Subscribe

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi foli në emisionin “Quo Vadis” për vrasjet që kanë tronditur vendin tonë kohët e fundit.

Prençi tha se policia e shtetii është shkëputur nga kontakti i saj i drejtpërdrejte me opinionin publik, duke thënë se policia nuk po jep asnjë të dhënë për nivelin e kriminalitetit në Shqipëri.

Sipas tij mbi 60% e vrasjeve në vendin tonë vijnë ose nga dhuna në familje ose hakmarrja, ose gjakmarrje. Prençi tha se në Shqipëri nuk ka vrasje rastësore. Sipas tij mungesa e institucioneve ka sjellë “metodën e kanunit”.

Shemsi Prençi: Nëse shoqëria shqiptare mendon se gjithçka e bëjnë vetëm policët gabojnë shumë rëndë. Para 10 vitesh patëm 3 mijë policë më pak, nuk ishte ky nivel kriminaliteti. Policia ka mbi 7 vite që e ka shkëputur kontaktin me kriminalitetin, nuk del asnjë që të thojë cilat janë krimet që mbizotërojnë në Shqipëri. Mbi 60% të vrasjeve janë ose dhunë në familje ose hakmarrje ose gjakmarrje, nuk kemi vrasje rastësore në Shqipëri.. Për shkak të institucioneve të dobëta ka zënë vend kanuni. Po jo kanuni si kanuni dikur, janë vrasje bastarde që nuk i referohen as kanunit të Lek Dukagjinit…. Kjo ëshë kakofoni që rrim e përdorim sipas kanunit. Policia e shtetit duhet të komunikojë me opionin publik. Oficerët e e policise janë kthyer spiuna dhe bashkëpunëtorë të medias duke iu dhënë ionformacion…jo duket komunkatë ditore për ngjarjet që kanë impakt./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *