vesh
Appearance
VESH m.
- 1. Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy anët e kokës te njeriu dhe te kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Me veshë të gjatë (të shkurtër). Veshi i njeriut. Veshët e kalit. Vrima (maja, llapa, bula) e veshit. Palëza e veshit bula e veshit. Daullja (lodra) e veshit. anat. Kërmilli i veshit. anat. Dylli i veshit! anat. Sëmundje veshësh. Më dhemb (më ther) veshi. Nuk dëgjon nga veshët. Më buçasin veshët. Më këndon (më pingëron) veshi. Kam (ndiej) zhurmë në vesh. Pastroj (mjekoj) veshët. Ngre veshët (një kafshë). I marr gjak në vesh (një kafshe). I doli gjak nga veshët. E dëgjova me veshët e mi e dëgjova unë vetë. Iu skuqën veshët. I shkuli veshët. I preu veshët (një kafshe). I shpoi veshët (për të varur vathët). E vuri cigaren mbi vesh.
- 2. Aftësia e njeriut për të dëgjuar; ndjeshmëria e organit të dëgjimit; aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tingujt muzikorë. Ka vesh të mprehtë (vesh muzikor). Ka vesh (për muzikë). E mësoi me vesh një këngë. Ka veshë të rëndë (është i rëndë nga veshët) nuk dëgjon mirë. E kanë lënë veshët nuk dëgjon. I erdhën veshët i erdhi dëgjimi, ka filluar të dëgjojë përsëri. I janë trashur veshët nuk dëgjon mirë, është shurdhuar.
- 3. Secila veshore e kokores a e një kapele. Veshët e kokores. Kapelë me veshë. I uli veshët.
- 4. Pjesë e një sendi, e kthyer në trajtë harku, me të cilën e kapim atë ose e mbajmë në dorë, vjegë; dorezë. Veshi i shtambës (i poçes). Veshi i saçit. Veshi i koshit. Veshët e arkës. Kazan (tenxhere) me veshë. E kapën për veshësh.
- 5. spec. Diçka që ka trajtën e llapës së organit të dëgjimit; pjesë e diçkaje e dalë a e zgjatur anash; kunj. Veshë të metaltë. Veshët e moshës. Veshët e samarit. Veshët e çengelit të anijes. Veshët e shënjestrës. Veshi i shtjellësit. Veshi i belit kunji që vihet në fund të bishtit të belit për të mbështetur këmbën kur punojmë. Veshi i qerres lugu i boshtit të qerres. Veshët e sfurkut. Kazmë me veshë kazmë, me tun në trajtën e një sëpate të vogël, që përdoret për të prerë rrënjët kur mihim tokën. Tjegulla me veshë. Gjethe me veshë.
- 6. Freni i rrushit bashkë me kokrrat; vile, bistak. Një vesh rrush. Vesh qershie.
- 7. Veshëza e parmendës.
- 8. Vrima e gjilpërës ku futet peri. E shkoi në vesh të gjilpërës.
- 9. Secila nga dy dhomëzat e sipërme të zemrës, të cilat marrin gjakun nga venat dhe e çojnë në barkushe. Veshi i majtë (i djathtë ).
- 10. vet. bised. Verzat e peshkut.
- Gjithë (tërë) sy e veshë shih te SY,~RI. Gomar me veshë. thjeshtligj., keq. njeri shumë i trashë nga mendja; budalla me brirë. Më bëjnë (më gënjejnë) veshët më duket sikur dëgjoj diçka. I ra veshit u mendua mirë, i vuri gishtin kokës. I ra (i hyri, i shkoi, i erdhi) në vesh diçka e dëgjoi diçka rastësisht; e mori vesh diçka. I ranë veshët nuk mbahet më të madh, e uli hundën, i ranë pendët. I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës)! mallk. vdektë; i rëntë papandehur një fatkeqësi!, e pësoftë nga nuk e pret! (i thuhet dikujt që i ka shkaktuar një tjetri një të keqe ose që gëzohet për fatkeqësinë e tjetrit). Curroj vesh shih te CURROJ. Na çau veshët (kokën, kryet) shih te ÇAJ. Ia çori veshët dikujt shih te ÇJERR. Ç'po na dëgjojnë veshët! shih te DËGJOJ. I digjnin veshët, u turpërua shumë. I fryn (i këndon, i fishkëllen) në vesh dikujt e nxit dikë kundër një tjetri, duke i pëshpëritur fjalë e thashetheme; e kurdis kundër një tjetri. Ia futi (ia shtiu) në vesh diçka dikujt i tha a e njoftoi diçka, i bëri të njohur diçka; i pëshpëriti diçka. I hëngri veshët shih te HA 11. Hap veshët shih te HAP. I hoqi (i tërhoqi, i shkuli, i zgjati) veshin (veshët) dikujt e qortoi dikë për një gabim, për një veprimi a për një punë jo të mirë. S'i hyn në vesh (fjala) nuk do ta dëgjojë; nuk kupton. M'u kënaq veshi u kënaqa duke dëgjuar, më pëlqente ta dëgjoja. Më këndon veshi (i djathtë), ndiej se do të pësoj një fatkeqësi a do të dëgjoj një lajm jo të mirë (sipas paragjykimeve). Kruan veshin dikush thuhet kur dikush nuk është në gjendje të përgjigjet për një pyetje që i bëhet (zakonisht për nxënësit kur i pyesin mësuesit). Më la pa veshë më shurdhoi veshët. Marr vesh shih te MARR. S'merr vesh dikush shih te MARR. Merrem vesh me dikë kuptohem mirë me dikë; bie në ujdi me të. E marr (e sjell, e çoj) për veshi dikë e marr me zor, e marr me detyrim. Mbaj vesh përpiqem të dëgjoj; pres për të dëgjuar diçka, përgjoj; dëgjoj. I mbaj vesh
- a) dikujt e dëgjoj, i bindem;
- b) diçkaje i kushtoj vëmendje, i vë veshin. Mbyll veshët para diçkaje bën sikur nuk dëgjon e nuk vë re, nuk do të dëgjojë a të kuptojë. Mpreh veshët shih te MPREH. I ngriti (i krekosi) veshët ka filluar të mbahet më të madh, iu rrit mendja. Ngre (çon) veshët
- a) dëgjon me vëmendje të madhe, përgjon, rri gati për të kapur diçka me të dëgjuar
- b) rri në pritje për të ndërmarrë diçka; bëhet gati për të rimarrë diçka të humbur, përpiqet për të dalë përsëri në dukje. Nxori (qiti) veshët keq. nisi të dalë, filloi të duket a të shfaqet, nxori krye; doli në shesh, u zbulua; e shfaqi veten ashtu siç ishte. Ia preu veshët dikujt shih te PRES 1. Nuk e rreh veshin (dikush për një punë) nuk bëhet merak, nuk shqetësohet, nuk e vë ujin në zjarr për diçka. Në rrëzë të veshit shumë afër, fare pranë. Ia rriti veshët (mendjen) dikujt shih te RRIT. I janë rritur veshët dikujt mbahet më të madh, i është rritur mendja. Ia skuqi veshët dikujt shih te SKUQ. Kur të shohë veshët (shpatullat, kurrizin, zverkun, qafën)! shih te SHOH. S'i shkon (s'i del) as në vesh nuk i mjafton, nuk e ngop, s'i del aspak, nuk i zë vend fare (për ushqimet). I shurdhoi (i nxori, i qiti) veshët shih te SHURDHOJ. E tërheq (e heq) për veshi e bën dikë që të veprojë ashtu siç thotë ai, e heq për hunde. I tha (i foli) në vesh dikujt diçka ia tha me zë të ulët, që të mos e dëgjonin të tjerët; ia tha tinëz. Më ther veshi (më therin veshët) kur e dëgjoj nuk më pëlqen ta dëgjoj, më mërzit ajo që dëgjoj, s'e duroj dot. I vajti në vesh dikujt e mori vesh, ia bënë të ditur. I vari (i uli) veshët
- a) u zemërua, u pezmatua, i vari buzët;
- b) nuk mbahet më me të madh e nuk krekoset, i ranë pendët, e uli hundën. Nuk ia var veshin dikujt a diçkaje shih te VAR. Me veshët ngrehur shih te NGREHUR. Me veshë të ngritur shih te NGRITUR (i,e). Vë vesh (veshin) përpiqem të dëgjoj. dëgjoj me kujdes; përgjoj. I vë veshin dikujt a diçkaje
- a) tregoj kujdes për dikë; i kushtoj vëmendje diçkaje, i jap rëndësi, nuk e lë pas dore;
- b) ia dëgjoj fjalën dikujt, i bindem, e dëgjoj;
- c) e ndjek, e vë re dikë a diçka. Më vret (më shpon) veshin (veshët) diçka më tingëllon keq në vesh; nuk më pëlqen, më mërzit diçka kur e dëgjoj. Ma zuri (ma kapi) veshi diçka e dëgjova diçka kalimthi, e dëgjova qetësisht, e mora vesh diçka diku. E zuri veshin
- a) e zuri gjumi, fjeti;
- b) vdiq. E zuri (e kapi) nga (për) veshi dikë e qortoi dikë. I zgjati veshët shih te ZGJAT. Ia zgjati veshët dikujt shih te ZGJAT. Më zgjate veshët më bëre që të pres shumë për të mësuar diçka, më le të pres shumë. Më ziejnë, gumëzhijnë, më buçasin veshët nuk më pëlqen të dëgjoj diçka, mërzitem nga bisedat e gjata për të njëjtën gjë. Iu bë vath në vesh dikujt nuk iu nda, iu qep. Nuk i bën veshi «tërr» shih tek TËRR. Më ranë veshët rehat u qetësova pas një zhurme të madhe a pas kërkesave të përsëritura që më bënte dikush. S'i ka rënë zgjedha në vesh shih te ZGJEDH/Ë,~A. S'çalon gomari nga veshët fj.u. shih. te ÇALOJ. U fëlliq vesh më vesh u fëlliq në të gjithë fytyrën. Folën (biseduan) vesh më vesh folën me zë të ulët me njëri-tjetrin që të mos i dëgjonte kush. Ia futi (ia shtiu) pleshtat në vesh dikujt shih te PLESHT,~I. Ia dha veshit (flokët, leshrat) në dorë shih te JAP. Është pykë nga veshët shih te PYK/Ë,~A. E ka mizën pas veshi shih te MIZ/Ë,~A. Ka veshë dheu i thuhet dikujt për ta paralajmëruar që të mos flasë për diçka, sepse mund ta dëgjojnë e ta marrin vesh të tjerët. I ka veshët të hollë dikush shih te HOLLË (i, e). I la (i shtiu) veshët në lesh shih te LESH,~I. Nuk i merr vesh koka është i pabindur, nuk dëgjon se çfarë i thonë, është kokëfortë. Nuk mban pluhur në vesh shih te PLUHUR,~I. Mbeti me veshë përpjetë mbeti duke dëgjuar me kujdes a duke përgjuar se ç'thuhej rreth e rrotull. Qeshi vesh më vesh qeshi me të gjithë fytyrën, qeshi me kënaqësi të madhe. I shkoi (i vajti) buza (goja) vesh më vesh u shkul së qeshurit qeshi me të madhe; u gëzua pa masë. Ia shpuri gojën te veshi shih te GOJ/Ë, ~A. Ia thëntë prifti (hoxha) në vesh! mallk. vjet. shih te THEM. I vajti goja te veshi (prapa veshit) u lodh duke folur për të kërkuar diçka, po s'e dëgjon njeri. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka e ruan a e mban në mendje për një kohë të gjatë, e ka gjithnjë parasysh, nuk e harron asnjëherë, e nguli mirë në kokë. S'u beson as syve, as veshëve të vet dikush shih te SY,~RI. Bie daullja në vesh të shurdhët shih te SHURDH,~I. Mbyll një vesh e një sy bën sikur nuk dëgjon e nuk sheh, bën lëshime; nuk shqetësohet shumë. U përhap fjala vesh më vesh u përhap nga njëri tek tjetri, u përhap gojë më gojë. E shpuri buzën vesh më vesh u kënaq shumë, u gëzua pa masë. Daullja bie për ata që kanë veshë fj.u. shih te DAULL/E,~JA. I hyn në një vesh e i del nga tjetri (nga një vesh i hyn e nga tjetri i del) mospërf. shih te HYJ. Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë fj.u. shih te FUSH/Ë,~A. Një sy verboje, një vesh shurdhoje! shih te SY,~RI. Shkoi shyta të kërkojë brirët, la edhe veshët fj.u. iron. shih te SHYT,~Ë. Bar veshi bot. shih te BAR,~I 1. Dhëmballët e veshit shih te DHËMBALLË,~A 1. Gishti i veshit shih te GISHT,~I 1.
VESH GOMARI bot.
- Veshgomar, babanik.
VESH kal.
- 1. Vë një petk në trup, fut krahët, këmbët e shtatin në një rrobë të qepur dhe mbështillem a mbulohem me të; i vë dikujt në trup petkat e tij; kund. zhvesh. Vesh këmishën (pallton, xhaketën, pantallonat, jelekun). Vesh rrobat (uniformën). Veshi fëmijën. Veshi nusen (dhëndrin). I veshi këmishën (trikon). E veshi si për dimër (si për festë, si për dasmë). E veshi trashë (hollë).
- 2. bised. E pajis dikë me rroba, i plotësoj dikujt nevojat me veshje. Ai e vesh, e mbath dhe e ushqen. Vesh familjen. E vesh dhe e ngjesh e mban mirë me rroba.
- 3. bised. I jap dikujt një detyrë a e fut në një punë, e cila ka një veshje karakteristike; bëj; kund. zhvesh. E veshën ushtar e morën ushtar. E veshën prift.
- 4. Vë diçka në kokë a në trup, e mbërthej a e ngjesh; kund. heq; zgjesh. Vesh kundër gazin. Vesh maskë. Veshi armët.
- 5. E mbështjell një send me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., i vë një mbulesë të hollë, i hedh një shtresë ose e lyej me diçka për këtë qëllim. Vesh muret me letër. Vesh dollapin me llamarinë. Vesh derën me kadife. Vesh kolltukët. Vesh murin me mermer (me pllaka). Vesh me gomë. Vesh me ar (me argjend). E vesh nga jashtë (nga brenda).
- 6. kryes. veta III. E mbulon a e mbështjell me një shtresë që nuk lë të duket ç'është nën të; bën që të mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbuloj, mbush. Avulli e veshi xhamin. E veshi mjegulla vendin. Lotët ia veshën sytë. Pranvera i veshi drurët e pemët me gjethe. E veshi tokën me bar. Të rinjtë i veshën kodrat me pemë.
- 7. fig. I jap dikujt fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. E veshën me pushtet. E veshi me detyrën e ministrit.
- 8. fig. keq. I mbuloj përmbajtjen me fjalë e me fraza, e zbukuroj dhe e stolis me shprehje të ndryshme. E veshi me fraza të bukura. E veshin me formula të zbrazëta (me frazeologji revolucionare).
- 9. fig. bised. Ia ngarkoj dikujt një punë a një detyrë pa e pyetur për të mos e pasur vetë si barrë, ia lë a ia hedh një tjetri, ia përplas atij. Ma veshën mua këtë punë.
- 10. fig. bised. E quaj dikë si autor a si krijues të diçkaje që s'dihet se kush e ka bërë; e quaj diçka pa të drejtë si veti, si cilësi a si meritë të dikujt; ia ngjit ose ia ngarkoj dikujt një veprim a një faj. Atë vjershë ia veshën shkrimtarit N. Ju veshën atij meritat (fajin). Ia veshi vetes të gjitha gabimet për të shpëtuar të tjerët.
- 11. bised. E godas a e qëlloj dikë menjëherë, ia ngjesh. Ia veshi fytyrës (syve, turinjve). Ia veshi me shuplakë (me pëllëmbë, me shkelm). Ia veshi me shkop (me kamxhik, me thupër, me dru). Ia veshi me pushkë.
- 12. bised. Them diçka pa gjykuar shumë a pa menduar thellë, ia këput; ia them copë. Ia veshi në mbledhje atij. Ia veshi tjetër për tjetër foli kuturu foli kot.
- 13. bised. Bëj një punë shpejt - shpejt dhe shkel e shko; ia fut. Ia veshi shpejt e shpejt. Ia veshi dhe për një orë e mbaroi.
- I ka veshur sytë diçka e ka bërë që të mos shohë më tej, e ka verbuar, e ka bërë që të mos e shohë të keqen, i ka zënë sytë, i ka marrë mendtë. Ia veshi këmishën me uthull dikujt shih tek UTHULL,~A. Ka veshur rrobat e zisë shih te ZI,~A 1. Preje për vete e vishma mua! shih te PRES I.