Telekomanda My Tring IPTV
[row]
[column md=”6″]
[/column]
[column md=”6″]
- STB
Dëshiron të kontrollosh My Tring Iptv me një buton? Mjafton të shtypësh butotnin STB për të fikur ose ndezur paisjen. - MENU
Hap menynë e paisjes - INFO
Dëshironi të dini se kohëzgjatjen e programit të cilin po shikoni? Shtypni butonin Info dhe informohuni mbi gjithçka rreth programit që po shihni si: përmbajtja, aktorët, gjinia, orari dhe kohëzgjatja e programit. (EPG) - OK
Nëse ju shtypni një herë këtë buton ai ju ndihmon për të realizuar një komandë të caktuar (zgjedh kanal nga guida etj) Nëse ju shtypni dy herë këtë buton do të lexoni përmbajtjen e programit (dmth luan rolin e INFO) 4 shigjetat për të lëvizuar majtas, djathtas, lart, poshtë. - BACK
Përzgjedhja e butoni Back shërbën për tu rikthyer në veprimin e mëparshëm. - Exit
Përzgjedhja e butoni Exit shërbën për tu rikthyer tek programi të cilin po shihnit. - STOP
Ky buton shërben për të ndaluar një program në On Demand ose një program të regjistruar. - PLAY/PAUSE
Po ju telefon dikush në mes të një gare të rëndësishme? Shtypi butonin Pause edhe në një transmetim të drejtëpërdrejtë dhe rikthehuni për të parë gjithçka në momentin që e keni ndaluar duke shtypur butonin Play. - REC
Shërben për të regjistruar një program nëpërmjet sherbimit DVR. - Butoni lejla
Ky buton ju çon direct në shërbimin e On Demand (video me kërkesë). - GUIDE
Ky buton ka një funksion të dyfishtë. Shtypja njëherë e tij ju nxjerr listen e kanaleve. Nese e shtyp disa herë nxjerr edhe listen e kanaleve. - +/- VOL
Këto butona shërbejnë për të ngritur/ulur volumin e televizorit. - MUTE
E ul fare zërin e televizorit. - +/- CHPG
Këto butona shërbejnë për ndryshimin e kanaleve, - INPUT
Kombinimi i këtij butoni me atë të Menu (INPUT+MENU) ju dërgon tek opsioni i rregullimeve të hardwarit. - TXT
Buton me funksion të dyfishtë: nxjerr faqen e teletekstit ose aktivizon shfaqjen e titrave.
[/column]
[/row]