Anadollia apo Azia e Vogël, është pjesa aziatike e Turqisë. Ajo është një rrafshnaltë e rrethuar me male të larta. Prej bregdetit të DetitZi e ndajnë malet Pontike, prej detit Mesdhe malet Taurus, kurse prej Armenisë malet Munzur. Pjesa e brendshme e Anadollisë është një rrafshnaltë me lartësi midis 900 e 1500 m.