Daniel Defoe
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Daniel Defoe | |
---|---|
U lind më | 1660. St. Giles Cripplegate, Londër |
Vdiq më | 26 prill 1731 Londër |
Emri i letrave | Danieli i madh |
Kombësia | Anglez |
Gjinitë letrare | Aventurë |
Daniel Defoe (1660-1731) St. Giles Cripplegate, Londër, ishte shkrimtar, gazetar, i cili njihet me veprën e tij Robinson Kruzo. Ishte bir i nje qiribërës londinez Xhejms Fo, mbiemër të cilin meqë tingëllonte bukur Danieli e ndryshoi Defo. Ai mësoi në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregëtinë. Duke shitur e blerë mallra të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëri shumë udhëtime nëpër Evropë.
Daniel Defo në fillim luftoi kundër mbretit Xheims II. Kurse më vonë u fut në ushtrinë e Uilliam III. Asaj kohe u burgos dy here, pasi kishte shkruar disa tekste kundër kishës dhe qeverisë.
Ai punoi shumë në fillimet me gazetën e tij, ku botoi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet - më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze. Ndërkohë , duhet përmendur se ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në vitin 1731, në Londër.
Diçka e veçantë dhe e çuditshme ka ndodhur me këtë shkrimtar. Daniel Defo filloi të shkruante novela kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nxori nga dora gjëra të mrekullueshme të cilat u bën të njohura në gjithë botën.
Veprat
Redakto- Robinson Kruzo
- Koloneli Jack
- Kapiten Singellton
- Moll Flanders
- Roksana
- Kujtimet e nje Kavalieri