Shtoni ose hiqni llogaritë në Contacts në iPhone
Në aplikacionin Contacts, mund të shtoni disa llogari - si iCloud, Microsoft Exchange, Google dhe Yahoo. Mund të zgjidhni një llogari të paraygjedhur, të konfiguroni llogaritë LDAP ose CardDAV, të shfaqni ose fshihni llogaritë, si dhe të fshini llogaritë.
Shtoni kontaktet tuaja të iCloud
Shkoni te Settings
> [emri juaj] > iCloud.
Prekni See All pranë Saved to iCloud, më pas aktivizoni Contacts.
Shtoni kontaktet tuaja nga llogaritë e tjera
Mund të përdorni aplikacionin Contacts për të menaxhuar kontaktet tuaja në llogari të tjera si Microsoft Exchange, Google dhe Yahoo.
Shkoni te Settings
> Apps > Contacts.
Prekni Contacts Accounts, më pas prekni Add Account.
Zgjidhni një llogari, identifikohuni në të, pastaj aktivizoni Contacts.
Shtoni kontakte nga aplikacionet e ofruesit të kontakteve
Mund t'i lejoni aplikacionet e palëve të treta që të shtojnë kontakte në aplikacionin Contacts. Kontaktet menaxhohen nga aplikacioni i palëve të treta dhe nuk mund të modifikohen te Contacts.
Shkoni te Settings
> Apps > Contacts.
Prekni Providers, më pas aktivizoni opsionin për një aplikacion.
Zgjidhni llogarinë tuaj të parazgjedhur
Mund të zgjidhni një llogari të parazgjeddur ku kontaktet e reja shtohen automatikisht.
Shkoni te Settings
> Apps > Contacts.
Prekni Default Account dhe më pas prekni llogarinë që dëshironi ta bëni t[ parazgjedhur.
Konfigurimi i një llogarie LDAP ose CardDAV për të hapur direktoritë e kompanive ose të shkollave
Shkoni te Settings
> Apps > Contacts.
Prekni Contacts Accounts, më pas prekni Add Account.
Prekni Other, më pas prekni Add LDAP Account ose CardDAV Account.
Futni informacionet e llogarisë.
Shfaqni ose fshihni listën e kontakteve
Shkoni tek aplikacioni Contacts
në iPhone.
Prekni Lists, prekni Edit, pastaj zgjidhni listat që dëshironi të shikoni.
Ky buton shfaqet vetëm nëse keni më shumë se një burim kontaktesh.
Hiqni një llogari kontakti
Kur hiqni një llogari, kontaktet në atë llogari nuk shfaqen më në telefonin tuaj iPhone. Kontaktet mbeten në llogarinë tuaj të internetit (p.sh. iCloud.com ose Google) dhe në çdo pajisje tjetër që keni konfiguruar tashmë.
Ndaloni përkohësisht përdorimin e një llogarie: Shkoni te Settings
> Apps > Contacts > Contacts Accounts, prekni llogarinë dhe më pas çaktivizoni Contacts.
Për të parë përsëri kontaktet në atë llogari në iPhone, aktivizoni Contacts.
Fshini një llogari: Shkoni te Settings
> Apps > Contacts > Contacts Accounts, prekni llogarinë, më pas prekni Sign Out (për një llogari të iCloud) ose Delete Account (për llogari të tjera).
Nëse nuk e shikoni Sign Out ose Delete Account, llogaria juaj mund të menaxhohet nga organizata juaj. Shikoni një administrator për udhëzime për heqjen.