VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para në vitin 1999. Fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Programet ndiqen në shumë prej qyteteve të Shqipërisë si në: Tiranë, Durrës, Fier, Gramsh, Vlorë, Berat, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Krujë, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Korçë etj. Transmetimi 24 orë në satelit e ka shndërruar Vizion Plus në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën, por edhe kanë bërë të mundur që programet e tij të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si Kosovë , Mal të Zi dhe Maqedoni. VIZION PLUS është një televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai një mik nga i cili e ka të vështirë të ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton një audiencë të gjerë ku përfshihen të gjithë grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet më të fundit, e kanë renditur atë si një ndër televizionet më të preferuara për shqiptarët, gjë e cila është pasqyrë e përkushtimit, seriozitetit dhe përgjegjësisë së treguar nga i gjithë stafi i këtij televizioni.