Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, foli në emisionin “Quo Vadis” për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cebalia.

Polici i ndjerë u vra me armë zjarri nga Azgan Mernica, i cili është në arrati.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këtë gazetari tha se as familja e as bashkëfshtarët e Azgan Mernicës nuk kanë bashkëpunuar me policinë për gjetjen e tij, ndërsa tha se ka dyshime që familja Mernica të ketë lidhje të ngushta me persona që drejtojnë botën e krimit në Fier.

Esido Barkaj: Novruz Cenalia është vrarë sapo ka dalë nga banesa e tij, 100 metra nga shtëpia. Fakti shqetësues qëndron te autori që vjen nga një familje kriminelësh. i ati  është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e kunatit,  vëllai i tij është dënuar me 19 vjet burg për vrasje, vëllai tjetër është në burg në Gjermani, pra bëhet fjalë për një familje të lidhur ngusht me krimin. Por asnjë nga familjarët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë për vendodhjen e tij, as banorët e fshatit nuk bashkëpunojnë me policinë.. ka dyshime se familja Mernica ka lidhje të ngushta me persona që drejtojnë botën e krimit në Fier.

28-vjeçari Cenalia mbeti i vrarë dy ditë më parë pas një konflikti me Azgan Mernicën. Ky i fundit qëlloi me armë efektivin pas sherrit për kalimin e rrugës. Dy ditë pas ngjarjes 23-vjeçari është ende në arrati, teksa dyshohet se është fshehur në zonën e Apolonisë dhe Havaleasit.

Kërkimet kanë vijuar nga policia dhe forcat RENEA në zonë dhe me dronë nga ajri. Në momentin e ngjarjes në makinë me Mernicën ishte edhe nëna e tij./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *