Programimi Ne Python
Programimi Ne Python
Sistemi operativ është programi që bën të mundur kontrollin e të gjithë kompjuterit: duke përfshirë pajisjet fizike dhe programet.
Sistemi operativ është programi që bën menaxhimin e një sistemi kompjuterik që nga kontrolli i pajisjeve fizike (si psh. printeri, tastiera, ekrani etj) deri tek krijimi i një ambjenti
(mik)pritës për çdo program tjetër aplikativ. Shembuj familjesh sistemesh operative mund të përmendim: Microsoft Windows, Linux, Mac OS.
Pasi ta instaloni programin do të vini re se menyrat për të përdorur pythonin janë përmes: Command Line ose GUI
Command-line quhet interface-i ku përdoruesi duhet të shkruajë komanda nëpërmjet tastierës apo çdo pajisje tjetër që mundëson futjen (input) e tekstit në kompjuter. Ky lloj komunikimi
ka qenë tipik për sistemet më të vjetra si psh. Unix apo MS-DOS.
Visual Interface– Ose GUI quhen ato mënyra komunikimi me kompjuterin ku përdoruesi mund të “veprojë” mbi atë që sheh në ekran edhe përmes mouse-it apo çdo pajisje tjetër që lejon
komunikimin e përdoruesit me kompjuterin në mënyrë vizive përveç tekstit. Ky lloj interface përdoret nga pothuajse të gjithë sistemet kompjuterike aktualë. Disa sisteme operative që
përdorin interface visual janë familja e sistemeve Microsoft Windows, Mac OS X etj.
Për të mësuar gjuhën python do të përdorim paraqitjen vizuale të programit, kështu hapni IDLE (Python GUI) . Në programim IDE ( Integrated Development Environment) quhet
programi që i mundëson programuesit të shkruajë, testojë, dhe kompilojë programet sa më lehte. IDE e gjuhës python është krijuar nga vetë autori i gjuhës van Rossum dhe quhet IDLE.
Me këtë program do të punojmë për të shpjeguar konceptet e programimit. Siç e shihni edhe vetë, programi ka shumë menu (file, edit, shell etj.), më vonë do të shohim se ka goxha
lirshmëri në të shkruar duke përdorur ngjyrat për tekstin për fjalë të caktuara etj.
INSTALIMI
PROGRAMI I PARË
Cilido që shpjegon një gjuhë programimi, e nis programin e parë sigurisht me më të thjeshtin
e mundshëm, zakonisht të përmbajë sa më pak rrjeshta. Le t'i hedhim një sy kodit burimor,
shkurt përdoret thjesht kodi (kod quhen instruksionet që ne shkruajmë për një program):
>>> print "Pershendetje!"
Pershendetje!
Provoni të shkruani këtë rresht kodi në IDLE dhe shtypni butonin enter në tastierë ( simboli
>>> eshte pjesë e IDLE dhe nuk duhet ta shkruani; ky simbol do të përdoret dhe në vijim në
shembujt e këtij libri). Ky program shfaq në ekran, përmes fjalës kyçe print, tekstin që ne
shkruajtëm midis thonjzave. Thonjzat nuk janë një vendim i marrë nga ne, por një detyrim i
mirëpërcaktuar nga krijuesit e gjuhës, pra një rregull.
Simboli >>> i përmendur më lart tregon se IDLE është hapur në atë që quhet mënyra interkative e
ekzekutimit te programeve. Kjo do të thotë se komandat ( si psh. print "Pershendetje!") duhet t'i
shkruajmë një nga një dhe t'i ekzekutojmë menjëherë duke shtypur enter. Pasi shtypim enter
komanda jonë ekzekutohet dhe simboli >>> shfaqet sërish ne IDLE për të na treguar se është gati
që ne të shkruajmë një komandë tjetër.
Kur programojmë sidomos programe të mëdha, kodet nuk janë të thjeshta, ato shpesh përbëhen
nga mijëra rrjeshta. Kështu është e nevojshme që t'i ruajmë kodet tona, pasi nuk mund të
përfundojmë një program për një kohë të shkurtër. Duke klikuar tek File > New File një dritare e re
do të hapet ku mund të shkruajmë një program më të gjatë. Për momentin mund të shkruani edhe
një herë të njëjtin program që shkruam më parë në dritaren interaktive ( print "Pershendetje!") dhe
duke klikuar File > Save programi do të ruhet ne kompjuter si çdo dokument tjetër.
FAMILJARIZIMI ME IDLE
Për të rishikuar kodin e ruajtur shkoni tek File > Open. Në këtë moment ju shikoni
kodin që keni shkruar. Ky kod nuk bën asgjë, pra nuk shkruan në ekran përshëndetjen
që ne shkruam. Për të ekzekutuar kodin duhet të veprojmë kështu: shkoni tek Run >
Run Module, ose mund të përdoni kombinimin me tastierë Ctrl+F5. Programi do të
ekzekutohet sërish ne dritaren interaktive te IDLE.
Nëse hasni ndonjë mesazh gabimi sigurohuni që keni shkruar gjithçka saktë. Pythoni
është i ndjeshëm ndaj hapësirave (ndaj kujdesuni që mos të ketë të tilla përpara çdo
fjale në secilin rresht) si dhe ndaj gërmave të mëdha dhe të vogla ( psh. Print është e
ndryshme nga print).