Lëkura
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Lëkura është organ elastik dhe muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajtja e organeve dhe mbajtja e tyre në tërësi të organizuar. Ajo i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D. Lëkura është njëra nga sistemet më të mëdha pas sistemit nervor. Lëkura ka përbërje të ndryshme tek gjallesat e ndryshme. Lëkuren e kemi të ndarë në tre shtresa në epiderme, e cila është shtresa e parë sipërfaqësore e lëkurës. Ajo përbëhet nga gjashtë shtresa të indit epitelial. Shtresa e jashtme është e ndërtuar nga qeliza të vdekura të cilat janë të domosdoshme si një mur mbrojtës i cili pengon futjen e mikrobeve në brendësi (pra në shtresat e tjera). Qelizat e vdekura të kësaj shtrese shumohen vazhdimisht, pra zëvendësohen nga qeliza të reja. Shtresa e dytë është derma dhe e treta hipoderma.
Shtresat e lëkurës
RedaktoLëkura është e ndërtuar nga tri shtresa: Epiderma, Derma dhe Hipoderma.
Epiderma (greq.Epi=Mbi; Derma= Lëkurë) e mbulon lëkurën nga jashtë.Përbëhet nga disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën.Gjatë gjithë jetës shtresat e poshtme të epidermës prodhojnë pa ndërprerë qeliza të reja , të cilat i shtyjnë ato drejt sipërfaqes së lëkurës.Pasi qelizat arrijnë në sipërfaqe vdesin dhe kerantinizohen dhe kështu formojnë shtresën e brirëzuar , e cila vazhdimisht zëvendësohet . Në sipërfaqe të lëkurës ka pore , nëpër të cilat nxirren jashtë produktet e gjëndrrave dhjamore dhe djersore.Në shtresat e poshtme të Epidermës depozotohet pigmenti , që i jep ngjyrën lëkurës.Në sintezën e pigmentit ndikojnë rrezet e diellit.Kjo është arsyeja që lëkura gjatë dimrit është më e bardhë , kurse verës me ngjyrë tjetër , më e errët.Ky pigment nuk i lëshon rrezet e diellit dhe e mbron lëkurën nga rrezatimi i tepërt diellor , i cili ka mundësi të shkaktojë kancer në lëkurë(melanom).Prandaj duhet kemi kujdes nga rrezatimi i tepërt diellor gjatë pushimit në det.Përmes rrezeve të dielli në lëkurë bëhet formimi i vitaminës D , që është e nevojshme për zhvillimin normal të eshtrave.Në mollëzat e gishtërinjëve të secilit njeri formon vija të ndryshme - Dermatoglifet që janë specifike për qdo individ.Në botë mund të hasen vetëm dy njerëz me shenja të gishtërinjëve të njëjta . Kjo ka rëndësi të madhe për identifikimin e personave të cilët kanë bërë akte kriminale , vjedhje , vrasje.
Derma gjendet nën epidermë.Përbëhet nga indi lidhor , i cili lëkurës i jep elasticitet dhe fortësi.Në pleqëri ky ind humb elasticitetin , prandaj shfaqen rrudhat në lëkurë.Në dermë gjendet gjëndrrat dhjamore , gjëndrrat djersore , gjëndrrat qumshtore(te Gjitarët) , receptorët ndijor , mbaresat nervore , rrënjat e qimëve dhe thonjëve , enët e gjakut dhe të limfës.Gjëndrrat djersore , më shumë janë të përqendruara nën sqetulla , në hundë dhe në ballë etj.,prandaj nga këto kontribuon ruajtjen e temperaturës konstante të organizmit si dhe lirimin e organizmat nga produktet e panevojshme.Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrën e cila ruan lëkurën nga tharja.Yndyra bën që nëpër duar të ngjiten bakteret.Prandaj larja e durve luan rol në ruajtjen e shëndetit të njeriut.
Hipoderma (greq.Hipo-Nën ose Poshtë ; Derma - Lëkurë) është shtresa e tretë e lëkurës , e cila përbëhet nga indi lidhor , dhjamor dhe muskulor dhe mbron organizmin nga të ftohtit dhe zbut goditjet fizike në të.Hipoderma është më e trashë te femrat sesa te meshkujt.Përmes Hipodermës lëkura lidhet me paretin trupor.Në lëkurë gjenden shqisat lëkurore (për prekje , dhembje , temperaturë). Këto shqisa përceptojnë zeglat e jashtme.
Funksioni i lëkurës
Redakto- Roli mbrojtës i lekures ndaj te gjithe faktorëve të jashtëm dhe brendshëm quhet dermatofilaksia. - Për rendesinë e lëkurës na shpjegon rasti se humbja e sipërfaqeve të mëdha psh: te djeg'jet e rrezikojnë jetën. - Roli mbrojtës i lekures eshte i kushtezuar nga elasticiteti i lekures, sasia e ujit dhe fleksibiliteti. - pH e lekures nuk e favorizon zhvillimin e bakterieve dhe myshqeve por ndikon si faktor vetsterilizues, mesi alkalin ndihmon zhvillimin e baktereve dhe ne kete lekure vjen lehtë deri te infeksionet bakteriale dhe nikotike psh: regjioni aksilare, perigjental. - Përmes lëkurës ka mundesi të resorbohen sasi të vogla te sub si mërkuri, jodi, yndyrna vitaminoze dhe hormonale, në këtë bazohet dermatoterapia lokale dhe aplikimi i preparateve kozmetike për mirmbajtjen dhe mbrojtjen e lekures. - Lëkura ka funksion termorregullues që e arrin me ngushtimin dhe zgjerimin e enëve te gjakut të dermës, djersitjes dhe respiracionit. - Lekura është depo e ujit ku gjenden 18-40% e sasisë se gjithmbarshme te ujit ne organizëm. - Elasticiteti i lekurës varet nga sasia e ujit. - Preparatet kozmetike duhet të pengojnë avullimin e ujit dhe te ruajn lageshtin e lekures. - Ne lekure behet sinteza e vitamines D qe ka rendesi ne realizimin e eshtrave. - Ne lekure kryhet edhe procesi i frymarrjes por nuk ka rendesi vitale. - Ne lekure jane te vendosur receptoret per dhembje per prekjem, per shtypje dhe per temperatute - Faktorët qe ndikojnë ne lekure jane: - Lagështia relative kur bie nen 60% rritet evaporini(humbja e ujit ne lekurë) qe eshte karakteristik per kohen e ftoht dhe te thate sepse lekura ne keto raste keqsohet mjaft. - Eskpozimi në diell ka efekte ne tharjen e lëkurës- shtohet evaporini pastaj era, larja e tepruar dhe kontakti me detergjentë i largon lipidet dhe e rrit humbjen e lageshtisë. - Barerat dhe perdorimi jo adekuat i preparateve kozmetike. - Mjedis acidik 1-6, bazik 7-14, neutral 7. - Rrezet ultraviolete ndahen : 1. Rrezet Uv-A - plakje e lëkurës 2. Rrezet Uv-B - shkaktojnë djeg'je 3. Rrezet Uv-C. nuk jan t sakta kto budalleqet qe bejn kta
Ngjyra e lëkurës
RedaktoLëkura nuk ka një ngjyrë të caktuar tek të gjitha gjallesat, por ajo dallon nga lloji i gjallesave në lloj të gjallesave si dhe dallon nga gjallesa në gjallesë brenda llojit të njejte të gjallesave.
Sa i përket kafshëve ato dallojnë për ngjyren e lëkurës dhe mundësia për përshtatshmëri. Disa kafshë kane lëkurë me ngjyrë stabile, kurse disa të tjera kane lëkurë me ngjyrë labile që nënkupton mundësinë e ndryshimit të ngjyrës për t'u përshtatur me ambientin ku jeton, për arsye sigurie.
Edhe njerëzit kanë lëkurë me ngjyrë të ndryshme dhe sipas ngjyrës së lëkurës njerëzisht ndahen në kater grupe kryesore ne atë të bardhë, të zi,të verdhë dhe te kuqe.
Anatomia e lëkurës
RedaktoLekura eshte organ qe mbeshtjell ter sip. e jashtme te org. te njeriut dhe qe kalon ne mukoz per ti mveshur hapsirat e brendshme te org. p.sh: kapaket e syve, gojen, organet gjenitale, kanalet urinare, anusin. - Lekura ka pesh prej 8–10 kg me nje siperfaqe 1.7m2(katror) dhe trashsi 1-2mm e cila trashsi ne shputa dhe shuplaka eshte 2-4mm. - Lekura eshte barrier mbrojtese qe nga njera ane pengon humbjen e ujit elektroliteve dhe perbersve tjer, ndersa nga ana tjeter pengon hyrjen e materieve demtuese. - Vlera e pH se sip. te lekures eshte ne mes 4.1 ne koke deri ne 7.2 ne shputa ndersa ne sip. tjera 5.5. - Lekura mbron org. nga agjenset kimik, mikrobiologjik, fizik dhe rregullon temp. trupore. - Ne lekure zhvillohen shume procese imunologjike por edhe shume procese te org. manifestohen me ndryshime ne lekure. - Ngjyra e lekures eshte e ndryshme ajo varet nga raca, mosha dhe pjeset e trupit qe i perkasin - Ngjyren e lekures e kushtezon shpeshtesia dhe sasia e pigmentit qe quhet Melanin - Lekura nga ana histologjike eshte e perber nga 3 shtresa: 1. Epiderma:(mbi lekure) e ndertuar nga qelizat me gjendra te djerses dhe gjendra dhjamore, qimet dhe thonjet. 2. Derma: (lekura e vertet) paraqet struktur te indeve lidhore. 3. Hipoderma: (nen lekure) e perber nga indet dhjamore. - Ndryshimet ne lekure gjithnje do te sherbejn si dritare ne te cilen do te pasqyrohen ndodhit ne brendesi proceset patologjike ne organe dhe sisteme si dhe gjendja fizike emocionale e org. te njeriut.
Llojet e lëkurës
RedaktoSa i përket lëkurës në përgjithësi tek gjallesat ajo dallon dukshëm në përbërje nga gjallesa në gjallesë.
Tek njeriu lëkura mund të ndahet si lëkurë e trashë dhe e hollë. Lëkura e trashë gjendet në shputat e këmbëve dhe në shuplakat e duarve.
Lendimet e lekures
Lekura iu ekspozohet lendimeve te ndryshme mekanike,te cilat shkaktojn plag.Lendimet mund te jen siperfaqsore si prerje gervishtje etj.Nese me prerje perfshihen muskujt dhe enet e gjakut behet fjale per plag te thella.Plaga behet dere permes se ciles hyjn mikrobet patogjene ,mikrorganizmat.Keshtu duhet perdorur Gaz sterile ose spreje qe bejne izolimin e mikrobeve. -Dallojm kater shkall te djegies : Shkalla e par:lekura skuqet,enjtet dhe dhemb Shkalla e dyt:ne lekur shfaqen fshikat Shkalla e tret:Djegia deperton ne shtresat e thella te lekures,lekura merr ngjyr te murrme,temperatura trupore rritet Shkalla e katert:pjeset e djegura karbonizohen -Gjithashtu dallojm tri shkall te merdhirjes: Shkalla e par:lekura skuqet ,enjtet dhe dhemb Shkalla e dyt:shfaqen fshika te mbushura me leng te perzier me gjak Shkalla e tret:Pason vdekja e indeve.
Përdorimi i lëkurës
RedaktoLëkura e kafshëve të ndryshme ka përdorim të gjërë në industri. Si e tillë lëkura pas përpunimit përdoret për prodimin e produkteve të ndryshme për përdorim të gjërë.
Sëmundjet e lëkurës
RedaktoZgjebja(kroma). është sëmundje ngjitese e lëkurës. Përcillet me kontakt direkt me të sëmurin, me rroba, me peshqir që ka përdorur i sëmuri etj. Shkaktar është këpusha e zgjebës - akarina. Paraziton në epidermë duke hapur kanalet të vogla të shoqëruara me kruarje të madhe. Kruarja më e madhe paraqitet mes gishtërinjëve të dorës dhe të këmbës (shfaqen fshika të mbushura me lëng . Shenjat e para të sëmundjes janë kruarja e lëkurës dhe formimi i puçrrave dhe dregëzave. sëmundja shërohet duke përdorur Yndyra të ndryshme që përmbajnë sulfur. Për të penguar përhapjen e zgjebës duhet të shërohen të gjithë të sëmurët në një bashkësi. I sëmuri duhet të izolohet dhe ti drejtohet mjekut për ndihmë. Nxënësi i sëmurë me këtë sëmundje nuk duhet të ndjekë mësimin deri sa të shërohet. Sëmundja përhapet më shumë kur vështrirësohet mbajtja e higjienës personale. Por ka raste që nga kjo sëmundje të vuajnë edhe njerëzit që kujdesen në maksimum për higjienën personale, pasi ë parazitin i cili shkakton zgjeben e marrin në kontakt me njerëzit e sëmurë, në autobus, lokale afarsite, shkolla etj. Prandaj paraqitja te mjeku për tu shëruar këtë sëmundje nuk është turp, por përgjegjësi pë të evituar përhapjen e saj në popullatë.Por kemi edhe semundje te tjera te ndryshme si psh ekzemat te cilat shkaktohen nga perdorimi i prodhimeve te keqija kozmetike,urtikaret te cilat jane demtime shperthyese te lekures,por jo ngjitese.lekura mbrohet nga kto semundje me ane te higjenes ose nje takim me doktorin nje her ne muaj..dhe ndodhin per shkak te sigurise.
Dermatomikozat apo sëmundjet e shkaktuara nga kërpudhat patogjene.Në shtresat e sipërme të lëkurës jetojnë kërpudha parazite që shkaktojnë sëmundje të ndryshme si p.sh. flokullosen ose flavusën , lishat në lëkurë etj.Këto kërpudha zakonisht nuk depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës.Dermatomikozat mund edhe të shkaktohen me kontakt direkt më të sëmurin , pastaj me përdorim të përbashkët të rrobave , të ujit , të peshqirit , të krehërit etj. Dermatomikozat shpesh shfaqen ndërmjet gishtërinjëve në këmbë.Më të shpeshta janë te ushtarët profesionë , futbollistët etj.Nëse shfaqen shenjta e dermatomikozës , duhet të lajmrohemi te mjeku Dermatolog , i cili pasi të indetifikoi llojin e kërpudhës që shkakton sëmundjen , aplikon barërat e nevojshme.
Aknet zakonisht më tepër shfaqen në fazën e pubertetit , si pasojë e infektimit të gjëndrrave yndyrore shfaqen aknet , në të shumtën e rasteve në fytyrë.Në këtë kohë rritet aktivitet i hormoneve e me këtë edhe aktiviteti i gjëndrrave ynydrore , të cilat bëhen më të ndijeshme ndaj infeksioneve.Me shumicë dalin në fytyrë dhe janë brengë për pubertetliun i cili në këto kohë ballafaqohet edhe me shumë probleme tjera.Deri diku aknet mund të evitohen nëse përdorim ushqim që ka më pak yndyrna , sheqerë dhe melmesa , por të begatshëm me vitamina , pemë dhe perime të freskëta.Aknet nuk duhet të ndrydhen fare me gishtërinjë e as të hiqen me ndonjë formë tjetër , sepse lënë vrragë në lëkurë.Po ashtu nëse në lëkurë lyrthat(tumoret benine) , nuk duhet të heqim vetë , por duhet lajmëruar te Dermatologu.Në shëndetin dhe pamjen e lëkurës në radhë të parë ndikon ushqimi i rregullt dhe i pasur me pemë e prodhime të qumështit si edhe rrezitja graduale në diell , përdorimi i kremeve mbrojtëse , ekspozimi i trupit në ajër të pastër etj. Nëse nuk mbahet higjiena e lëkurës , mbyllen poret dhe krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e parazitëve të lëkurës , që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.