pisk
PISK m.
1. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort, komb. I lidhur pisk. E lidhi pisk.
2. Sasi e vogël e diçkaje zakonisht të thërrmuar, aq sa mund të merret me majën e gishtit të madh dhe të treguesit. Një pisk kripë (pipër). Një pisk burnot.
3. fig. Mesi a kulmi i diçkaje. Pisku i dimrit (i verës). Në piskun e vapës. Në pisk të natës. Në piskun e mëngjesit sapo doli drita, që në agim. Në piskun e punës (e korrjeve, e mbjelljeve).
- Për një pisk për pak, për një qime.
PISK ndajf.
1. Në gjendje të vështirë e pa rrugëdalje, në vështirësi të madhe, ngushtë; keq, kur s'ke ç'të bësh. E ka punën pisk. E pa punën pisk. E pa veten pisk. U zu pisk. Do ta kenë pisk. Më zuri pisk, s'kam ç'bëj.
2. Me majën e gishtit të madh dhe të treguesit, duke i bashkuar këta dy gishta e duke e shtrënguar me ta. E kapi pisk e pickoi. Ia zuri dorën pisk.
- Pisk e lakuriq i zhveshur fare. Janë parë me hënë pisk shih te HËN/Ë,~A.