Pas më shumë se 48 orësh në arrati është vetëdorëzuar në polici Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me plumb në kokë efekivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia. Gazetari i Vizion Plus Ilmi Saliaj raporton se pas kontrolleve të shumta dhe negociatave, familjarët e kanë dorëzuar 23 vjeçarin në drejtorinë e policisë së Fierit.

Krimi i rëndë u regjistrua më 13 maj, rreth orës 13:00 në fshatin Baltëz të Fierit.

Mërnica pas një konflikti të momentit për kalimin në rrugë, qëlloi me plumb në kokë efektivin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje dhe më pas u arratis me makinë.

E pranishme ishte edhe e ëma e 23-vjeçarit, e cila pa të gjithë ngjarjen. Para uniformave blu ajo dëshmoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa pas konfliktit dëgjoi një të shtënë arme.

Forcat e RENEA-s dhe FSSH për dy ditë zhvilluan kërkime intensive në gjithë territorin e Fierit, e deri në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *