përfundoi më 22 Janar, 1939.

KF Tirana e fitoi këtë Kupë.[1]

Sezoni i rradhës: 1948

Rezultatet

Besa e Kavajës i çuditi 5 herë Kampionët e vendit, Tiranën, duke i mundur në ndeshjen hapëse në Kavajë, 2-1, duke bërë një fillim premtues. Tirana kompensoi deri diku duke thyer Vllazninë 5-3 në ndeshjen tjetër. Besa nuk mundi të bënte të njëjtën gjë ndaj Vllaznisë në Kavajë, duke humbur këtë herë 1-2, duke barazuar të tre ekipet me pikë. Vllaznia sërish mundi Besën në Shkodër ndërsa Tirana u hakmorr ndaj humbjes së vetme duke mundur kavajasit në Tiranë 4-2 dhe eliminuar ata direkt nga kupa. Bardhebluve u duhej vetëm një pikë në ndeshjen e fundit në Shkodër ndaj Vllaznisë për të siguruar trofeun e parë të kupës, por vendasit u shokuan kur Tirana fitoi 2-1 në Stadiumin Loro Boriçi edhe duke qenë në disavantazh 0-1 dhe ngritur kështu Kupën e 1rë të Shqipërisë.

Më poshtë janë ndeshjen në renditjen e luajtur:

Besa - Tirana 2-1
Tirana - Vllaznia 5-3
Besa - Vllaznia 1-2
Vllaznia - Besa 2-0
Tirana - Besa 4-2
Vllaznia - Tirana 1-2

Tabela:

Tirana 6 pike
Vllaznia 4 pike
Besa 2 pike


Grupet e tjera

Grupi B

Poz Klubi P F B H Sh Ps Pikë
1 Skënderbeu 4 3 0 1 13 4 6
2 Elbasani 4 2 0 2 6 7 4
3 Dragoj 4 1 0 3 3 12 2


Group C

Poz Club P F B H Sh Ps Pikë
1 Durrësi 6 5 1 0 22 3 11
2 Bardhyli 6 3 0 3 9 12 6
3 Ismail Qemali 6 2 2 2 8 11 6
4 Tomori 6 0 1 5 5 18 1

Referenca


Lidhje të jashtme