Commons:Wiki Loves Monuments 2014 in Albania & Kosovo
Wiki Loves Monuments 2014 në Shqipëri dhe Kosovë zgjat nga 15 shtatori deri më 15 tetor. Për detaje të garës vizitoni uebsajtin tonë në: http://wikilovesmonuments.al.
Formularët e ngarkimit të fotografive:
Listat e monumenteve kulturore:
Fotografitë e ngarkuara deri më tani:
Hapi i parë
[edit]Lexo Rregullat
[edit]Për të marrë pjesë ju duhet t’u përmbaheni rregullave të shprehura në këtë faqe.
Vëmendje: Në faqen e rregullave përmendet kualiteti i fotografive. Po deshët të arrini përsosmëri në fotografitë tuaja atëherë ju lutem ndiqni udhëzimet në lidhjet në vijim:
Lexo Pyetjet më të Shpeshta
[edit]Mesiguri që do të keni pyetje rreth garës, andaj ju lutemi që të lexoni edhe seksionin "Pyetje më të shpeshta" ne uebsajtin tonë. Po nuk gjetët përgjigje, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në formën tonë të kontaktit.
Hapi i dytë
[edit]Krijo llogari në Wikimedia
[edit]Regjistrohuni në Wikimedia dhe konfirmoni llogarinë tuaj (Kontrolloni E-mailin tuaj pas regjistrimit për konfirmim).
Vëmendje: Lejoni konkaktimin përmes emailit në rast se keni ndryshuar këtë opcion. Këtë mund ta verifikoni duket shkuar në menunë lartë tek "Parapelqimet" (Preferences) dhe më pas nën seksionin "Opsionet E-mail" (Email options).
Hapi i tretë - Ngarko fotografitë
[edit]Ju mund të ngarkoni/postoni fotografitë duke zgjedhur një ose më shumë nga lista e monumenteve në Kosovë ose kjo tjetra për Shqipëri.
Për Kosovë ju mund t'i referoheni edhe Databazës së Trashëgimisë Kulturore për të parë monumentetet që ekzistojnë përreth jush, uebsajt i cili përmbanë edhe lokacionin e monumentit në hartë.
Mënyrat e ngarkimit të fotografive
[edit]Ngarkimi i fotografive mund të bëhet në dy mënyra.
Metoda e parë - 2 apo më shumë fotografi
[edit]Preferohet kur keni më shumë fotografi që ngarkoni në të njëjtën kohë
Ngarkoni fotografitë përmes formularit për ngarkim për Kosovë apo atij për Shqipëri.
Vëmendje: Për aq foto sa ngarkoni - Emërtimin, dhe Numrin unik të monumentit mund ta merrni tek lista e monumenteve që është dhënë më sipër.
Hapat e ngarkimit
[edit]Pasi të keni shkuar në formularin e ngarkimit (Kosovë apo Shqipëri):
- Përzgjedhni fotografitë që do ti ngarkoni dhe vazhdoni në hapin tjetër
- Pranoni licencën - Creative Commons Attribution ShareAlike 4.0 dhe vazhdoni në hapin tjetër
- Titulli i fotografisë mund të vendoset sipas dëshirës tuaj
- Në Description (Përshkrim) të fotografisë që po ngarkoni duhet të vendosni Emërtimin e monumentit të marrë në listën e monumenteve
- Data dhe kategoria dë të vendosen automatikisht nga forma e ngarkimit
- Monument ID duhet të përmbajë Numrin unik të monumentit të marrë në listën e monumenteve
Ju lutem referohuni edhe tek Figura.1 në të djathtë.
Metoda e dytë - 1 fotografi
[edit]Preferohet kur keni vetëm një fotografi për të ngarkuar
Hapat e ngarkimit
[edit]Ngarkimi i fotografisë mund të bëhet direkt edhe nga lista e monumenteve (Kosovë apo Shqipëri), duke klikuar mbi lidhjen Ngarko foton të institucionit përkatës në listën e monumenteve. Referohu tek Figura.2 në të djathtë për skjarim.
Nëse përdorni këtë metodë, Emërtimi i monumentit, Numri unik, Kategorizimi, dhe data e ngarkimit të institucionit përkatës do të vendosen automatikisht nga forma e ngarkimit. Juve ju mbetet vetëm të emëroni fotografinë tuaj tek Titulli.