Jump to content

sop

Nga Wiktionary

SOP I m.

  • 1. Pjesë e ngritur si gungë a si breg në sipërfaqen e tokës; kodrinë e vogël dhe e ulët, bregore, stom. Tokë gjithë sopa e gropa. U ul në një sop.
  • 2. tek. Pjesa vijore e ngritur ndërmjet dy kanaleve të thelluara në një vegël a në një gyp. Vjaskat dhe sopat e tytës së armës.

SOP II m.

  • 1. Pjesa e fundit në lugun e mullirit, nga del uji me forcë dhe godet fletët e gurit.
  • 2. Muslluku i një fuçie, i një buti, i një voze etj. Hapi sopin e butit.
  • 3. Një copë dru si pykë a koçan misri, që përdoret në vend të shtupës për enët prej druri. Sopi i kades. I vuri sopin bucelës.