Funksionet Në JavaScript
Funksionet Në JavaScript
Një funksion javascript është një bllok kodi i dizenjuar i cili është projektuar për të kryer një detyrë të caktuar.
Përcaktimi i Funksioneve
Për të përcaktuar një funksion javascript, përdoret fjala kyçe function , ndjekur nga
emri i funksionit, dhe dy kllapat ().
Kodi i cili do të ekzekutohet nga funksioni do të jetë brenda kllapave {}.
function emri_funksionit() {
//kodi që do të ekzekutohet
}
Thërritja e funksioneve
Një funksion JavaScript ekzekutohet kur thirret. Nëse ai nuk thërritet funksioni nuk ekzekutohet.
Funksioni duhet të thërritet diku tjetër në program, jashtë funksionit.
Për të thërritur një funksion, fillohet me emrin e funksionit, ndjekur nga ();
Shembull:
emri_funksionit();
//Alert " Thërritja e një funksioni!";
Thërritja e funksioneve
Funksioni përcaktohet vetëm njëherë, JavaScript ju lejon që ta thërrisni sa herë që
dëshironi.
function emriFunksionit() {
alert("Alert box!");
}
emriFunksionit();
//"Dritarja alert!"
// disa kode të tjera
emriFunksionit();
//"Dritarja alert!"
Parametrat e funksioneve
Funksionet mund të marrin parametra(të kenë variabla).
Parametrat e funksioneve janë emrat e përcaktuar në thërritjen e funksionit.
Sintaksa:
emriFunksionit(param1, param2, param3) {
// kodi
}
Ashtu si variablat, parametrat duhet të jenë emra, të cilat duhet të ndahen me presje
brenda kllapave.
Përdorimi i parametrave
Pas përcaktimit, parametrat mund të përdoren brenda funksionit.
Shembull:
function thuajPershendetje (emri) {
alert("Pershendetje, " + emri);
}
thuajPershendetje (“HANA”);
//Dritarja Alert "Përshendetje, HANA"
Funksioni merr një parametër, i cili quhet emri. Kur thërritet emri funksioni, vlera e
parametrit vendoset brenda kllapave të funksionit.
Argumentet e funksionit janë vlerat reale që i kalohen ose merren nga funksioni
Parametrat e funksioneve
Ju mund të përcaktoni një funksion të vetëm, dhe të kaloni vlera parametrash të
ndryshëm në të.
function thuajPershendetje(emri) {
alert("Përshendetje, " + emri);
}
thuajPërshendetje("Mira");
thuajPërshendetje("Beni");
► Funksioni Return
Përdoret për kthimin e një vlere nga funksioni.
Ky instruksion zakonisht është i dobishëm kur funksioni duhet të kthejë një vlerë. Kur
JavaScript arrin një instruksion return funksioni ndalon së ekzekutuari.
Përdor instruksionin return për të kthyer një vlerë.