Jump to content

ulli

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

ulli m. bot.

  1. Dru frutor i vendeve të ngrohta, gjithmonë i blertë, me gjethe gjatoshe, që bën kokrra të vogla me shumë vaj; kokrra e këtij druri, që përdoret për të nxjerrë vaj ose për të ngrënë. Ulli i butë. Ulli i egër ullastër. Ulli i zi (i bardhë). Ulli kokërrmadh (kokërrvogël). Ulli gjatosh (i rrumbullakët). Ulli vajës. Ulli kripës. Ullinj të kripur (të regjur). Ullinj të çarë (të shtypur). Ullinj stafidhe. Ullinj pa bërthamë. Ullinj vaji. Ullinj për të ngrënë (tryezë). Ullinj Berati (Vlore...). Dru ulliri. Kokërr ulliri. Vaj ulliri. Bërthamë ulliri. Bërsi ullinjsh. Bojë (ngjyrë) ulliri. Sallatë me ullinj. Miza (breshkëza...) e ullirit. zool. Mbledhin (shkundin) ullinjtë. Krip (regj) ullinjtë. Çaj (shtyp) ullinjtë.
  2. përd. mb. Që ka ngjyrë të blertë të errët pak si të përhimët.
  • Dega e ullirit libr. simboli i paqes. Hiqnin (vuanin) të zitë (lëngun) e ullirit hiqnin gjithë të këqijat, vuanin e mundoheshin pa masë. Tund degën e ullirit iron. përpiqet t'u tregojë të tjerëve se është gjoja mbrojtës i flaktë i paqes për të fshehur synimet luftënxitëse. S'e ha atë kokërr ulliri shih te HA. Të jep më shumë ullinj (djathë) se bukë shih te DJATH/Ë, ~I.