Jump to content

puls

Nga Wiktionary

PULS m.

1. Goditja e mureve të arterieve nga valët e gjakut që shtyn zemra gjatë tkurrjeve të saj dhe që ndihet si rrahje e njëtrajtshme me shumë në kyçin e dorës, në tëmtha etj.; vend në kyçin e dorës ku ndihen këto rrahje; numri i këtyre rrahjeve në një minutë. Puls i fortë (i dobët). Të rrahurat e pulsit. I mati pulsin. Ka puls i rreh zemra, i punon zemra. I dëgjoi pulsin. Iu dobësua pulsi. I kapi pulsin. Si i rreh pulsi? Sa e ka pulsin?

2. fig. Ritmi e gjallëria në një punë a veprimtari; ecje e gjallë, me vrull në një fushë të caktuar. Pulsi i rinisë. Pulsi i jetës sonë. Me pulsin e kohës. I ka dhënë puls të ri.

3. fig. Gjendja e mundësitë që ka dikush, dëshirat, synimet a kërkesat e tij, që shërbejnë për të gjykuar për punën e mëtejshme etj. I mat (i shoh) pulsin. Ia kuptoi (ia njohu) pulsin.