Vehbi Kikaj
Vehbi Kikaj (1942, Lupçi i Poshtëm - 1986, Prishtinë) është shkrimtar për fëmijë nga Kosova.
Biografia
RedaktoVehbi Kikaj është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë nga Kosova. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherë i gazetës Rilindja për fëmijë e mandej i revistës Pionieri. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”.
Vepra
RedaktoVjersha dhe prozë
Redakto- Gurrat (vjersha)
- Zogu i argjentë (vjersha dhe prozë)
- Shtëpia ime ka sy (vjersha dhe prozë)
- Ecjen e mësoi prej lumit (vjersha)
Prozë
RedaktoNë librat Zogu i argjentë dhe Shtëpia ime ka sy, Vehbi Kikaj boton edhe shtatë proza, të cilave edhe vetë nuk u referohet si skica apo tregime:
- Dukati e Fjala
- Havakushi
- Drandafili im
- Tri gëzime
- Djaloshi i gurtë
- Princi i mjerë
- Në lundrën "Teuta"
Roman
RedaktoPërkthime
Redakto- Çipolino nga Gianni Rodari përktheu Vehbi Kikaj; Selatin Ahmeti (ilustrimet)
- Robinson Kruso nga Daniel Defoe përktheu Vehbi Kikaj
- Pranë votrës nga Angel Karalijçev
- Sikur të ishte hëna balonë nga Ivan Çekoviç përktheu Vehbi Kikaj; Qamil Batalli
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Arti i porosisë : Vepra letrare e Vehbi Kikajt nga Xhevat Syla; Agim Deva
- Përkimet e letërsisë gojore me poezinë e shkruar për fëmijë : Rexhep Hoxha, Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj nga Leontina Gega (Musa)