Pajisjet periferike: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Lojl (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
v Saklanan gerçekler zhvendosi faqen Pajisjet periferike (informatikë) tek Pajisjet periferike |
(Pa ndryshime)
|
Versioni aktual i datës 19 nëntor 2020 11:21
Një Periferik ose pajisje periferike i bashkëngjitet kompjuterit por nuk është pjesë e tij. Ajo zgjeron kapacitetet e strehuesit, por nuk është pjesë kryesore e arkitekturës së kompjuterit.
Shembull janë : printeri (informatikë), skeneri, mikrofoni, altoparlanti, webcam dhe kamera digjitale.
Ndarja e pajisjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësitë hyrëse shfrytëzohen për futje të të dhënave dhe të instruksioneve në kompjuter. Tastiera dhe miu janë më së shpeshti njësi hyrëse. Njësitë tjera hyrëse janë skeneri, mikrofoni, lapsi elektronik, lexuesi optik, senzorë dhe shumë të tjerë. Tastiera
Tastiera është njësi hyrëse e domosdoshme me
ndihmën e të cilës futen shkronjat, shenjat speciale dhe numrat në kompjuter. Me kombinimin e disa butonëve mund të futen edhe instruksione të caktuara. Te tastierat bashkëkohore butonët kryesisht janë ndarë në pesë grupe: pjesa tekstuale (tek e cila gjenden butonët për futje të shenjave), pjesa funksionale (tek e cila gjenden butonët F1-F12), pjesa për navigim (tek e cila gjenden butonë me shigjeta dhe buton Ноmе, Еnd, Раge UP, Page Down, Insert dhe Delete), pjesa numerike (tek e cila gjenden butonët me shifra dhe shenja për operacionet aritmetike) dhe pjesa për multimedia. Miu Me ndihmën e miut shënohen objektet në ekran dhe dërgohen urdhra deri te kompjuteri. Miu zakonisht ka 2 ose 3 buton kontrollues. Sot më së shumti shfrytëzohen minj optik, por ekzistojnë minj optik, por ekzistojnë edhe minj mekanik. Miu bashkëngjitet nëpërmjet РЅ/2 ose nëpërmjet portës UЅВ. Lidhja me kompjuterin realizohet nëpërmjet kabllos ose sipas rrugës pa tel. Skeneri Skeneri është pajisje për futje të figurës ose tekstit në kompjuter në formë të paraqitjes grafike. Kualiteti i paraqitjes varet prej rezolucionit të skenerit. Në kohën më të re skenerët mbështesin softuer për njohje të tekstit. Teknologjia me të cilën teksti shndërrohet në formë digjitale është prej domethënies së madhe për shfrytëzim të burimeve të shkruara dhe krijimi i bibliotekave digjitale lehtë të disponueshme të të gjithë shfrytëzuesve të Internetit. Lexuesi optik Fig. 1. 20 Minjtë optik Fig. 1. 19 Tastiera
Lexuesi optik është pajisje e cila shenjat e shkruara me dorë ose të shtypura në vend saktë të caktuar dhe i shndërron në të dhëna të kuptueshme për kompjuterin. Ekzistojnë tri lloje të lexuesve optik:
Fig. 1. 21 Skeneri
– Pajisje për lexim te fushat e shënuara (Optical Mark Readers-OMR) njeh praninë e shenjës përkatëse te fusha e caktuar (Shembull fleta LOTO, teste etj.) me ndihmën e dritës infra të kuqe.
Fig. 1. 22 ОМR HARDUERI
– Pajisje për lexim të shenjave të shtypura (Optical Character! Recognition-OCR) skenon tekst si paraqitje grafike i cili pastaj me programe përkatëse njihet dhe përsëri shndërrohet në tekst. Fig. 1. 23 OCR – Pajisje për lexim të kodit vijor ose bar-kod lexues (Optical Barcode Reader – ОВR). Bar-kod është shifër e artikujve të paraqitur me varg të vijave të holla dhe të trasha me hapësirë të caktuar ndërmjet tyre.
Fig. 1. 24 ОВR Lexues magnetik Lexuesi magnetik është pajisje i cili lexon kartela te të cilat përveç tekstit është futur edhe shiriti magnetik. Shembull janë kartelat për evidentimin e kohë së punës dhe kartelat bankare.
Pajisjet audio-vizuale
Pajisjet audio-vizuale janë pajisje të cilat mundësojnë futje të të dhënave audio-vizuale (zëri, fotografia dhe video) te kompjuteri dhe shndërrimi i tyre në formë digjitale. Pajisjet e atilla janë mikrofoni, fotoaparati digjital dhe video kamera.
1.3.3 Njësitëdalëse Fig. 1. 26 Mikrofoni, fotoaparati digjital dhe kamera Fig. 1. 25 Lexues magnetik