STB i ri me marrës Tokësor pranon formatin e transmetimit HD, gjithashtu edhe atë SD (standart definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Kjo bën të mundur që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shikohen nga abonentët Tring.
Avantazh tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programet, filmat, emisionet, të cilat në pamundësi për t’i parë në oraret që transmetohen, mund t’i shikoni në kohën e përshtatshme për ju.
Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion, e cila mund të lidhet me një "Home Cinema" me anë të fibrës optike ose kabullit Coaxial.
(Kjo kartë është e autorizuar për përdorim vetëm për territorin e Shqipërisë)
Tring TV mundëson për klientët e saj satelitor produktin e ri, Modul Pair. Kjo pajisje mundëson shikimin e platformës satelitore Tring TV nga aparate të tjerë HD ( MPEG-4) që nuk janë tregtuar nga kompania Tring. Përdorimi i këtij Moduli kërkon që të bëhet pairimi i Kartës Smart me Modulin Pair.