Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ndërsa po diskutoheshin rastet e fundit kriminale në vend, Vishaj tha se jemi përballë një situate alarmante. Me ironi ai theksoi se ëhstë fat i madh që krimi i iorganizuar qëllon në shenjë, pasi mund të vrasë edhe të pafajshëm.

Problemi më i madh në këtë vend është krimi i organizuar. Duhet të dimë që krimi i organizuar vret më shumë se dhuna në familje. Është fat i madh që krimi i organizuar godet në shenjë, eliminon vetëm objektivin”, u shpreh Vishaj.

Më tej të ftuarit theksuan se është e nevojshme që policia mos flasë më më statistika por të kërkojë ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e shumë krimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *